Author: Hamdi Kumanova

Një gazetare nga Bullgaria, në fund të konferencës së sotme të përbashkët në mes kryeministrave Kirill Petkov dhe Dimitar Kovaçevski, i ka dhuruar mollë të kuqe kryeministrit të RMV-së. Pasi përfunduan konferencën ajo iu afrua Dimitar Kovaçevskit dhe i dhuroi mollën e kuqe, ndërsa i dëshiroi sukses, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Zotri Kovaçevski, më lejoni t’iu dëshiroj shëndet, mollë e kuqe bullgare, në shenjë të falënderimit se ju të dy do ta ruani unitetin në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha gazetarja. Për këtë gjest, kryeministri bullgar Kirill Petkov buzëqeshi dhe tha “molla jonë e bukur”. Theksojmë që kryeministri bullgar…

Lexo më Shumë

Mjeku Niko Beqarovski thotë se në Maqedoni ka shumë qytetarë të cilët kanë çertifikatë për vaksina, por ato janë të rrejshme, ndërsa këta qytetarë në të vërtetë nuk janë të vaksinuar. “Këto raste me vaksinim të rrejshëm ka në të gjithë Evropën dhe Amerikë, ndërsa secili nga ne di së paku nga pesë-gjashtë raste tilla në Maqedoni. Po të mos ishin çertifikatat e vaksinimit të detyruar, nuk do të kishin ekzistuar qytetarët e vaksinuar fals dhe do të kishim një verifikim dhe efikasitet shumë më të saktë të vaksinave. Prandaj, kur miratohet çdo masë shtrëngimi, nuk duhet harruar një nga…

Lexo më Shumë

Kompania udhëheqëse në sferën e lojërave të fatit dhe bastoreve sportive “Sport Life”, 60 të punësuarve më të suksesshëm për vitin 2021 iu dhuroi vaucer prej 12.000 denarësh për pushim në destinacionin e dëshiruar. Të njëjtat do të mund që të shfrytëzohen nga ndonjë agjencion turistik, pa marr parasysh udhëtimit jashtë ose brenda shtetit. Përskaj vaucerëve për pushim janë siguruar edhe shpërblime shtesë në para për kontribut të jashtëzakonshëm të tre operatorëve në bastoret “Sport Life”. Të punësuarit më të suksesshëm janë vlerësuar sipas më shumë kritereve dhe parametrave të bazuara në punën e të punësuarve në pjesë të ndryshme…

Lexo më Shumë

Kompania estoneze fintek IuteKredit bleu 9,976% aksionet  e para të EnergBank Moldavia, që është hapi i parë i kompanisë drejt shndërrimit të saj në bankë. Gjatë transaksionit në bursën e Moldavisë, janë blerë 199,519 aksione me një çmim prej 170.44 lei për aksion, me një vlerë totale prej 1.7 milionë euro. “IuteKredit po bëhet aksioner në bankë dhe siç kanë treguar tashmë burime të mirëinformuara për shtypin moldav, ne në fakt kemi marrë miratimin nga banka qendrore moldave për të blerë EnergBank. “Ne do të vazhdojmë të punojmë për të arritur qëllimin e dëshiruar”, tha Tarmo Sild, Drejtori Ekzekutiv…

Lexo më Shumë

Për shkak të festës fetare Uji i Bekuar, transporti publik nesër do të funksionojë sipas orarit të së dielës. Siç informohet nga ndërmarrja, përjashtim do të jenë linjat 11, 11A, 18A, 32, 47A, 51, 55, 55B, 55B, 56, 56A, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të funksionojnë sipas orarit të së shtunës. Kujdestare do të jenë biletaritë në Tregun e Gjelbër dhe në Qendrën e Transportit të cilat do të punojnë nga ora 07:00 deri në 19:00, ndërsa biletaria në Gjorçe Petrov do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në 13:00. Teleferiku në…

