Policia e Kosovë ka arrestuar personin e katër lidhur me vrasjen që kishte ndodhur me 12 shtator të viti 2021, në Gjilan. Raportohet se i arrestuari i katër në rastin e vrasjes në Gjilan është Lirimi Jakupi. Lajmi për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së Nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kanë njoftuar se ndaj Jakupit pritet të bëhet kërkesa për paraburgim. “Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda,…
Author: Hamdi Kumanova
Kompania “Wizaair” konfirmoi se i ka shfuqizuar fluturimet nga Shkupi për në Barcelonë dhe Larnaka, por edhe nga Ohri në Milano, njoftoi ueb-faqja e specializuar për komunikacion ajror “Ex-You Aviation”. Nuk njoftohen arsyet se pse janë shfuqizuar këto dy linja, as nëse dikur do të rikthehen, transmeton Portalb.mk. Biletat për të dyja fluturimet tanimë një kohë nuk shiten. Linja për Barcelonë disa herë është ndaluar në tre vitet e kaluara, pjesërisht edhe për shkak të pandemisë. U rikthye pas shfuqizimit të karantinës nëpër Evropë dhe përkohësisht ishte në funksion deri në dhjetor 2021. Fluturimi Shkup Larnaka u suspendua që në…
Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pasur bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev me çka këtij të fundit ia ka uruar marrjen e detyrës duke i dëshiruar mandat të suksesshëm. Zhvillimi më i ri i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve fqinje në dritën e vizitës ditë më parë të kryetarit të qeverisë së Bullgarisë si dhe aktivitet vijuese në Sofje, kanë qenë temat në të cilat kanë biseduar Pendarovski dhe Radevi. “Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski ka përshëndetur vendosjen e dialogut mes dy vendeve dhe ka theksuar gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për intensifikimin e…
Paga mujore mesatare neto e paguar për punonjës, në nëntor 2021, ka qenë 29.130 denarë ndërsa në raport me nëntorin 2020, është rritur për 5,6 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Kjo rritje i referohet, para së gjithash, edhe rritjes së pagës së paguar mujore neto për punonjës në sektorët: veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (14,4 për qind), Objekte akomodimi dhe veprimtari servisore me ushqim (11,5 për qind) dhe Informacione dhe komunikime (11,3 për qind). Ulje të pagës mujore mesatare neto të paguar për punonjës, në raport me muajin e kaluar është vërejtur në sektorët: Veprimtari lidhur me…
Ditëve në vijim moti do të jetë shumë i ftohtë dhe me erë me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veri-perëndimor. Temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin rreth -10, ndërsa ato ditore do të jenë rreth zero gradë. Siç informon DPHM, për shkak të temperaturave të ulëta pritet paraqitja e ngricës. Kohë pas kohe do të ketë rritje të vranësirave me kushte për borë të dobët, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe në pjesët veriore të vendit. Nesër, temperatura më e ulët do të jetë -12, ndërsa ajo maksimale ditore katër gradë. Në Shkup temperatura…
Lidhja Automote e Maqedonisë ka njoftuar se qarkullimi në rrugën drejt Kodrës së Diellit, mund të bëhet vetëm me pajisje dimërore – zinxhirët, transmeton TV21. “Në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit, për shkak të reshjeve të borës është i obliguar mbajtja e pajisjeve dimërore për të gjitha llojet e automjeteve”, njoftojnë nga LAM.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e ditës së djeshme e emrëoi mr. Sasho Tasevski për drejtor të Byrosë për Siguri Publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili edhe deri më tani e ka ushtruar këtë detyrë të rëndësishme. Tasevski për herë të parë me vendim të Qeverisë ishte emëruar për drejtor të Byrosë për siguri Publike më datën 22.08.2018. Në këtë periudhë tri vjeçare derisa e ka ushtruar këtë funksion, policia po shënon rezultate të mira. Krimi gjithnjnë është në rënie e sipër, kurse po rritet besimi i qytetarëve në policinë e Maqedonisë. Sasho…
Sot, më datë 21.01.2022 në ora 05.50 në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup kanë arrestuar S.I.(29) nga Shkupi, transmeton TV21. Siç qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai kërkohej me urdhër gjyqësor për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 2 vjet e tre muaj. S.I. është dërguar në Burgun e Idrizovës për mbajtjen e dënimit.
Fondacioni ALSAR nxori nga shtypi në këto ditë janari një seri prej gjashtë botimesh kushtuar së shkuarës së gjashtë qyteteve të Ballkanit, Shkupit, Manastirit, Prizrenit, Pejës, Selanikut dhe Janinës. Çdo botim është mbështetur në dokumente të arkivave osmane në Stamboll, në osmanisht, turqisht dhe shqip. Libri mbi Shkupin na thotë mes të tjerash: Shkupi është qyteti i parë në Rumeli që ka marrë tipare osmane dhe muslimane. Për sa i përket sidomos tregtisë, bujqësisë, zhvillimit e mëkëmbjes, ai ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Perandorisë Osmane në Rumeli, ngaqë ndodhej në një pikëkalim midis Selanikut, Kosovës dhe Shqipërisë. …
Ministria e Punëve të Brendshme dje në kuadër të aksionit operativ “Leje” zbatoi kontroll të përforcuar në territorin e tërë shtetit të automjeteve me të cilat bëhet transport publik i udhëtarëve. “Janë kontrolluar 576 autobusë dhe automjete tjera, me të cilat bëhet transporti publik, ndërsa parregullsi u konfirmua te 60 automjete. Automjetet janë përjashtuar nga komunikacioni dhe do të vijojnë padi adekuate”, kumtoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski. Nga ana e inspektorëve të Inspektoratit shtetëror për komunikacion rrugor dhe inspektorëve të vetqeverisjes lokale, të cilët po ashtu kanë marrë pjesë në kontrollin, janë ndërmarrë 18 masa për shkak të kryerjes…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Media (KEMM) u bëjnë apel mediave në mënyrë konsekuente ta respektojnë Kodin e gazetarëve të Maqedonisë kur raportojnë për ngjarje në të cilat ka pasoja tragjike të shoqëruara me jetë të humbur njerëzish. SHGM dhe KEMM kumtuan se me shqetësim reagojnë ndaj përhapjes së titujve senzacional dhe informacioneve pas aksidentit që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të qendrës tregtare “City Mall” në të cilin, sipas informacioneve zyrtare, jetën e humbi një vajzë 24-vjeçare. “Publikimet përmes së cilave shfaqen kuadrot eksplicite nga aksidenti rrugor mund ta shqetësojnë opinionin dhe të…
Deputetja Gordana Siljanovska Davkova në ClickPlus në TV21 ka deklaruar se nuk mundet që vetëm Zoran Zaev të bartë përgjegjësi, duke dhënë dorëheqje dhe duke u larguar nga posti i kryeministrit, por të njëjtën duhet ta bëjë edhe “binjaku” i tij, duke aluduar në zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi. “Nuk është ajo vetëm përgjegjësi personale, sa fuqi aq edhe përgjegjësi, për këtë unë thash. Edhe nëse do të ishin binjakë, do duhej që edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, sepse ndahet përgjegjësia”. “Nëse zotëriu Dimitrov largohet, atëherë do të duhet të pyesim edhe për përgjegjësinë e zotëri Bujar Osmanit”, tha…

