Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë të premten ka reaguar lidhur me rezultatet e regjistrimit të popullsisë c duke kontestuar numrin e popullsisë bullgare. Sipas rezultateve të Entit të Statistikës, në Maqedoninë e Veriut jetojnë 3,504 bullgarë. “Si është e mundur që të ketë një dallim të madh mes atyre që janë deklaruar si bullgarë (3,504) dhe numrit prej mbi 100.000 shtetasve maqedonas, të cilët janë të pajisur me shtetësi bullgare. Objekt i analizës serioze është fakti se 7.2% e qytetarëve të shtetit fqinj nuk janë të numëruar aktivisht. Sipas informacioneve, të dhënat për ta janë mbledhur nga një…
Author: Hamdi Kumanova
Policia dje ka vazhduar me kontrollet e në trafik në qytetin e Shkupit me çka janë gjobitur 201 shoferë. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 201 masa, nga të cilat 56 masa për tejkalim të shpejtësisë, nëntë masa për drejtim automjetit pa patentë shofer, 34 sanksione për mosdhënie të përparësisë së këmbësorëve. Nëntë masa për përdorimin e celularit, tre masa për drejtim automjetit nën ndikimin e alkoolit, katër masa për shofer fillestar, tre për automjete të paregjistruara, 50 për parkim të paligjshëm…”, njoftojnë nga MPB. Nga atje thonë se do të vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara edhe…
Të dhënat e regjistrimit konfirmuan mungesën alarmante të punëtorëve në tregun e punës. Ajo që biznesmenët kanë paralajmëruar prej vitesh duket se së shpejti do të bëhet realitet. ProfesorI Gadaf Rexhepi në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat përmendi se në vitet e ardhshme vetëm në mënyrë natyrale në vend do të mungojnë më shumë se 30 mijë persona të aftë për punë. Hendeku do të zgjerohej kur këtu të shtohen edhe qytetarët që vendosin të largohen nga Maqedonia. Shteti duhet të marrë diçka serioze për të mbajtur të rinjtë në vend, apelojnë sërish nga shoqatat e biznesit. Me kalimin…
“Ti përfaqëson drejtoreshën, t’i sqarojmë disa gjëra. Unë përfaqësoj shkollën kur drejtoresha është në pushim vjetor. Shkollën përfaqëson? Jo shkollën nuk mund ta përfaqësosh, ja kush e përfaqëson shkollën.” Kështu nisi debati mes profesorëve dhe sekretares së shkollës të mjekësisë “Pançe Karagjozov”. Profesorët ankohen se pas ardhjes së drejtoreshës aktuale disa gjëra kanë ndryshuar dhe ato ndjehen të margjinalizuar. Profesorët theksojnë se injorohen në çdo aspekt duke u lënë anash edhe në procesin e organizimit arsimor. Sipas profesorit Sherif Selimit ata kërkojnë transparencë dhe të përfillen ashtu siç duhet. “Ne këtu nuk jemi 5%, 10% por ne jemi më shumë…
Prokurori i lëndës nga Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke vepruar rreth një denoncimi të parashtruar nga SPB Shtip mori urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër katër personave, tre nga të cilët shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope” sipas nenit 215 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi penal, kumtoi Prokuroria publike. “Tre të dyshuarit të arrestuar janë nxjerrë para gjykatësit në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Publike…
Në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski ende nuk kanë arritur propozimet për ambasadorët e rinj që kaluan në qeveri. Sipas informacioneve, ish-kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi do të emërohet për ambasadore në BE, ndërsa drejtori aktual i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski në Francë, ndërsa ambasador në SHBA do të jetë Zoran Popov, sekretar shtetëror në MPJ. Nga kabineti i Pendarovskit për Kanal 5 u shprehën se përveç propozimit për ambasador të Ljubomir Fërçkovskit në Kombet e Bashkuara, emra të tjerë nuk ka pasur. Për propozimet e reja reaguan edhe OBRM-PDUKM duke i cilësuar këto propozimet si të turpshme…
