Author: Hamdi Kumanova

Më 14 prill, Sindikata e Postës së Maqedonisë dhe Organizatës Sindikale SH.A. Posta do të hyjnë në grevë nëse në ndërkohë nuk plotësohen kushtet e parapara për rritje të menjëhershme të pagave neto të punëtorëve në shumë prej 3.000 denarë. Këtë vendim, siç njoftuan ata, e kanë marrë muajin e kaluar, si rezultat i dialogut të pasuksesshëm trepalësh në mes të Bordit të Drejtorëve të Maqedonisë, Qeverisë dhe Sindikatave të Postës së Maqedonisë së Veriut. “Arsyet e fillimit të grevës së përgjithshme i referohen shqetësimit të mbi 2.200 punonjësve për të ardhmen e kompanisë dhe pasigurisë së mbajtjes së vendeve…

Lexo më Shumë

“Në këtë tabelë në të cilën shkruan “Opstina Gazi Baba”, së shpejti emri i komunës do të duhet të jetë edhe në gjuhën shqipe, pasi shqiptarët në komunën në fjalë janë mbi 20 % sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit i popullsisë. Që në mëngjes tentuam të kontaktojmë me kryetarin e Gazi Babës për të diskutuar për këtë dhe për të kuptuar se kur duhet të nisë zbatimi i Ligjit të Gjuhëve. Edhe pse i njëjti tha se ishte i gatshëm të flasë për këtë çështje, por më pas nuk përgjigjej në telefon edhe pse tentuam dhjetëra herë”. Zbatimi…

Lexo më Shumë

“Sot pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të jem nikoqir i zëvendësambasadorit të Zvicrës, Lucien Aegerter, si dhe i përfaqësuesve nga programi IME për rritjen e punësueshmërisë në vend, Tanja Georgievska dhe Zoran Todorovski” u shpreh drejtori i Kodrës së Diellit Adem Avziu informon Tetovasot. Në takim u diskutua për projektet e mundshme të ardhshme për zhvillimin e turizmit aktiv, të financuara nga fondet zvicerane dhe për prioritetet e Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit”, së bashku me hotelet “Sllavija” dhe “Kodra e Diellit”, si dhe mundësitë për rrjetëzim dhe krijim të partneritetit ndërmjet të gjitha palëve të interesuara në…

Lexo më Shumë

Çmimet e automjeteve të përdorura në vend janë rritur nga 20 deri në 30 për qind. Edhe pse kohët e fundit kërkesa për makina të importuara është ulur ndjeshëm, tregtarët janë të detyruar t’i shesin automjetet e përdorura më shtrenjte për shkak të rritjes së çmimeve jashtë vendit, si dhe tarifave të larta ndaj shtetit. “Rritje më e madhe e çmimit në tregun europian ndodhi nëntorin e kaluar dhe kjo u reflektua në automjetet e përdorura që shiten në vendin tonë. Momenti i dytë është rritja e zërit të CO2 në vendin tonë, pra në importin e automjeteve ka rritje…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,50% në raport me vendimin e datës 1.4.2022. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,50 denarë/litër kështu që çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPERIT BS-95 do të jetë 81,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 do të jetë 83,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) do të ulet për…

Lexo më Shumë

Këshilli i Gjyqtarëve sot në rastin “Parcelat në Vodno” pranoi kërkesën e prokurores Lile Stefanova për konfiskimin e pronës të kompanisë “SSI investment”, në të cilën ndodhen tre banesa në emër të Nikolla Gruevskit në “Panorama Rezidenc”. Bëhet fjalë për banesë 155 metra katrorë, apartamenti i dytë 199 metra katrorë dhe i treti për 200 metra katrorë për vlerën 660.000 euro. Masa e përkohshme për ngrirjen e pronës do të vazhdojë në marrjen e vendimit të gjykimit për rastin “Parcelat në Vodno”, ndërsa fjalët përfundimtare të këtij procesi do të jenë në fillim janë caktuar më 12 prill, pas së…

