Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.776 testime për coronavirus, ndërsa 310 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej rasteve të reja shumica (180) janë në Shkup. Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 2 persona të vdekur. Kurse ISHP ka regjistruar 355 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 305.423, prej të cilëve 294.427 janë shëruar, ndërsa 9.214 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (29 mars) është…
Author: Hamdi Kumanova
Sot (29 mars) rreth orës 14:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 40-vjeçarin F.K. nga Xhepçishti i Tetovës, pasi që në oborrin e shtëpisë së tij familjare, e cila është bastisur me urdhër të gjykatës, janë gjetur rreth 80 gramë kokainë dhe dy peshore digjitale. F.K. është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet ajtakuza për “prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, vepër e dënueshme nga neni 215 i Kodit Penal.
Janë testuar gjithsej 16.074 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 2,9%. Pozitive janë 1.696 raste, nga 33 qytete, me një rënie e numrit nga java e kaluar për 7,5%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 4,0% deri më 14,3%, mesatarisht 10,1%. Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në Shkup (n=1.032; 60,8%), ndërsa incidencë javore më e lartë është regjistruar në Kavadar – 224,2/100.000 dhe Shkup – 162,7/100.000. Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i…
Rreth 15.000 persona të papunë do të kenë mundësi të hyjnë në tregun e punës përmes programeve dhe masave aktive të punësimit të parashikuara nga Plani Operativ për vitin 2022, i cili u promovua sot nga drejtori i Agjencisë së Punësimit, Bekim Murati, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në RMV, Aremen Grigorjan. Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Bekim Murati, theksoi se masat dhe programet aktive që do të zbatohen në vitin 2022 janë aktivitete të qëndrueshme dhe të dëshmuara për përmirësimin e gjendjes së tregut të punës që zbatohen me sukses…
Avokati i Popullit Naser Ziberi reagon për vajzat e mitura të cilat janë të burgosura në burgun e Idrizovës, e që sipas tij, ato nuk guxojnë të qëndrojnë aty sepse janë në rrezik nga gratë më të moshuara. Ndërkohë, burgu në fshatin Vollkovija në Tetovë, vazhdon të qëndrojë gjysmë i zbrazur. Ligji ndalon përzierjen e meshkujve dhe femrave në një burg, por tre vajzat e mitura nga Idrizova mund të vendosen në Tetovë por të ndahen fizikisht nga meshkujt, konsiderojnë nga avokati i popullit. “Adoleshentet janë të vendosura në pjesën e femrave të burgut të Idrizovës. Ato nuk janë në…
Ministri Naser Nuredini sot me një fjalim hyrës së bashku me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjyqtaren Kacarska dhe ambasadoren e Britanisë Rachel Galloway, morën pjesë në hapjen e konferencës rajonale: Gjykatat Kushtetuese – ruajtësit e mjedisit jetësor. Në diskutimin e moderuar nga akademiku Kambovski, profesorë dhe gjyqtarë nga rajoni rishqyrtuan mundësitë për rritjen e rolit të Gjykatës Kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave të mjedisit jetësor. “Ne si shtet e kemi njohur në Kushtetutë të drejtën për mjedis jetësor të shëndetshëm, kemi vendosur elementet bazë të legjislacionit të posaçëm për mbrojtjen e mjedisit jetësor,…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ngritur padi penale ndaj 23-vjeçarit A.Gj. dhe 25-vjeçarit A.Gj., të dy nga Rashqja e Shkupit, pasi të njëjtit dyshohet se kanë marrë të dhëna në mënyrë joligjore nga 17 qytetarë dhe kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare. “I raportuari i parë, në periudhën nga shtatori deri në dhjetor 2021, derisa ishte i punësuar tek një person juridik në Shkup, si shitës, duke shfrytëzuar rastin, me celularin e tij i ka fotografuar të dhënat e identifikimit nga kartat e pagesës së bashku me kodin PIN nga kartat e klientit, të cilin ata…
Avokati i Popullit, Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se një numër shumë i madh i ankesave janë si rezultat i faturave shumë të larta nga ana e EVN-së kryesisht dhe në këtë drejtim ai potencoi se duhet të intervenohet urgjentisht. Operatorët që bëjnë furnizimin me energji elektrike janë të obliguar që një herë në vit të bëjnë leximin e matësit të energjisë elektrike, theksoi Zyberi. Evn faturon llogari paushalle pa e lexuar matesinë e energjisë elektrike dhe jo çdoherë faturat e muajit pasardhës korigjohen prandaj Avokati i Popoullit do të ngrejë iniciativën që këto operatorë të…
Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (28-mars) rreth orës 14:15 kanë privuar nga liria 51-vjeçarin G.A. nga Gostivari, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga vëllai i tij 52-vjeçar se në banesën ku kanë jetuar e ka sulmuar fizikisht dhe se gjatë sulmit ka përdorur një mjet druri. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.Ts
Më shumë se 330 mijë pensionistë pensionin e muajit mars do ta kenë më të lartë për 1.000 denarë me të cilën do të realizohet ndihma financiare intervenuese e drejtpërdrejtë e dakorduar e cila me të njëjtën shumë do të përfshihet në muajt prill dhe maj, transmeton Portalb.mk. Këto janë 3000 denarë shtesë vetëm për këta tre muaj, të cilët pasohen me rritjen të pensioneve deri më tani sipas harmonizimit prej 2,9% në janar të këtij viti kur pensionistët kanë pasur rritje prej së paku 460 denarë. “Me këtë përshtatje, me ndihmën financiare intervenuese, si dhe me modelin e ri…
“Adaptim sa më i shpejtë i narrativit evropian për zgjerimin, duke pasur parasysh ndryshimet aktuale drastike të sigurisë evropiane. Është koha që vizioni juaj për të ardhmen e Evropës të kthehet në vepra, procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë me dinamikë më të madhe dhe në kohë sa më të shkurtë të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”. Këtë e tha sot kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në fjalimin e tij në konferencën e kryetarëve të Kuvendeve të BE-së, që mbahet në Brdo, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas Xhaferit, stabiliteti, siguria dhe prosperiteti i Republikës…
Sindikata e Pavarur Akademike (SPA) kumtoi se i bashkohet kërkesave të sindikatave të Konfederatës së Sindikatave të Lira dhe SPASHK-ut për harmonizim të pagave në bazë të rritjes së pagës minimale. si dhe thirrjen për respektim të vazhdueshëm të Ligjit për pagën minimale dhe aneksimin e duhur të marrëveshjeve kolektive. Sipas SPA-së, shqetësues është fakti se për shkak të mungesës së dëgjimit të ministrive kompetente të cilat siç thonë ata duhet të jenë partnerë socialë në të gjitha nivelet dhe të veprojnë në përputhje me ligjet dhe marrëveshjet kolektive, sindikatat duhet të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe…

