Author: Hamdi Kumanova

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas publikimit të rezultateve të Regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Deputeti Halil Snopçe thotë se kanë rezerva për besueshmërinë, pasi siç thotë, mbi 100 mijë qytetarë nuk janë regjistruar. “Pas shpalljes së rezultateve të Regjistrimit Aleanca për Shqiptarët është duke analizuar rezultatet dhe do të dalim me një analizë të detajuar, por që në shikim të parë ne shprehim rezervat tona veçanërisht në dy segmente. 132 mijë qytetarë janë të imputuar dhe të paregjistruar në terren ndërsa vlerësojmë se numri i prej 260 mijë qytetarë që jetojnë jashtë vendit nuk përkojnë me realitetin…

Lexo më Shumë

Komisioni për Sëmundje Infektive sot ka vendosur që të rekomandojë heqjen e obligimit për mbajtjen e maskave për nxënësit e shkollave të mesme. Zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq theksoi se gjendja epidemiologjike në vend po përmirësohet dhe se po ulet numri i të shtruarve në spital nga Covid-19. “Komisioni për Sëmundje Infektive vendosi të jep rekomandim për heqje të maskave në shkollat e mesme”, tha Mehmedoviq duke shtuar se gjithashtu rekomandojnë që të lejohet edhe organizimi i ekskursioneve për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.430 testime për coronavirus, ndërsa 294 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre shumica janë në Shkup (149). Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 4 të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 22 mars deri 25 mars 2022. ISHP ka regjistruar 245 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 305.717, prej të cilëve 294.662 janë shëruar, ndërsa 9.220 kanë ndërruar…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u takua me Karolina Edshtadler, Ministre Federale e BE-së të Republikës së Austrisë. “Në takim është diskutuar për sfidat e luftës në Ukrainë, rëndësinë e integrimit evropian dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të mirë dypalësh”, kumtuan nga Qeveria, duke informuar se të dyja palët bashkërisht e dënuan agresionin rusë në Ukrainë. Më pas, është konstatuar se integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE është i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, por edhe të Evropës dhe se tani është koha për të ecur përpara. Në këtë drejtim është shprehur…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pasditen e djeshme ka arrestuar 31-vjeçarin me iniciale B.K. nga Shkupi, përcjell TV21. Policia me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në një shtëpi që po e shfrytëzonte 31-vjeçari. “Përkatësisht, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale Shkup, gjatë bastisjes së një shtëpie në zonën e Gazi Babës, të cilën e ka shfrytëzuar B.K., janë gjetur gjësende që kanë prejardhje nga veprat penale si në vijim: dy laptopë, dokument rrugor i falsifikuar slloven në emër të M.K., patentë shoferi bullgar i falsifikuar në emër të V.V., dy fishekë…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut sot ka shpallur rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare. Sipas ESHS 66.36% e diasporës së Maqedonisë së Veriut janë shqiptarë. Maqedonas 24.45% Shqiptarë 66.36 % Turq 4.79% Romë 1.02% Vlleh 0,19% Serb 0.35% Boshnjak 0.81 %

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoni sot ka shpallur rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare. Sipas përkatësisë fetare në Maqedoni jaë deklaruar: 46,14% janë deklaruar si ortodoksë 32,17% si muslimanë 0,37 si katolikë Në këtë regjistrim ka pasur qytetarë që janë deklaruar edhe si besimtarë të religjioneve tjera që nuk kanë qenë të regjistruar në regjistrimin e vitit 2002, edhe atë janë: krishterë protestantë, agnostik, budistë dhe tjerë. Përndryshe, në nivel vendi sipas rezultateve, nga popullsia e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, 54.21% janë deklaruar maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serb dhe…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se seancën e djeshme të 34-të e ka miratuar Dekretin për ndryshimin e Dekretit për vlerën e kompensimit për privatizimin e tokës ndërtimore që privatizohet, e cila rritet për 30 herë. Me dekret rregullohet edhe mënyra dhe procedura për pagesën e kompensimit për privatizimin e tokës ndërtimore. “Me Dekretin për ndryshimin e Dekretit për vlerën e kompensimit për privatizimin e tokës ndërtimore që po privatizohet, mënyra dhe procedura për pagesë të kompensimit për privatizimin e tokës ndërtimore, pasqyra e së cilës për vlerën e kompensimit për privatizim të tokës ndërtimore zëvendësohet me Propozim të…

Lexo më Shumë

Sot zyrtarisht nga Enti Shtetëror për Statistika u publikuan të dhënat e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, shkruan Almakos. Prej gjithsejtë 98.104 banorëve rezident të regjistruar në Kumanovë, gjithsejtë shqiptarë janë 25.493, maqedonas  54.741 dhe pjesa e ngelur etnitetet tjera./Almakos/

Lexo më Shumë

Sot u shpallën rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti në një postim në facebook uroi për suksesin e këtij operacioni. ”Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut pas 20 viteve ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të përgjithshëm të popullësisë dhe përqindjes së komuniteteve në vend. Shqiptarët janë 29.5% në popullësinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullësinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002). Përgëzoj të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan Regjistrimin si proces që filloi në muajin Mars të vitit të kaluar me diasporën…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror për Statistikë i publikoi rezultatet e regjistrimit 2021 ku në territorin Qytetit të Shkupit shqiptarë janë 22,8 % shqiptarë. Ndërsa në RMV-së janë regjistruar si maqedon 54,21 % ndërsa shqiptarë janë 29,52 % . /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Ulet numri i të infektuarve në Maqedoni, filloristët prej sot pa maska në shkollë Nxënësit e shkollave fillore në Maqedoni, prej sot mësimin do të mund ta ndjekin pa maska mbrojtëse, pasi dje Qeveria e pranoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për lehtësimin e masave anti-kovid. Vendimi hyn në fuqi prej sot dhe do të vlejë deri në dorëzimin e ndonjë propozimi të ri eventual nga ana e Komisionit për Sëmundje Infektive. Megjithatë, nxënësit që dëshirojnë, munden edhe më tutje të mbajnë maska mbrojtëse gjatë qëndrimit në shkollë. Për mësimdhënësit dhe të punësuarit tjerë në shkolla mbetet obligimi për…

Lexo më Shumë