Lexo më Shumë

Sot në Bashkinë e Shkupit u mbajt debat publik për realizimin e projektit për efikasitetin energjetik, të cilin e hapi kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danela Arsovska, në prani të përfaqësuesve nga Ministria e Financave, sektori për mjedisin jetësor të Qytetit të Shkupit, këshilltarët në Këshillin e Bashkisë të Shkupit, ekspertët dhe anëtarët e Eko Këshilli i Bashkisë dhe qytetarë të interesuar, në kuadër të së cilës u prezantua nevoja për projekte për efikasitet energjetik dhe vendosjen e sistemeve fotovoltaike në objektet nën kompetenca të Bashkisë së Shkupit. “Janë të mëdha përfitimet nga tranzicioni drejt objekteve me efikasitet energjetik, ndërsa…

Lexo më Shumë

Nën slloganin “Jo kursimeve nga shëndeti i njeriut”, sot në Shkup u mbajt protestë qytetare me iniciativën e 14 shoqatave anëtare të Platformës HIV, Shoqatës ESE dhe Iniciativës së Grave nga Shuto Orizare, ku shoqatat shprehën pakënaqësi për qëndrimin e Qeverisë ndaj shëndetit, transmeton Portalb.mk. Nga organizata Hera thonë se Ministria e Shëndetësisë ka shkurtuar buxhetin për sistemin e mbrojtjes së HIV-it deri në 40%, gjë që rrezikon drejtpërdrejt shëndetin e njerëzve dhe mund të intensifikojë epideminë e HIV-it. “Kjo nënkupton përjashtimin e disa mijëra qytetarëve dhe familjeve të tyre nga sistemi shëndetësor dhe social, shtimin e epidemisë së HIV-it, humbjen e jetëve…

Lexo më Shumë

Sot (04.04.2022) në ora 13.30 në bulevardin “Nënë Tereza” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për kërkim në SPB Shkup kanë arrestuar AN (68) nga Shkupi. Ai kërkohej me urdhër arrest qendror për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 1 vit e 7 muaj në IEVP Burgu Shkup, për vepër penale nga neni 247 i Kodit Penal, për të cilin ishte dënuar me 4 vjet e dy muaj. . Personi do të dërgohet në IEVP për të përfunduar dënimin thonë nga MPB, transmeton KlanMacedonia.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.024 testime janë regjistruar 41 raste të reja me COVID-19. Prej rasteve të reja 31 janë në Shkup, Kavadar 4, Negotinë 2, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Shtip 1, ndërsa nga 41 rastet e reja, 10 prej tyre janë ri infektime. Po ashtu ka pasur edhe 457 pacientë të shëruar dhe tre të tjerë kanë humbur jetën. Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 306.711 raste të reja, ndërsa prej tyre 295.914 janë shëruar dhe 9.231 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është…

Lexo më Shumë

NATO është grup prej 30 vendeve sovrane, të pavarura, të cilat ndajnë ideale të përbashkëta për mbrojtjen e qytetarëve të vet, respektimin e fqinjëve të tyre dhe garantimin e ardhmërisë më të sigurtë, më stabile për tërë Evropën. Përkushtimi i Maqedonisë së Veriut ndaj këtyre parimeve është padyshim i fuqishëm. Ndërsa me Maqedoninë e Veriut, aleanca vetëm u përforcua, deklaroi ambasadorja amerikane, Kejt Meri Bërnz, në shënimin e Ditës së NATO-s – 4 Prilli, ngjarje në organizim të Këshillit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, e në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Qendrën edukative M6 dhe NATO sektorin për diplomaci publike…

Lexo më Shumë

ANGEL DIMITROVI TË PREMTEN OPTIMIST, SOT: “KA RËNË ENTUZIAZMI” Bashkëkryesuesi i Komisionit historik bullgar-maqedonas, Angel Dimitrov, të premten në Shkup ka vlerësuar se ka “hapa të vegjël përpara” në kërkimin e bazës së përbashkët për figura dhe ngjarje nga e kaluara për të cilët edhe Bullgaria, edhe Maqedonia e Veriut pohojnë se janë pjesë e historisë kombëtare. Sot në intervistë për televizionin bullgar BGNES thotë se takimi i fundit në fakt “e ka shuar entuziazmin”, duke shtuar se është diskutuar edhe për Kryepeshkopatën e Ohrit, paraardhëse historike e Kishës Ortodokse Maqedonase, që në Sofje interpretohet krejtësisht ndryshe. Temë e re…

Lexo më Shumë