Author: Hamdi Kumanova

Aleanca për Shqiptarët (ASH) konteston rezultatin e regjistrimit. Sipas kësaj partie opozitare rezultati i regjistrimit nuk reflekton gjendjen faktike në terren. Muhedin Brava nga kjo parti në “Rruga drejt” përkujtoi edhe në problemet teknike me të cilat u përball që në fillim procesi i regjistrimit, shkruan Alsat. “Ky numër i cili ka dal nuk reflekton situatën faktike dhe kemi shpreh pa besueshmërinë tonë në rezultatet e numrit etnik të cilat kanë dalë. Ne për të gjitha këto kemi paralajmërua edhe gjatë procesit të regjistrimit se duhet të merren disa masa që të mos ketë njolla të këtilla. Edhe gjatë procesit…

Lexo më Shumë

Suat Usejni: Vetëm Komuna e Çashkës ka të drejtën për të festuarKomuna e Çashkës shtrihet në pjesën qendrore të vendit. Mbulon një sipërfaqe prej 819,45 km2 dhe është një nga tre komunat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut. Është një komunë rurale me pozitë të mirë gjeografike. Komuna ka një tokë të punueshme gjithsej 476 km2 dhe 48.97 km2 kullosa. Komunat fqinje në kufi me komunën janë: në lindje Velesi dhe Gradsko, në veri Zelenikova dhe Studeniçani, në perëndim Makedonski Brod, në jug-perëndim Dolneni, në jug Prilepi dhe në jug-lindje Kavadarci dhe Rosomani. Komuna e Çashkës përfshinë 42 vendbanime.…

Lexo më Shumë

Tërësia është më e madhe se shuma e pjesëve të saj, kështu i komentoi zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi rezultatet e regjistrimit. Sipas tij, “Një shoqëri për të gjithë” është e tëra që e bën vendin tonë, shtëpi për të gjithë. “Ne do t’i shfrytëzojmë këto rezultate të regjistrimit pikërisht për këtë, që të vazhdojmë ta zhvillojmë vendin, për të gjithë ne, të gjithë bashkë… për vendin tonë”, theksoi Bytyqi. Përndryshe, në nivel vendi sipas rezultateve, nga popullsia e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, 54.21% janë deklaruar maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serb…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja konsideron se regjistrimi, rezultatet e të cilit janë prezantuar sot, është jo i plotë për shkak të të dhënave të nxjerra se 7,2 për qind e qytetarëve nuk janë regjistruar, ndërsa të dhënat janë marrë nga baza, pa me këtë rast të definohet përkatësia e tyre etnike. Regjistrimi, konsiderojnë nga partia është dështues, për shkak të numrave alarmante për zhvendosje nga shteti. “VMRO-DPMNE-ja duke konsideruar se ky regjistrim është i pakompletuar obligohet për ndryshimin e pushtetit që të zbatojë regjistrim të pastër elektronik sipas të gjitha standardeve të cilat mund të jenë edhe të kompletuar, të besueshëm dhe të…

Lexo më Shumë

Në regjistrimin e popullsisë në shtator të vitit 2021 në Maqedoninë e Veriut, vetëm 3504 persona janë identifikuan si bullgarë, tha Apostol Simovski, drejtor i Institutit Shtetëror të Statistikave në Maqedoninë e Veriut. Në të njëjtën kohë, vetëm në 15 vitet e fundit, më shumë se 86 000 qytetarë nga Maqedonia e Veriut kanë marrë pasaporta bullgare, sipas të dhënave të Ministrisë bullgare të Drejtësisë. Sipas regjistrimit, në Maqedoninë e Veriut jetojnë 2 097 319 veta – 54% e tyre identifikohen si maqedonas, 30% si shqiptarë, 4% si turq, 2% si romë, 1% si serbë, 1% si boshnjakë dhe 0,5%…

