Disa lokacione në Kumanovë sot do të jenë përkohësisht pa ujë për shkak të defekteve apo ndërhyrjeve të ekipeve kompetente.
Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave, pa ujë gjatë ditës do të jetë rruga “Fetka Naskova” nr. 32 dhe ndërtesat përreth për shkak të ndërrimit të rrjetit të ujësjellësit në një ndërtesë banimi.
Për shkak të defektit në rrjetin e ujësjellësit, pa ujë do të jetë rruga “120” në vendbanimin Karposh, si dhe shkolla e mesme Pero Nakov.
Vendi i Potok Serava do të jetë pa ujë për shkak të kyçjes në rrjetin e ujësjellësit.
Në rrugën “Tode Mendol” nr. 116 do të zhvendoset një bosht ujëmatës, ndërsa në m.v. “Romanovski pat” do të bëhet nivelizimi i terenit dhe largimi i dheut të tepërt nga gërmimi.



