Author: Hamdi Kumanova

Gjatë ditës së djeshme (18.01.2022) në periudhën kohore nga ora 10:00 deri më ora 14:00 nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme është realizuar kontrollim i përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk iu kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, gjatë të cilit janë sanksionuar 49 shoferë. Për të gjithë shoferët të cilët kanë shkelur rregullat e trafikut janë shqiptuar kallëzime adekuate. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë

Lexo më Shumë

Më datën 18.01.2022 nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese në rajonin e Aerodromit e kanë privuar nga liria A.S. (36) nga f. Gërçec-Shkup. Për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhërarrest me të cilin është kërkuar për vazhdimin e vuajtjes të dënimit me burg. Personi është arrestuar në stacion policor dhe do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues për vazhdimin e vuajtjes të dënimit me burg.

Lexo më Shumë

“Kërkesa e Bullgarisë, që Maqedonia e Veriut t’i regjistrojë bullgarët si pakicë në Kushtetutë, është ndërhyrje në punët e brendshme”. Kështu mendon presidenti i vendit Stevo Pendarovski. Sipas tij, maqedonasit në Bullgari ekzistojnë, por ata janë shtetas bullgarë dhe të drejtat e tyre në këtë aspekt, ata duhet t’i kërkojnë në nivel individual. Pendarovski tha se derisa i harxhojnë këto mekanizma në Bullgari dhe nuk e marrin këtë të drejtë, atëherë duhet të drejtohen në Strasburg, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në Bullgari ka maqedonas. Dhe a do të ndërhyjmë ne prej këtu si shtet për të ndihmuar të drejtat e tyre,…

Lexo më Shumë

Komuna e Likovës me mbi 30.000 banorë nuk ka transport publik komunal as përbrenda saj dhe as linja ndërkomunale me qytetin e Kumanovës. Nevoja është e domosdoshme sepse qytetarët e Komunës së Likovës, numrin më të madh të shërbimeve i kryejnë në Kumanovë. Kryetarët e dy komunave shprehen se kanë interes të hapin linja mes këtyre dy komunave, por nuk saktësojnë se kur kjo gjë mund të ndodh, shkruan Portalb.mk. Banorët e Komunës së Likovës numrin më të madh të shërbimeve të përditshme e kryejnë në Komunën e Kumanovës, duke filluar nga arsimimi, shëndetësia, administrata, regjistrimi veturave, pagesat e ndryshme nëpër…

Lexo më Shumë

Për shkak të festës fetare Uji i Bekuar, sot transporti publik do të funksionojë sipas itinerarit të ditës së diel. Siç informojnë nga ndërmarrja, përjashtim do të jenë linjat 11, 11А, 18А, 32, 47А, 51, 55, 55B, 55B, 56, 56А, 70, 74, 81, 118, 160, 164 и 180, të cilët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës. Kujdestare do të jenë pikat e shitjes së biletave në Tregun e Gjelbër dhe Qendra transportuese të cilët do të punojnë nga ora 07:00 deri në ora 19:00, ndërsa nga ora 07:00 deri në ora 13:00 do të jetë e hapur pika…

Lexo më Shumë

Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën e Ujit të Bekuar. Në këtë ditë, sipas traditës krishtere, Shën Jovani e pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Festa quhet Uji i Bekuar për shkak të shenjtërimit të madh të ujit të kryer nga kisha në këtë ditë. Pas ndërprerjes së përkohshme të vitit të kaluar për shkak të pandemisë me Kovid-19, këtë vit vazhdon tradita shekullore e vendosjes së kryqit në ujërat e shenjta. Në këtë ditë kryqi i shenjtë hidhet në lumenj dhe ai që e kap besohet se pasohet nga lumturia dhe bekimi gjatë gjithë vitit. Kapja e kryqit nënkupton…