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë të premten ka reaguar lidhur me rezultatet e regjistrimit të popullsisë c duke kontestuar numrin e popullsisë bullgare. Sipas rezultateve të Entit të Statistikës, në Maqedoninë e Veriut jetojnë 3,504 bullgarë. “Si është e mundur që të ketë një dallim të madh mes atyre që janë deklaruar si bullgarë (3,504) dhe numrit prej mbi 100.000 shtetasve maqedonas, të cilët janë të pajisur me shtetësi bullgare. Objekt i analizës serioze është fakti se 7.2% e qytetarëve të shtetit fqinj nuk janë të numëruar aktivisht. Sipas informacioneve, të dhënat për ta janë mbledhur nga një…
Deputetët e përfunduan debatin e përgjithshëm për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokën bujqësore në lexim të parë. Propozim ligji është dhënë në përpunim të mëtutjeshëm, ndërsa votimi do të caktohet në mënyrë shtesë. Kjo ishte edhe pika e fundit nga seanca e 30-të kuvendore. Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Zdravko Trajkovski, duke folur për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokën bujqësore, tha se toka cilësore nuk duhet të shndërrohet në tokë ndërtimore. Ai thotë se nuk ka asgjë kundër që në mënyrë urbanistike zgjerohen qytetet, por paralajmëron se nuk duhet të vijmë në…
Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski u shpreh shumica e përbërë nga LSDM dhe BDI vazhdon me shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores së kuvendit. “E shohim se si kryetarja e Komisionit për Sistem Politik vazhdon të insistojë se rendi i ditës është miratuar dhe diskutimi është hapur edhe pse jemi dëshmitarë se javën e kaluar kjo nuk ndodhi. Pse? Për arsye se Mirakovska din më mirë se para hapjes së pikës duhet të pyesë formalisht nëse disa nga deputetët ose anëtarët kanë propozim-ndryshime në rend dite, gjë që nuk u bë”, u shpreh ai. Ai tha se një…
Ilire Dauti nga ASH ka folur rreth miratimit të Propozim planit financiar të komisionit regullator për energjetikë. ”Është e padrejte të miratohet Propozim-plani financiar i Komisionit Rregullator për Energjetikë që ka planifikuar rritje të shpenzimeve, në ndërkohë që nuk pranohen kërkesat e mësimdhënësve, policëve, të punësuarve në shëndetësi etj, që pagat e tyre të rriten në mënyrë lineare me rritjen e pagës minimale, tha Ilire Dauti.”/KlanMacedoni/
Presidenti Stevo Pendarovski ka komentuar për deklaratën e djeshme të kryeministrit bullgar Kirill Petkov, që agjentët rus në Bullgari kanë punuar kundër marrëdhënieve të mira në mes Shkupit dhe Sofjes, dhe thotë se duhet t’i besohet sepse bëhet fjalë për kryeministër aktual. “Deklaratën e Petkovit nuk mund ta komentoj sepse bazohet në informacionet të institucioneve bullgare dhe shërbimeve bullgare. Por, sepse bëhet fjalë për kryeministër aktual të Bullgarisë, duhet t’i besohet”, deklaroi Pendarovski për televizionin Tellma. Presidenti Stevo Pendarovski, e sqaroi edhe dëbimin e diplomatëve rus nga vendi, por iu kthye edhe deklaratës së kryeministrit bullgar. “Për ato pesë diplomatë…
Kryetari i Strugës, Ramiz Merko, nuk e respekton vendimin e Gjykatës Themelore të Strugës, me të cilën u urdhërua kthimi i Resul Hanit në vendin e punës, shef i sektorit të urbanizmit në komunë, thotë Hani. Më parë, në vitin 2017, pasi Merko u bë kryetar komune, Hani dhe disa të punësuar tjerë, për të cilët Hani thotë se ishin politikisht të papërshtatshëm për Merkon, i ka ripozicionuar në pozita më të ulëta. Hani thotë ndonëse Merko, fillimisht ka marrë vendim për ta rikthyer si shef, menjëherë pastaj ka marrë një vendim të ri, për ta pezulluar nga puna. Shpjegimi…

