Perceptimi për sistemin gjyqësor ende nuk ka ndryshuar dhe duhet bërë diçka radikale, tha ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski. Ai i ftuar në “Utrinski Brifing” tha se nëse juria e përbërë nga qytetarë shkon për të përcaktuar fajësinë e dikujt në një proces gjyqësor, do të thotë braktisje e ligjit kontinental dhe transferim të tij në sistemin legjislativ të SHBA-së. “Në të ardhmen, ne mund të mendojmë për krijimin e një Kodi të ri Civil që do të mbulojë të gjitha çështjet dhe ne mund të pyesim njerëzit për këtë. Të gjitha elementet e praktikës gjyqësore mund të përfshihen nëse është e dobishme në procesin penal, thotë Tupançeski dhe shton se patjetër duhet të funksionojnë organet që kanë për qëllim kontrollin e subjekteve për drejtësi.
Në lidhje me regjistrimin, rezultatet e të cilit do të shpallen të mërkurën mbrëma, ministri Tupançeski thotë se më në fund pas 19 vitesh Maqedonia ka guxuar të bëjë regjistrim dhe kjo është pozitive. “Ajo që ishte standard i KB-së dhe rekomandimet e Eurostat-it u pranuan dhe vlerësimet e tyre ishin se regjistrimi ishte kryer mirë. Sido që të jenë rezultatet e regjistrimit, komente dhe reagime në çdo rast do të ketë. Por këto janë të dhëna zyrtare, thotë Tupançeski. Lidhur me udhëtimin në Palermo, në ndeshjen e futbollit ku kombëtarja e Maqedonisë e mposhti Italinë, ministri Tupançeski thekson se janë të rëndësishme dy komponentë, se a ka udhëtuar për punë dhe kush i ka mbuluar shpenzimet. “Përgjigja në pyetjen e parë është ‘Jo, nuk kam udhëtuar zyrtarisht’, dhe komponenti i dytë se kush i ka paguar shpenzimet: “Shpenzimet i kam paguar nga llogaria ime transaksionale”, thekson Tupançeski.
I pyetur nëse ishte i befasuar nga thirrja e Antikorrupsionit për udhëtimin e tij dhe pjesëmarrjen në një ndeshje futbolli në Palermo, ministri tha se ishte i tronditur. “Unë u trondita pse e thashë këtë, sepse kam një marrëdhënie korrekte me shumë njerëz këtu dhe si profesor. Për të arritur në të vërtetën duhet dëgjuar edhe ana tjetër, shton Tupançeski. Ai tregon se nuk është shkelur asnjë normë ligjore apo etike nga udhëtimi i tij në Itali për një ndeshje futbolli. Ai shton se qeveria ka një kod etike që përcakton ndër të tjera edhe udhëtimin e zyrtarëve. “Nuk kam përdorur mjete buxhetore, nuk kam përdorur automjet zyrtar, nuk kam përdorur sigurinë dhe shpenzimet i kam mbuluar vetë. Unë jam një tifoz i madh i futbollit. Unë nuk do të shkoj në Portugali sepse zëvendësministri nuk do të jetë këtu, ndaj nuk është e drejtë që Ministria të qëndrojë kështu. Dhe ka fluturime çarter në një ditë, thotë Tupançeski.



