Çairi dhe Ferizaji me projekt të përbashkët, panele fotovoltaike në 6 shkolla dhe 2 çerdhe Çairi dhe Ferizaji sot hapën një kapitull të ri historik të bashkëpunimit. Bashkë me kryetarin e Komunës së Ferizajit Agim Aliun shënuam fillimin e inplementimit të projektit EkoKid, pjesë e Programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut, IPA fondet e Bashkimit Evropian. Kështu Çairi dhe Ferizaji përforcojnë mekanizmat ndërkufitar për të implementuar strategjitë e BE-së për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Projekti përfshin vendosjen e paneleve fotovoltaike si dhe zëvendësimin e poçeve të vjetra me poçe efeciente në 3 shkolla fillore komunale të Çairit…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut për TV21 ka bërë të ditur se në Stamboll nuk ka asnjë shtetas i Maqedonisë së Veriut që gjendet në rrezik si pasojë e motit të ligë. “Ju bëjmë me dije se Ministria e Punëve të Jashtme po e ndjek me kujdes situatën lidhur me motin e keq në Republikën e Turqisë, përmes Ambasadës në kryeqytetin turk, Ankara, si dhe Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll. Sipas informacioneve të deritanishme të marra nga përfaqësitë tona diplomatike e konsullore, nuk është regjistruar asnjë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut i rrezikuar në…
Korsia “hit” e bicikletave e cila “prezantoj” punën joprofesionale të ish udhëheqësisë së Komunës së Tetovës në faqet më të mëdha të humorit në botë, tanimë gjendet në duart e Prokurorisë! Komuna e Tetovës deri në Prokurorinë Themelore në Tetovë ka dërguar kallëzim penal kundër ish kryetares së Komunës së Tetovës për keqpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë lansimit të “korsive të biçikletave” e cila lëndë është pranuar në Prokurorinë Themelore në Tetovë ku është në shqyrtim e sipër nga ana e Prokurorit! Njashtu kryetari aktual Bilall Kasami ka dërguar fletparaqitje penale deri tek ish kryetarja e kaluar e komunës së…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e ka hapur konkursin për tre çmime për gazetarë, çmimi për vepër jetësore “Krste Petkov Misirkov”, dhe çmimi për gazetari hulumtuese “Jashar Erebara” si dhe për raportimin më të mirë gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale për gazetarët nga brenda Maqedonisë së Veriut, raporton Portalb.mk. 1. Për çmimin për vepër jetësore kandidatët mund të paraqiten me vetiniciativë ose të propozohen nga tre gazetarë. Në aplikimin, përveç të dhënave personale të kandidatit, duhet të dërgohet edhe një përshkrim i shkurtër për arritjet e tij të posaçme që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë e Maqedonisë së Veriut.…
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë-Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar zbardhi tri vjedhje të rënda, të cilat nga data 07.01. deri më datën 12.01.2022 janë kryer në objekt gastronomik në Gostivar dhe në dy objekte gastronomike në afërsi të këtij objekti, kurse E.P. (35) dhe A.M. (18) të dy nga Gostivari janë dyshuar se janë kryerës të këtyre veprave. Ata me përdorimin e forcës kanë hyrë në objektet dhe kanë marrë më shumë sende dhe të holla. Sendet të cilat janë marrë janë gjetur dhe më datën 24.01.2022 u janë kthyer pronarëve, personat janë privuar nga liria, kurse pas…
Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski sot në Kuvend tha se presin përkrahje nga të gjitha partitë politike për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë, me qëllim fshirjen e dispozitave para zgjedhjeve të formohet një qeveri kalimtare e ashtuquajtur “Qeveri e Përzhinos”. Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, dje në Kuvend i ka dorëzuar propozim-ndryshimet për këtë ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nga sa kam dëgjuar publikisht, të gjitha partitë politike pajtohen me propozimin tonë, përkatësisht mendojnë se koha e të ashtuquajturës qeveri teknike e përzhinos. Pres që gjatë seancës së nesërme propozimi ynë të futet në rendin e ditës të…
Mos fillimi me punë i deponisë rajonale Rusino, ka shtuar kokëdhimbjet e komunave rurale të Pollogut, në sferën e menaxhimit me mbeturinat. Në shumicën e komunave rurale në Pollog, mbeturinat nuk merren në kohë, shkruan Alsat. “Gjitha komunat e rajonit të Pollogut, ballafaqohen më vështirësi në drejtim të menaxhimit të mbetjeve, sepse Rusinoja ende nuk është në funksion, me çka banorët e Gostivarit dhe kryetari i Gostivarit kanë vënë ndalesa për komunat tjera që duhet ti çojnë mbetjet në Rusino. Do shohim mundësinë që të njëjtat të transportohen në Rusino, në të kundërtën, për një apo dy javë, banorët e…
PROKURORIA NUK ZBULON DETAJE, PROKURORËT ANALIZOJNË RAPORTIN U bënë 11 ditë që kur është dërguar raporti i ekspertëve gjerman për spitalin modular në Tetovë, ndërsa prokuroria Publike Themelore ende nuk ka dalë me detaje për të treguar se çfarë përmaban raporti dhe cilat janë shkaqet për zjarrin ku humbën jetën 14 persona raporton KlanM.Nga PPTH thonë se prokurorët po e analizojnë raportin ndërsa ende nuk mund të ndajnë detaje me qytetarët. Raporti i tyre prej shtatë faqeve në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë ka arritur më 14 janar, por duke qenë se ishte në gjuhën gjermane, deri më tani është pritur…
Nëpunës policorë të SPB Tetovë sot (25 janar) nga ora ora 07 deri më ora 10, realizuan kontrollim aksional për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet jashtë vendeve të banimit, para së gjithash të autobusëve, furgonëve dhe automjeteve të rënda të transportit. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe ligjërisht janë sanksionuar gjithsej 19 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar (TE-15 dhe GV-5). Të gjithë shoferëve të ciltë kanë shkelurr rregullat u janë lëshuar parashkresa adekuate, kurse poashtu është sanksionuar edhe një kundërvajtje tjetër e trafikut (GV).
Sot (25.01.2022) nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria O.S. (50) nga Shkupi. Për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhërarrest qendror me të cilën është kërkuar për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg prej një viti e shtatë muajve. O.S. do të dërgohet në institucion nëdshkues-përmirësues për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg.
Sot, Transparency International ka konfirmuar edhe zyrtarisht atë që Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar në vazhdimësi. Regjimi aktual është një nga më të korruptuarit në botë dhe në vlerësimin e këtij viti radhitet në grupin e vendeve si Tanzania, Suriname, Maroko, Guyana, Etiopia, Kolumbia dhe të tjera. Për të qenë ironia edhe më e madhe, vende të cilat deri dje janë llogaritur si më të korruptuara, sot janë në pozicione shumë më të mira se vendi jonë, ndërsa larg Maqedonisë së Veriut janë edhe vendet diktatoriale si Kuba. Kjo situatë ka vetëm një fajtor, regjimin hibrid që ka kapur gjyqësorin…
Gjatë ditës së djeshme (24.01.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 101 shoferë, prej tyre katër automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse dy automjete me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion…

