Nga 15 nëntori (e diel) hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete. Policia do të kryejë kontrolle të shtuara në trafik, ndërsa shoferët që nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara me ligj do të përballen me gjobë prej 45 eurosh, në kundërvlerë të denarit.
Detyrimi për pajisje dimërore do të jetë në fuqi deri më 15 mars të vitit 2027, pavarësisht nëse në rrugë ka borë apo akull.
Sipas rregullave, automjetet me peshë deri në 3.500 kilogramë duhet të jenë të pajisura me goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash. Si alternativë, mund të përdoren goma verore me profil prej të paktën 4 milimetrash, por automjeti duhet të ketë edhe zinxhirë dëbore për rrotat lëvizëse.
Ndërkaq, automjetet me të gjitha rrotat aktive (4×4) duhet të kenë goma dimërore me thellësi minimale të profilit prej 6 milimetrash, ose goma verore me profil prej të paktën 4 milimetrash, si dhe zinxhirë dëbore, të cilët duhet të vendosen të paktën në boshtin e pasmë.
Autoritetet u bëjnë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të sigurojnë me kohë pajisjet e nevojshme dimërore dhe të përgatisin automjetet për kushtet e sezonit të ftohtë, me qëllim që të shmangen gjobat dhe të garantohet siguria në trafik.
MARKETING
<!–



