Qytetarët kanë reaguar se disa supermarkete edhe pse kanë sasi të mjaftueshme të vajit, nuk e ekspozojnë të njëjtin për t’i shërbyer konsumatorët. Ngjashëm ndodh edhe me furnizuesit e vajit për supermarketet, transmeton TV21. Duke komentuar këto dukuri, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bëri të ditur se kjo është në kundërshtim me ligjin dhe se Inspektorati Shtetëror i Tregut nëse konstaton diçka të tillë, do të ndërmarrë masa. “Në rast se vaji ruhet si rezervë, kjo është në kundërshtim me vendimin dhe në kundërshtim me ligjin për mbrojtje të konsumatorëve, dhe sigurisht se Inspektorati Shtetëror i Tregut ka të drejtë…
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 17:30 në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë, policia ka arrestuar 21 vjeçarin S.D. nga fshati Çegran i Gostivarit. Ai është kërkuar me urdhër gjyqësor për vuajtje të dënimit me burg prej një viti, për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Pas arrestimit ai është dërguar menjëherë në burgun e Tetovës, për vuajtje të dënimit.
Me datë 04.04.2022 në ora 14.55, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar LA (55) nga Likova. Ai ka tentuar t’i marrë para nga punonjësja në një bastore sportive në rrugën Boris Kidriç në Kumanovë. L.A. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës, thonë nga MPB. /KlanMacedonia/
Në përputhje me Programin për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2022, Ministria e Ekonomisë shpalli dy thirrje publike për mbështetjen e kompanive vendore që do të zgjasin deri më 6 maj të vitit 2022: Thirrjen publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme Thirrjen publike për subvencionimin e zejtarëve dhe ushtruesve të veprimtarisë zejtare Janë parashikuar 50 milionë denarë për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme ose rreth 800 mijë euro dhe 6 milionë denarë për mbështetjen e zejtarëve ose 98 mijë euro. Për…
Unioni i shkollave të mesme është kundër heqjes së maskave në shkolla pasi që pandemia ende është e pranishme në vend. Poashtu kërkojnë që nxënësit të kenë transportin publik falas. Këtë e deklaruan sot nga Unioni i nxënësve para Ministrisë së Arsimit. Në pyetjen se çfarë qëndrimi kanë për grevën e ShASHKU-t, ata thanë që nuk deshirojnë të komentojnë vendimet që i marrin profesorët, por sërish në këtë aspekt do të humbasin nxënësit, informon KlanMacedonia.
Një punëtor ka arritur që për tre vite e gjysmë të mos shkoj në punë, duke qëndru në pushim mjekësor dhe duke iu fshehur Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, raporton Sitel. Fondi e ka zbuluar aksidentalisht këtë rast të abuzimit me sistemin, që më pas është verifikuar. Pas verifikimit dhe kontrolleve ësht konstatuar se personi është i aftë për punë dhe se kishte abuzuar me pushimin mjekësor, që sipas ligjit mund të shfrytëzohet për një periudhë të shkurtër mujore, përcjell INA. Ky është një nga rastet e shumta të abuzimit, veçanërisht gjatë një pandemie. Para disa ditësh në Mal të Zi u…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 05.04.2022 (e martë), do të shqyrtojë mbledhjen e rregullt të 36-të, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. Sipas rendit të propozuar të ditës, mes tjerash, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet Informacioni për miratimin e Propozim – Protokollit për pranimin, strehimin dhe akomodimin, si dhe rregullimin e statusit të personave nga Ukraina që do të vijnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe pasojë e veprimtarive ushtarake dhe persona të…
Biznesmeni dhe ish-kryetari i Shkupit, Trifun Kostovski në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5 mbrëmë theksoi se ka refuzuar të regjistrohet sepse nuk e përkrah qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së dhe shtoi se është i gatshëm të paguajë gjobë, përcjell INA. “Regjistrimi u fut në fuqi, duke debatuar me dëshirat e subjekteve të caktuara politike. Objektivisht, statistika është shkencë dhe i shërben zhvillimit ekonomik. Ajo që ndodhi në vendin tonë kishte një shenjë etnike. Të kënaqur janë vetëm LSDM dhe BDI. Unë nuk e mbështeta atë dhe për këtë arsye nuk u regjistrova. Unë thjesht kërkoj një konsensus mes…
Zv Kryeministri Fatmir Bytyqi ka siguruar qytetarët se rezerva ushqimore në vend ka dhe se qeveria po bën përpjekjet maksimale për të evituar keqpërdorimet në treg nga siç tha ai kompani të papërgjegjshme të cilat mundohen të përfitojnë nga kriza. Bytyqi potencon se inspktorët vazhdojnë të përcjellin situatën në teren. “Mendoj se shteti ka ndërmmar të gjitha mekanizmat ku mund të ndërhyj. Për fat të keq ne cdo gjë që ndërrmarim e bëjm për të lehtësuar dhe përmirsuar gjendjen por nga ana tjeter ka ndërmmarje të papërgjegjshme. Nëse kanë mall në rezerva dhe nuk lëshojnë në qarkullim ne do…
Imigrimet e mëdha të familjeve kërçovare në mërgim kanë bërë që numri i popullatës të zvogëlohet. Por edhe përkundër kësaj kërçovarët shumë pak iu besojnë rezultateve të regjistrimit. Sipas disa banorëve kjo është Marrëveshje politike, shkruan Alsat. “Po ata janë njerëzit, kanë shkuar edhe në migrim, këta janë. Nuk është normale por nuk e di çka është puna, le të merren politikanët që i kemi votuar”, tha një qytetar. “Ikën në mërgim të rinjtë, pleqtë si mua mbetën këtu, nuk i pranon askush. Ato që mundin ikin, ne pleqtë çka të bëjmë që mbetëm këtu. A do iknit edhe Ju?…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme në ora 13:00, në bulevardin “Nënë Tereza” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për kërkim në SPB Shkup kanë arrestuar A.N (68) nga Shkupi. Sipas njoftimit të policisë ai kërkohej me urdhërarrest për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 1 vit e 7 muaj në IEVP Burgu Shkup, për vepër penale nga neni 247 i Kodit Penal, për të cilin ishte dënuar me 4 vjet e dy muaj. . “Personi do të dërgohet në IEVP për të përfunduar dënimin”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Zëdhënësja e LSDM-së, Marija Miteva në konferencë për shtyp u shpreh pasojat që dalin nga bisediemt mes Maqedonisë dhe Bullgarisë janë rezultat i politikave katastrofale të qeverisë. “Edhe një herë Bullgaria ka një arsye shtesë për të shpallur sukses, ndërsa qeveria e Maqedonisë ka arsye më shumë për heshtje. Edhe një herë u vërtetua për se për politikat e dëmshme, opinioni i Maqedonisë merr vesh nga komunikatat në bullgare”, tha Miteva. Ajo shtoi se i ashtuquajturi sukses është edhe një humbje për historinë e Maqedonisë, identitetin maqedonas. “Kovaçevski hesht, ndërsa pala bullgare korën sukses në bisedimet në komisionin historik. Atmosfera…

