Kryeministri Dimitar Kovaçevski pohon se gjuha dhe identiteti i popullit maqedonas s’do jetë temë e bisedimeve. Fajësoi opozitën se si zakonisht po kritikon të gjitha marrëveshjet strategjike. Kovaçevski ka thënë se optimizmi i tij dhe kolegut të tij bullgar Petkov ka të bëjë me përparimet e grupeve të punës që kanë formuar qeveritë e dy shtetet, për të cilat siç thotë ka rezultate. Takimi i rradhës i komisionit të historianëve është caktuar në 12 dhe 13 maj në Sofje.
Author: Hamdi Kumanova
Shoqata humanitare “Agimi i bamirësisë” në Tetovë, edhe këtë vit po bënë shpërndarjen e iftareve për studentët, shkruan Pa Censurë. Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook në faqen zyrtare të kësaj shoqate. Ata kanë shkruar se rruga drejt dijes është më e vështira po edhe më e bukura, andaj jemi zotuar se studentin do ta ndihmojmë në çdo kohë e në çdo vend. Kjo shoqatë synon që të shpërndajnë çdo ditë nga 1000 iftare dhe ftojnë me zemër të gjithë studentët e universiteteve të Tetovës që të marrin iftare aty, për çdo ditë…
Dy të punësuar në Agjencinë Shtetërore për Siguri Kombëtare të Bullgarisë kanë punuar që Maqedonia të mos ketë ardhmëri evropiane, pohoi kryeministri bullgar Kiril Petkov në një intervistë për BTV, duke u shprehur i kënaqur që agjencia është marrë me këtë problem dhe që këta persona nuk do të punojnë më mbi këtë çështje. “Personat që ishin përfshirë në këtë skandal… bëhet fjalë për interesa ruse që kanë punuar në një drejtim specifik, e ai është që Ballkani Perëndimor të mos ketë ardhmëri evropiane dhe marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të mos jenë aq miqësore,…
“Autizmi nuk është zgjedhje prandaj duhet një zgjidhje” është motoja e sivjetshme në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit – karavani i aktiviteteve filloi me konferencën që u mbajt në Universitetin e Tetovës në bashkëpunim me Universitetin ‘Kirili dhe Metodij’ në Shkup ku si qëllim ishte inkluzioni e fëmijëve në spektrin e autizmit. Me ligjet e reja në Maqedoninë e Veriut, kemi arsimim inkluziv ku të gjithë fëmijët pavarësisht vështirësive duhet të kyçen në sistemin arsimor, por si vështirësi e vetme mund të themi se është adaptimi në kushtet e shkollës, kështu shprehet Blerta Qamili – Defektologe. “Zakonisht fëmijët me…
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 300 raste të reja Covid-19, nga 3.000 testime të bëra, përcjell TV21. Ka vdekur 1 pacient, janë regjistruar 197 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 306.474, numri i të shëruarve është 295.434, numri i të vdekurve është 9.227 dhe numri i rasteve aktive është 1.813.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka drejtuar një sërë akuzash drejt ish kryetares së komunës së Tetovës nga radhët e BDI-së, Teuta Arifi. Sela thotë se Bashkimi Evropian duhet të refuzojë propozimin e Qeverisë sonë për emërimin e Teuta Arifit si ambasadore në BE. “Teuta Arifi duhet të përgjigjet para gjykatës për privatizimet korruptive me ish ministrin e Karaxhiçit, oligarkun pro rus Daka Davidoviç, për 800 punësimet fiktive, për falimentimin e komunës së Tetovës dhe për vrasjen e 14 qytetarëve në klinikën e Tetovës. Shteti i së drejtës është prioriteti kryesor i…
