Ne familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë e autobusit në Bullgari, tani që nuk i kemi më të dashurit tanë, kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë. Për këtë qëllim kërkuam që në Kuvend Komisioni anketues të mbajë mbledhje për të drejtat dhe liritë e njeriut. Por, sot morëm përgjigjen se këtë mbledhje edhe pse Kryetari i Komisionit, Halil Snopçe, e kishte thirrur, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka anuluar. Ju kujtojmë se deputetët janë të dërguarit tanë në Kuvend dhe ata duhet të jenë zëri ynë dhe mbrojtësit tanë. Ne kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë, ndërsa vendimet e këtilla i vlerësojmë si tentim për të fshehur të njëjtën. Sot zotëri Xhaferi na rëndoi edhe më shumë dhimbjen dhe e pyesim publikisht, përse i pengon e vërteta, kë dëshiron ta mbrojë ai dhe pse nuk lejon hetim parlamentar?
Data 14.11.2026
Aktuale
- Trajanov: Të kërkojmë nga Beogradi dosjet e UDB-së, përfshirë edhe ato për atentatin ndaj Gligorovit
- Maqedonia pritet të bjerë nën 1 milion banorë
- Çfarë dënimi rrezikojnë 2 mjekët që nuk zbuluan 4 vrasjet në Kumanovë?
- Pezullimi i fluturimeve në SHBA: Një masë e jashtëzakonshme që rikthen kujtimet e 11 Shtatorit
- Asambleja e socialistëve/ Rama cakton Ervin Demon dhe Albana Koçiun bashkëdrejtues politikë të PS në Tiranë
- Buxheti i Maqedonisë për vitin 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi dhe 930 milionë për administratën
- Shasivari: Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!
- 30 vjet marrëdhënie diplomatike, Maqedonia e Veriut dhe Kamboxhia synojnë një kapitull të ri bashkëpunimi



