Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, respektivisht pas mesnate është arrestuar një 23-vjeçar nga Krushopeku i Shkupit, përcjell TV21. Personi në fjalë është kapur duke transportuar emigrantë afër vendkalimit kufitar Bogorodicë, respektivisht në magjistralen Udovë-Demir Kapi “J.Ll. po transportonte nëntë persona – emigrantë, pesë nga Siria dhe katër nga India – me një automjet të pasagjerëve “Golf””, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Author: Hamdi Kumanova
Shoqata për politikë ndërkombëtare “Këshilli i ambasadorëve” e vlerëson si hap pozitiv vizitën e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov në Maqedoninë e Veriut, në drejtim të raporteve mes dy vendeve fqinjësore dhe dhënies së impulsit të ri në vazhdimin e bisedimeve rreth zbatimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe obligimet që dalin nga ajo për të dyja palët, transmeton Portalb.mk. “Këshilli i ambasadorëve nënvizon se në bisedimet e kryeministrit Petkov të zhvilluara me kryeministrit Dimitar Kovaçevski, me presidentin Stevo Pendarovski dhe me funksionarët e tjerë, përfaqësues të Kuvendit dhe të partive politike nga pozita dhe opozita janë bërë lëshime të…
Pas deklarimit të të dyshuarit në praninë e avokatit të tij në Prokurorinë Publike, gjykatësi në procedurë paraprake pranoi propozimin e prokurorit dhe të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë për shkak të rrezikut nga arratia, ndikim te dëshmitarët de mundësi për ta përsëritur ngjarjen. PTHP në procedurë paraprake mori vendim për caktimin e procedurës hetimore kundër një personi që dysoet se ka kryer veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion de mosdhënie të ndihmës personit të aksidentuar”. Siç njoftojnë nga PTHP, i dyshuari ka drejtuar me automjetin “Citroen C4” nëpër…
Temperatura minimale nën zero në mëngjes janë matur gjithkund nëpër shtet. Më ftohtë është në Mavrovë ku janë matur -16 gradë Celsius, ndërsa në Gjevgjeli janë matur -2 gradë Celsius. Në Manastir dhe Berovë në mëngjes temperatura minimale ishte -14 gradë Celsius, në Krushevë -13, në Kriva Pallankë -12, në Tetovë dhe Dibër -11, në Prilep, Ohër dhe Pretor -10, Shtip -9, Strumicë dhe Demir Kapi -8, Shkup -7, Kumanovë -6 dhe në Dojran -3 gradë Celsius. Për sot paralajmërohet mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, shumë ftohtë dhe me erë. Pasdite vranësira do të rritet,…
Kreu u Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski në një intervistë për MIA thotë se nevoja për rritje të pagës minimale në 18.000 denarë është reale dhe ekzistenciale për punëtorët. Dimovski thotë se për këtë ka argumente dhe se nuk sheh arsye që kjo kërkesë mos të pranohet. Dimovski thekson se një kërkesë e tillë është e pashmangshme duke qenë se shporta e konsumatorit është 35.040 denarë dhe se dy punëtorëve që marrin pagë minimale u mungojnë 4.640 denarë që të mund të mbulojnë nevojat minimale mujore të familjes. “Punëtori pret që në përputhje me goditjet e çmimeve, kriza…
VMRO-DPMNE me anë të një kumtesë ka thënë se ata gëzojnë besimin më të madh tek qytetarët. Nga kjo parti gjithashtu shtojnë se edhe lideri i tyre Hristijan Mickoski, gëzon mbështetjen më të madhe krahasuar më politikanët tjerë në vend. “Sipas anketave, VMRO-DPMNE prin me 22.5% para LSDM-së me 17.9%. Besimi i qytetarëve te VMRO-DPMNE-ja vazhdimisht rritet, ndërsa LSDM bie. Kryetari Mickoski gëzon 17.7% të qytetarëve kundrejt Dimitar Kovaçevskit të cilin e mbështesin vetëm 5.5%. Kovaçevski i din anketat dhe për këtë shkak u ikën zgjedhjeve”, thuhet mes tjerash kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se e gjithë politika e Mickoskit dhe partisë së tij është bllokimi i aktiviteteve të qeverisë, të shpërndajë lajme të rreme dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme pa bazë. “Në kohën kur shteti ballafaqohet me krizë energjetike, Mikockski dhe VMRO në vend se të ofrojnë zgjidhje, ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme kuvendare për t’i bllokuar proceset de ekonomia të stagnojë. Kjo është papërgjegjësi, e pandershme dhe sjellje vetjake e Mickoskit dhe partisë së tij në dëm të qytetarëve”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se qytetarët janë të lodhur nga zgjedhje si ato edhe ekonomia…
“Jusufi e Zelihaja në letërsinë shqipe”, nga autori Adnan Ismaili, profesor i filologjisë orientale në Universitetin e Tetovës, është një studim i thelluar dhe shterues i kësaj teme në letërsinë shqipe, që përfshin poemat e Muhamed Kyçykut, Hafiz Ali Korçës, dhe një poezi të Çajupit. Vepra merr në shqyrtim poemat e këtyre autorëve, të krijuara mbi historinë kur’anore të kaptinës “Jusuf”, e cilësuar si “më e bukura e ngjarjeve”. Studimet si ky synojnë kategorizimin e saktë të vendit të kësaj pasurie letrare në kuadër të letërsisë së përgjithshme shqipe, për çka dhe kjo vepër merr vlerë të veçantë. Libri është…
Në Maqedoninë e Veriut programuesit kompjuterik marrin pagat më të larta në vend. Të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës (ESSH) tregojnë se paga mesatare më e lartë neto në muajin nëntor është paguar në sektorin Programim kompjuterik, këshillim dhe aktivitete të ngjashme me vlerë 74.062 denarë apo rreth 1250 euro. Pas tyre vjen transporti ajror me pagë prej 52.032 denarë, pasuar nga prodhimi i produkteve farmaceutike dhe farmaceutike – 47.086 denarë.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme sërish ka vazhduar me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit. “Në territorin e Skupit janë shqiptuar gjithsej 133 masa prej të cilave 26 janë për tejkalim shpejtësie, 13 për vozitje pa leje, tetë për automjete të paregjistruara. Po ashtu janë shqiptuar edhe tre masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 10 dënime për përdorim të telefonit gjatë vozitje de gjashtë masa për mosdhënie të përparësisë”, thonë nga SPB Shkup. Ata shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot rreth orës 10:30 një 52-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se nën kërcënim i janë marrë paratë nga pasagjerët të cilët po i transportonte me taksi. “52-vjeçari O.Xh. ka raportuar se rreth orës 08:30, nën kërcënim i janë marrë paratë nga pasagjerët të cilët po i transportonte me automjetin e tij taksi në Vizbeg”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Me dimra të gjatë e të ftohtë, përpjetëza që për çdo ditë duhet të kalohen për të blerë bukë, dhe me rrugica që duhet pastruar me ecje. Kjo është jeta e përditshme e banorëve të fshatrave të malësisë së Sharrit. Sigurimi i druve për dimër, por edhe i ushqimeve, po bëhet çdo ditë e më i vështirë, shkaku i krizës ekonomike. “Me zor jetojmë, çka të bëjmë s`kemi çka të bëjmë. Dimri mban gjatë këtu, ftohtë bën. Sokaqet gjitha pa pastruar vetë i pastrojmë, këtu s`ka asgjë më. Ushqimet i sigurojmë me zor, me një pension që na jep shteti.…