Nëse pagat e punëtorëve në kopshte dhe shkolla rriten aq sa kërkon Sindikata e Arsimit do të rritet edhe inflacioni në vend, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “360 gradë” në “Alsat”. Qeveria po mendon seriozisht se sa mund të përballojë rritjen e pagave në arsim, por ky vendim duhet të merret me shumë kujdes sepse kriza ka ndryshuar shpenzimet prioritare për këtë vit në nivel qendror. Jo vetëm për punonjësit në arsim, por edhe për punonjësit e tjerë në sektorin publik dhe në administratë, kryeministri garanton se mbështet rritjen e standardit, por tani nuk ka para për rritje të…
Kreu i shteti të RMV-së, Stevo Pendarovski në rrjetin social facebook shkruan për ditën Botërore të autizmit. ”Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, na kujtohet detyrimi ynë për të krijuar kushtet për përfshirje cilësore të personave me zhvillim atipik në shoqëri. Të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë, duke përmirësuar shërbimet dhe duke aplikuar zgjidhje sistematike që do t’u mundësojnë fëmijëve dhe të rriturve me zhvillim jotipikë të kenë një cilësi më të mirë jetese dhe integrim më të madh në shoqëri. Të fokusohemi në aftësitë në vend të aftësive të kufizuara dhe punoni në rritjen e ndërgjegjësimit…
Peter Marki-Zay, kandidati i opozitës së bashkuar, që po e sfidon kryeministrin hungarez, Viktor Orban, në zgjedhjet e përgjithshme të 3 prillit, ka paralajmëruar për përkeqësimin e izolimit nën modelin “joliberal” të Orbanit. Ai e cilësoi kryeministrin hungarez “tradhtar”, që sipas tij, vë në rrezik hungarezët. Që prej se presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës pesë javë më parë, Marki-Zay sugjeroi se “tradhtia e Orbanit” ndaj interesave të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka sjellë “largim dhe përjashtim ndërkombëtar” dhe mund të çojë në vendosjen e sanksioneve ndaj Hungarisë. “Unë vazhdoj të them se ne…
Elektranat shtetërore arsyetohen për parregullsitë e konstatuara në raportin e Revizionit Shtetëror. Nga EMV thanë për Alsat se ky është raporti i parë i revizionit pas vitit 2007 dhe pretendimet në të kanë të bëjnë me projekte që zvarriten prej vitesh. Ka pasur edhe projekte nga ndarja e ESM-së së vjetër kur kompania drejtohej nga menaxherë të tjerë. “Bëhet fjalë për gjëra kumulative në një periudhë të gjatë kohore dhe projekte komplekse me implikime juridike dhe ekonomike dhe pengesa teknike që ndërlikojnë dhe ngadalësojnë nivelin e realizimit dhe përfundimit. Të njëjtit, shënohen si projekte të hapura në të gjitha raportet…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se për muajin mars, në krahasim me po të njëjtin muaj vitin e kaluar, janë regjistruar katër herë më pak viktima në trafik, përcjell TV21. MPB sot ka nisur edhe fushatë të re për siguri të këmbësorëve. “Viti i kaluar 2021 ishte viti me numrin më të vogël të viktimave në trafik në 15 vjetët e fundit, kurse të dhënat e tre mujorit të parë të vitit 2022 tregojnë se edhe këtë vit vazhdon trendi i zvogëlimit të numrit të viktimave në aksidente trafiku. Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Republikan për Siguri…
Zv. ministri i Arsimit Lulzim Aliu tha për “Alsat” se do të vazhdojnë bisedimet me Sindikatën e Arsimit dhe Shkencës, lidhur me kërkesën për pagat, pavarësisht se mësimdhënësit kanë caktuar datën 11 prill për grevë. Ai kërkon mirëkuptim nga mësimdhënësit “Të jeni të bindur se edhe ne si ministri jemi në interes të mësimdhënësve, jemi edhe ne për të motivuar, për ti mbështetur ato dhe sigurisht që mirëqenia e tyre do ti motivonte edhe ato për të dhënë maksimumin e tyre brenda procesit të mësimdhënies meqë nga një mësues i kënaqur sigurisht që rezultati do të ishte shumë më i…

