Author: Hamdi Kumanova

“Kemi aktivitete serioze në pjesën e lidhjes së infrastrukturës rrugore me Bullgarinë dhe deri në mes të vitit 2023 do të kemi lidhje rrugore pjesërisht të zgjeruar dhe tërësisht të rindërtuar. Në pranverë fillon ndërtimi i dy pjesëve të para të lidhjes hekurudhore në vlerë të investimit prej rreth 200 milion euro, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të dakordohet takim plotësues për shqyrtim të mundësive për lidhje me aeroplan ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, që do të jetë me kosto efektive edhe për aviotransportuesin, por edhe për qytetarët”. Kështu thotë në intervistë për BNT ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj…

Lexo më Shumë

Në fillim të këtij viti, përkatësisht gjatë këtij muaji, në rajonin e gjerë të Tetovës janë regjistruar 9 aksidente trafiku, në të cilat kanë marrë pjesë drejtpërdrejt këmbësorët. Në këto aksidente 6 persona kanë marrë lëndime të rënda dhe 7 lëndime trupore. Vitin e kaluar, në këto lloje të aksidentve, në këtë zonë kanë humbur jetën 3 persona, 9 kanë përfunduar me lëndime të rënda, ndërsa 53 persona janë konstatuar me lëndime trupore. Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës edhe një herë apelon te vozitësit që rregullisht të zvogëlojnë shpejtësinë para shkollave, institucioneve publike dhe vendkalimeve për këmbësorë dhe…

Lexo më Shumë

Pesëdhjetë vjeçari K.B. nga Çegrane i Gostivarit dje (25-janar) në ora 18.00 në SPB Tetovë ka raportuar se para një lokali në fshat për shkak të marrëdhënieve të papastra pronësore-juridike, ka qenë i sulmuar fizikisht nga vëllai i tij A.B. (53) Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, njoftuan nga Policia e Gostivarit.

Lexo më Shumë

Kryeministri bullgar Kiril Petkov të premten do të raportojë para deputetëve në Kuvendin e Bullgarisë për rezultatet nga vizita e tij në Shkup, javën e kaluar, si dhe nga takimi i qeverive të dy vendeve që u mbajt dje në Sofje. Siç transmeton BGNES, referimi i Petkovit do të mbahet me kërkesë të partisë më të madhe opozitare Qytetarë për zhvillim evropian të Bullgarisë (GERB), partia e ish-kryeministrit bullgar Bojko Borisov, ndërsa tema do të jetë pika e parë e mbledhjes plenare të Kuvendit.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (25.01.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 131 sanksione, prej të cilave gjashtëmbëdhjetë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, nëntë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për automjete gjendje jo të rregullt teknike. Poashtu janë shqiptuar edhe dy sanksione për shoferë fillestarë, dhjetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tri gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë dhe shtatë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe). Kontrollimet e…

Lexo më Shumë

Më datën 25.01.2022 në ora 17:00 në rr.”Bllagoj Gjorev” në Veles nga ana e nëpunësve policorë të SPB Veles nga liria është privuar A.L. (33) nga Velesi. Ai dyshohet se rreth orës 16:50 minuta ka kryer “vjedhje të rëndë” nga automjeti “toyota corolla”, me targa regjistrimi të Velesit. A.L. është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat.

Lexo më Shumë

Mikrobiologu Nikolla Panovski për “Nova Makedonija” tha se sa më shumë raste të reja të kemi me coronaviurus, aq më shumë do të jetë numri i të shtruarve në spitale, ndërsa me këtë edhe numri i të personave të vdekur. Ai tha se në shtatori të vitit të kaluar kishte nga 2,400 të infektuara, ka pasur deri në 50 të vdekur në ditë. “Omicron të ishte vdekjeprurës si delta, në këtë numër të të infektuarve do të kishim deri në 70 viktima në ditë. Omicron e ka ulur përqindjen e vdekjeve, por përsëri numri i viktimave në baza ditore nuk…

Lexo më Shumë

Raporti i fundit i “Global Firepower” tregon se Ushtria e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 134, nga gjithsej 140 shtete të botës. Indeksi i “Global Firepower” (uebfaqe e statistikave) i radhit ushtritë e 140 vendeve të botës çdo vit. Ndërsa edhe në rezultatet e vitit 2022, të cilat bazohen në shumë faktor lidhur me mbrojtjen dhe ofensivën e ushtrive, Ushtria e RMV-së është në dhjetë ushtritë më të dobëta në botë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas të dhënave, Serbia ka ushtrinë më të fuqishme nga vendet e ish-Jugosllavisë, si një vit më parë, dhe është para Kroacisë për nga…

Lexo më Shumë

Polonia mbështet pa kushte integrimin evropian të Maqedonisë. Nga këndvështrimi ynë, këto negociata të anëtarësimit duhet të fillojnë menjëherë. Negociatat e anëtarësimit do të ofrojnë një hap më të mirë drejt stabilizimit të Ballkanit Perëndimor dhe një të ardhme më të mirë. Kështu deklaroi ambasadori i Republikës së Polonisë, Wojciech Ticzynski gjatë vizitës së tij në Kavadar. “E di që largimi i të rinjve është problem në Maqedoninë e Veriut, dhe deri para disa kohësh ishte në Poloni. Për të adresuar këtë problem, duhet të krijohen kushte më të mira mësimi dhe pune për të rinjtë. Për të qëndruar në…

Lexo më Shumë

“Marrëveshja me Republikën e Bullgarisë paraqet gabim, sepse nuk ka reciprocitet. Puna më e rëndëdsihme dhe e vetme që ne e kërkojmë si Republikë e Maqedonisë është të ketë reciprocitet. Nëse Bullgaria kërkon që bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës përse atëherë maqedonasit të mos jenë pjesë e Kushtetutës së tyre”, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Vllado Misajllovski në paraqitjen e djeshme në emisionin “Flej nëse mundesh” në televizionin Alfa. Misajllovski shtoi se çështja e pakicës maqedonase në shtet të tyre u bë enigmë, por realiteti është tjetër. Në Bullgari ka pakicë maqedonase dhe nuk duhet të turpërohemi nga kjo. Misajllovski…

Lexo më Shumë

Pas hetimeve të Prokurorit publik Prokuroria themelore publike për krim të organiyuar sot deri te Gjykata penale në Shkup paditi tre persona. Sipas deklaratës përshkruese i akuzuari i parë ka bërë dy vepra penale në mënyrë të vazhdueshme – tregti me fëmijë, e akuzaura e dytë ka vazhduar me procedurën për tregëtinë me fëmijë ndërsa i akuzuari i tretë ka vazhduar me tregtinë dhe më fëmijë dhe e ka dhunuar. Në periudhë kohore prej katër vitesh, i pandehuri i parë, duke shfrytëzuar të njëjtat të njëjtat mundësi, ka kryer marrëdhënie seksuale të përditshme me vajzën e tij të mitur në…

Lexo më Shumë