Një 91-vjeçar nga Kumanova është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij. Rastin në polici e ka paraqitur djali i tij, 65-vjeçar.
Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, më 13 nëntor 2026, në orën 23:30, T.S. (65) ka denoncuar se babai i tij, S.S. (91), është larguar nga shtëpia familjare dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Nga policia bëjnë të ditur se janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e personit të zhdukur. Flaka