Lexo më Shumë

Deri më tani 13 qytete në Maqedoninë e Veriut janë të gatshme për 5G, ndërsa deri në fund të janarit, me pajisje prej gjeneratës më të re do të mbulohen edhe rajonet e Strumicës dhe të Radovishit. Që atje potencojnë se me investime të vazhdueshme dhe punë intensive në terren, është duke u vendosur infrastrukturë komunikuese e avancuar e cila do të mundësojë shpejtësi në gigabit dhe kapacitete më të mira teknologjike për abonuesit. Telekomi i Maqedonisë së Veriut paralajmëron se deri nga mesi i këtij viti, pjesa më e madhe e popullsisë në zonat urbane do të jetë në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me homologun e tij bullgar Kiril Petkov njoftoi se është arritur marrëveshje që Bullgaria mos të pengoj përdorimin e emrit të shkurtër, respektivisht emrin Maqedonia e Veriut në institucione ndërkombëtare, shkruan TV21. Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut gjithashtu ka dërguar notë verbale deri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për të verifikuar këtë marrëveshje. “Sot me kryeministrin Petkov arritëm marrëveshje që Bullgaria të përdor emrin e shkurtër Maqedonia e Veriut, njëjtë si emri i gjatë Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo do të thotë se Bullgaria nuk do të pengoj më përdorimin e emrit…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të OSBE-së për çështje të minoriteteve, ambasadorin Kairat Abdrakhmanov. Grubi dhe Abdrakhmanov gjatë këtij takimi diskutuan rreth lirive dhe të drejtave të njeriut, për të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut mund të merret si shembull jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Në këtë frymë Grubi i tha komisionarit Abdrakhmanov se Maqedonia e Veriut ka realizuar Marrëveshjen e Ohrit nga e cila buruan të drejtat dhe liritë për të gjithë etnitetet jo shumicë në vend.…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” informon se uji për pije në rrjetin e ujësjellësit të qytetit, është i sigurt dhe i pastër. Nga NPK “Tetova” nga analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, është konfirmuar se uji i përmbush të gjitha kushtet për sigurinë e tij. “Në bazë të rezultateve nga analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit, uji për pije në qytetin e Tetovës është i pastër dhe për pije. Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës, është sipas kushteve të parapara me…

Lexo më Shumë

Ministrja gjermane për Europën, Anna Luhrmann nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut për të vijuar procesin e anëtarësimit në BE. Në konferencën për shtyp u shpreh se ka marrë sinjale pozitive nga Bullgaria dhe kjo do të ndihmojë për të çuar përpara të procesit të integrimit. “Që prej marrjes së detyrës së re në bisedat e mia në Bruksel, e kam diskutuar këtë çështje që të ecim përpara në nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, muajin e ardhshëm ne do e diskutojmë në forumet në Bruksel, dhe…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani menjëherë pas takimit me homologen e tij bullgare Teodora Gençovska, ka deklaruar se është biseduar për hapat konkret në tejkalimin e çështjeve të hapura. “Që nga njohja e parë ndërkombëtare e pavarësisë, e cila erdhi nga Republika e Bullgarisë, vendi ynë është bërë anëtar i NATO-s, është shembull i një shoqërie multietnike dhe multikulturore funksionale dhe në prag të fillimit formal të negociatave me BE-në. Me kolegen, Gençovska biseduam për hapat konkretë për tejkalimin e çështjeve të hapura, si dhe për seancën e përbashkët të dy Qeverive,…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev njofton se partia e tij ka organizuar një pritje gerile të kryeministrit bullgar Kiril Petkov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup. “Mirë se erdhët administratorë të Car Borisit”, shkruan në pankartën e vendosur në hyrje të Shkupit. “Mirëpritja e përshtatshme guerile e kryeministrit të ri bullgar, nga njësitë speciale të Rinisë së Kuqe të së Majtës”, shkruan Apasiev në rrjetet sociale.

Lexo më Shumë