Lexo më Shumë

Sa i përket taktikës, qëndrimi ynë i përbashkët ishte – asgjë nuk është rënë dakord derisa të arrihet pako e tërë dhe prandaj asgjë nuk mund të zbatohet. Sot bëmë një lëshim, pa u përgjigjur Bullgaria me diçka që na duhet dhe që është e rëndësishme për ne, deklaroi sonte ish-zëvendëskryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, i ftuar në “Top Tema” të televvizionit Telma në lidhje me faktin se Bullgaria nuk është më kundër përdorimit të emrit të shkurtuar Maqedonia e Veriut në organizatat ndërkombëtare. Ajo që veçanërisht, siç tha ai, e shqetëson sot dhe ndihet i zhgënjyer, sepse gjatë…

Lexo më Shumë

Për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, Republika Federale e Gjermanisë e vendosi Republikën e Maqedonisë së Veriut në listën e vendeve me rrezik. Me vendimin e fundit të autoriteteve gjermane, nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Gjermani kërkohet regjistrim elektronik dhe posedim i certifikatës së vaksinimit ose kalimit të sëmundjes ose PCR negativ. Për ata që nuk janë infektuar me Covid dhe nuk janë vaksinuar, vijon masa e karantinës dhjetëditore, teksa mund të lirohen në ditën e pestë me PCR test negativ. Nga kjo masë përjashtohen fëmijët e pavaksinuar deri në gjashtë vjeç, për të cilët…

Lexo më Shumë

Shifrat e larta të të infektuarve rishtazi me kovid 19 janë arsye, për shkak të cilave qeveria vendosi që gjysmëvjetori i dytë shkollor të vazhdojë më 1 shkurt, në vend të 21 janarit siç duhej të ishte, raporton REL, përcjell Portalb.mk. Sa do të ndikojë kjo në përmirësimin e situatës epidemiologjike tek nxënësit? Vendimi që gjysmëvjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të vazhdojë më 1 shkurt për shkak të situatës aktuale epidemiologjike me kovid 19 është i arsyeshëm, thotë dr. Zlate Mehmedoviq. Sipas përvojave të deritanishme në botë, vala e variantit omikron zgjat rreth tetë…

Lexo më Shumë

-Është i nevojshëm kthimi i besimit mes të dyja qeverive, që do të kontribuojë për përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe dialogut politik për çështje më të ndjeshme. Tejkalimi i paqartësive të ndërsjella është me rëndësi për zhvillimin e pandërprerë të proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, si dhe për neutralizimin e euroskepticizmit të rritur dhe tendencat negative në rajon, tha presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me kryeministrin bullgar Kiril Petkov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend. Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut në frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektimin e…

Lexo më Shumë

Nga Policia Kufitare për Mbikëqyrje të Kufirit në Liqenin e Ohritd dhe nga Inspektorati Shtetëror për Bujqësi janë zbuluar dhe konfiskuar 8 rrjete peshqish te vendet Lagadin dhe Peshtani. “Më 17/18 nga ora 19:00 deri në ora 2:00, zyrtarët policorë bashkërisht me insepktoratin në Lagadin dhe Peshtani, në rreth 100 metra nga bredu i liqenit janë gjetur 8 rrjete peshqish me rreth 50 metra”, thuhet në njoftimin e policisë. Ata shtojnë se po ashtu në “Gradishte” në rreth 100 metra nga bregu i liqenit është gjetur rrjet me gjerësi rreth 50 metrave. Rrjetet janë konfiskuar nga policia dhe po ndërmerren…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komisionit Evropian Romano Prodi, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë onlajn të ndarjes së Çmimit Botëror për Humanizëm, përsëriti nevojën për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai e përdori fjalimin për t’iu përkushtuar Maqedonisë së Veriut dhe vështirësive me të cilat përballet vendi në rrugën e saj të integrimit evropian, veçanërisht habinë e tij për vendimin e Francës për të mos dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. “Besoj se procesi i zgjerimit të BE-së duhet të përfundojë. Evropa është përzierje e kulturës gjermane, saksone,…

Lexo më Shumë