Author: Hamdi Kumanova

Ministrja e jashtme gjermane, Ana Luhrmann vlerëson se janë shumë pozitive dhe inkurajuese sinjalet e takimit të parë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe homologut të tij bullgar, kryeministrit Kirill Petkov në Shkup. Në një intervistë për Dojçe velen, Luhrmann shfaq shpresë se vendi së shpejti do t’i fillojë negociatat me BE-në. BE dhe Bullgaria, potencon ministrja, duhet ta mbajnë premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut. Ministrja gjermane e vizitoi Shkupin të hënën dhe ishte diplomati i parë i huaj i cili u takua me kryeministrin e ri Kovaçevski dhe me më shumë përfaqësues qeveritarë. “Është sinjal i…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 140 gjoba. Nga MPB thonë se prej 140 gjobave, 14 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 13 për makina teknikisht të parregullta të transportit publik. Nga MPB gjithashtu njoftojnë se janë gjobitur dhe 7 vozitës për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 7 për mosrespektim të përparësisë, 4 gjoba për vozitës fillestar dhe 3 për kalim në të kuqe në semafor.

Lexo më Shumë

Me 18.01.2022 në ora 23.50, A.B.(41) nga Shkupi ka lajmëruar se rreth orës 23.00 në Kisela Voda, para një lokali, djali i saj adoleshent është sulmuar fizikisht nga adoleshent tjerë, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit./Almakos/

Lexo më Shumë

Me 18.01.2022 në ora 19.05, Xh.L.(63) nga Shkupi ka lajmëruar se në Cair në oborrin e tij dhe të vëllait të tij janë hedhur got me mjete djegëse, por nuk është nxitur zjarr, transmeton Almakos. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e rastit./Almakos/

Lexo më Shumë

Partitë shqiptare të unifikuara për zbardhjen e rastit “Alfa”. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se rasti “Alfa” është fytyra e vërtetë e gjyqësorit, ndërsa pushteti nguron për ta zbardhur, pasi sipas tyre kanë çështje tjera primare, si furnizimi me pasaporta i kriminelëve dhe lirimi i tyre përmes miliona eurove. ADVERTISING “Një rast për të cilin edhe ekspertiza e pavarur ka dëshmuar pafajësinë e të akuzuarve, nuk po rishqyrtohet vetëm e vetëm për t’i ikur kësaj të vërtete të madhe për të cilën ne flasim vazhdimësi. Regjimi hibrid i mbështetet edhe nga disa parti dhe deputet shqiptarë të kapur peng, liron dhe…

Lexo më Shumë

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Agim Krasniqi ka vizituar Dibrën, ku ka takuar kryetarin e komunës Hekuran Duka. “I nderuari i ftuar më përgëzoi për fitoren në zgjedhjet lokale dhe vlerësoi lartë angazhimin e pushtetit lokal për qytetarët e saj. E falënderova sinqerisht për urimet, si dhe për vizitën, dhe gjatë takimit theks të veçantë e kemi vënë në marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, për të cilat ura e lidhjes janë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, tha Duka. Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e djeshme ishin të pranishëm kryetari i Këshillit Bashkiak Fuat Spahiu dhe…

Lexo më Shumë

Gjykatësi që duhet ta procedojë lëndën “Alfa” deri tek Byroja për ekspertizë gjyqësore është infektuar me Covid-19, mëson TV21 nga burime brenda Gjykatës Penale. Nuk dihet nëse gjykatësi do të zëvendësohet nga ndonjë koleg tjetër gjykatës, megjithatë nga gjykata thonë se është çështje ditësh kur do të dorëzohet ekspertiza për mendim në Byronë për ekspertizë. “Lënda edhe formalisht të hënën ka arritur deri te Gjykata Penale, por gjykatësi që duhet ta procedojë lëndën nuk është momentalisht në punë sepse ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Nuk dihet se kur do të kthehet në punë, por e gjitha kjo është çështje kohësh”,…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar grumbullimi i dëshmive për aksidentin e rëndë me autobus në autostradën Struma në Bullgari ndërsa hetimi është nga fundi. Për momentin janë mbledhur një numër i madh i dëshmive, të nevojshme për zbardhjen dhe të vërtetën objektive, deklaroi për BTA-në zëdhënësja e prokurorit të përgjithshëm Sijka Mileva. “Ajo që mbetet të bëhet është të dërgohet lutje për ndihmën juridike në Shkup, me qëllim që të informohen dhe njihen me familjarët e viktimave. Sipas legjislacionit bullgar, ata kanë të drejtë të ngritin padi civile në procedurën gjyqësore dhe të njihen me materialet nga procedura para hetimore”, shtoi Mileva. Ndryshe,…

Lexo më Shumë

Me simptoma të kollitjes, djegie të fytit, temperaturë, probleme me rrugët e sipërme të frymëmarrjes rreth 100 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në Institutin e sëmundjeve të mushkërive “Kozle”. Dyshojnë për simptoma të Covid-19, por shumica e tyre janë të prekur nga gripi sezonal ose ftohje, shpjegon për TV21 drejtori i këtij spitali Besnik Zeqiri. “Numri i fëmije që vijnë në ambulntat tona jo vetëm për Covid, por që vijnë edhe për ftohje të lehta, ftohje ose ka kapje të rrugëve të frymëmarrjes të sipërme, me, djegie të fytit, temperaturë. Në përgjithësi ata ne i klasifikojmë si ftohje ose…

Lexo më Shumë

Të dhënat e  Zyrës së Statistikave të Bashkimit Evropian tregojnë se  vetëm gjatë vitit 2019 vendet anëtare të BE-së kanë aprovuar leje qëndrimi për 220 879 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, shkruan Alsat. Numri më i lartë i personave që kanë emigruar kanë preferuar Gjermaninë. Eurostat shkruan se në vitin 2019 numri i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që kanë marrë nënshtetësi në ndonjë nga shtete e BE-së është rritur për 110 %, në krahasim me vitin 2009. LEJET QËNDRIMI TË LËSHUARA NGA SHTETET ANËTARË TË BE-SË NË VITIN 2019 GJERMANI     ITALI              AUSTRI          VENDE TË TJERA TË BE-së…

Lexo më Shumë