Lexo më Shumë

Deputetja dhe koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti ka reaguar përmes një postimi në faqen e saj në facebook ka shkruar se pagat duhet rritur në formë lineare dhe jo në këtë formë diskrimuese siç po vepron qeveria e Kovaçevskit, përcjell in7 Dauti më tej shton se pasi tani më është votuar ligji për pagën minimale rroga e administratorëve duhet rritur për 18-19% pasi në vend është rritur gjithëçka. Reagimi i plotë Duke ndjekur zhvillimet e fundit lidhur me rritjen e çmimeve për produktet ushqimore, të karburanteve dhe ato të shportës konsumatore, ASH po ndjek me…

Lexo më Shumë

Zëvendësdrejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Ilmi Selami sot njoftoi se shteti kishte miratuar buxhet prej 8,5 milionë eurove për realizimin e procesit të regjistrimit. Ai tha se tashmë janë kthyer 900.000 euro. “Nga buxheti i shtetit na janë miratuar 8.5 milionë euro për 2018, 2019, 2020 2021, pjesa më e madh kanë qenë laptopët, por është një investim që kthehet sot. Gjegjësisht, tashmë është duke u zhvilluar procedura për ndarjen e laptopëve për institucionet që kanë nevojë për to. Shtyrja e regjistrimit në muajin prill nuk ka kushtuar 500 mijë euro, sepse e gjithë makineria e regjistrimit është vënë…

Lexo më Shumë

Sipas analizave fillestare të të dhënave të publikuara nga regjistrimi, Lidhja Demokratike vlerëson se ato nuk pasqyrojnë gjendjen faktike, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në diasporë llogaritet se janë të regjistruar vetëm rreth 10% e maqedonasve, ndërsa në Maqedoni nga popullsia rezidente, kryesisht maqedonas, nuk janë të regjistruar mbi 130 mijë. Këto shifra imponojnë konstatimin se regjistrimi është i pasuksesshëm dhe duhet kërkuar arsyet dhe përgjegjësia. Faktorët që ndikuan në dështimin e regjistrimit janë të shumtë: shkatërrimi dhe thirrja për bojkot të disa partive, përgatitjet e dobëta, metodologjia për kryerjen e regjistrimit, partishmëria, trajnimi i dobët i regjistruesve, mungesa e kontrollit etj”,…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian ka përshëndetur regjistrimin në RMV- e quan të arritur të madhe . Zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero për agjensinë e lajmeve MIA tha se, me të dhënat e përditësuara për popullisinë që janë thelbësore për planifikimin dhe implementimin e politikave sociale, demografike dhe ekonomike që do të përfitojnë qytetarët.

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas publikimit të rezultatit të regjistrimit në Maqedoninë e Veriut, ka shkruar se regjistrimi ka qenë proces me sfida dhe aspak i lehtë, por që institucionet ia dolën që ta përfundojnë me sukses. Edhe deputetja e LSDM-së Snezhana Kalevska-Vançeva e quajti të suksesshëm procesin e regjistrimit, duke thënë se kur 99% e popullsisë janë regjistruar kjo paraqet sukses që as shtetet evropiane nuk e kanë arritur. “Mund të them se jemi të kënaqur sepse regjistrimi u realizua me sukses pas 20 vjetësh, për herë të parë regjistrim i kombinuar që u realizua…

Lexo më Shumë

Sot Enti shtetëror për Statistika ka shpallur rezultatet e regjistrimit. Në komunën e Çairit përqindja e shqiptarëve për dallim nga viti 2002 që ishte 57% rritet me gati 10 përqind në vitin 2022: 67.39% shqiptarë apo 42.180 banorë. Kurse në komunën e Sarajit nga gjithsej 38.399 qytetarë shqiptarë janë regjistruar 34.586,

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka përgëzuar Entin Shtetërorë të Statistikave për realizimin e procesit të regjistrimit, përcjell TV21. Kovaçevski siguron se i gjithë procesi është në përputhje me të gjitha standardet evropiane. “Regjistrimi është kryer në përputhje me të gjitha standardet statistikore evropiane dhe ka ofruar të dhëna që janë vlerësuar si të sigurta, të besueshme, të vlefshme dhe të dobishme. Regjistrimi përmban informacione relevante për gjendjen reale të popullsisë, që i mundëson shtetit të planifikojë dhe të krijojë politika në interes të qytetarëve dhe biznesit”, ka shkruar Kovaçevski.

Lexo më Shumë