Është e vërtetë që çdo gjë mund të shtyhet, por kujdesi për talentin nuk mundet. Kur them kujdes, kam parasysh edhe atë institucionalen, por gjithashtu kam parasysh edhe atë nga familja, mjedisi më i gjerë dhe shoqëria, dhe më e rëndësishmja është vullneti personal për ngritjen, vetëbesimin dhe qëndrueshmëria e të talentuarve ose fëmijëve me dhunti . Sepse, besoj se të gjithë kemi qenë dëshmitarë të situatave ku njerëzit që i posedojnë,i injorojnë talentët e tyre dhe në vend që të udhëzohen në atë që dinë më mirë, zgjedhin të fokusohen në diçka krejtësisht tjetër.
Këtë e tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në webinarin e sotëm kushtuar kujdesit për fëmijët me dhunti dhe të talentuar, organizuar nga Universiteti “Shën.. Kliment Ohridski ”- Manastir, ku morën pjesë disa përfaqësues të fushës akademike dhe shkencore dhe ekspertë të fushës së arsimit.
Shaqiri tha se shteti ka mekanizëm që mbështet nxënësit e talentuar, por edhe se ka hapsirë për të plotësuar me masa të reja në mënyrë kujdesi për këta fëmijë të jetë më e kompletuar dhe më efektive .
Theksoi mundësinë që nxënësit e talentuar të kalojnë deri në dy paralele gjatë shkollimit të tyre , si dhe për mundësitë për organizimin e mësimdhënies shtesë në grupe ose individuale me program të veçantë të përgatitur nga këshilli i mësimdhënësve. Gjithashtu informoi se nxënësit e talentuar marrin forma të ndryshme të mbështetjes financiare.
“Ju rikujtoj se çdo vit shpërndajmë bursa për nxënës të talentuar të shkencave natyrore, nxënës të talentuar në fushën e artit dhe për sportistë të talentuar të shkollave të mesme. Ata që fitojnë vendin e parë në gara shtetërore , vendin e parë të dytë ose të tretë në gara ndërkombëtare në matematikë, informatikë dhe shkenca natyrore, ose në një nga olimpiadat ndërkombëtare shkencore marrin gjithashtu çmime të përshtatshme në të holla dhe njëkohësishtë pjesëmarrja e tyre mbështetet me mbulimin e shpenzimeve për kotizim dhe udhëtim”, ka thënë Shaqiri.
Ai përkujtoi se nga viti shkollor 2020/2021 në Shkup është hapur shkolla e mesme për Matematikë-Informatikë si shkollë e specializuar ku sipas programeve të veçanta arsimohen nxënës të talentuar nga fusha e matematikës, fizikës dhe informatikës dhe se Fondi i Inovacionit së bashku me UNICEF-in krijon programe ku përfshijnë nxënës të talentuar dhe ofron mbështetje që i inkurajon ata të zhvillojnë kreativitetin e tyre.
“Kur flas për zhvillimin e krijimtarisë, dua të informoj se si Ministri dhe Qeveri po bëjmë reformë sistematike të arsimit fillor, ku me planprograme të reja, tekste të reja dhe një qasje krejtësisht të re të mësimdhënësve ndaj mësimdhënies inkurajojmë kreativitetin potencialin e nxënësve.
Gjithashtu, futja e më shumë lëndëve zgjedhore në shkollat fillore jep mundësinë që të gjithë të zgjedhin lëndën që ju intereson, dhe jo diçka tjetër që do t’iu imponohej. Kështu mundësohet identifikimi i hershëm i afiniteteve, predispozitave dhe talentit në fushën e caktuar. Kështu, në kohën e duhur fillon ndjekja e fëmijës dhe jepet mbështetja e nevojshme që të përparojë”, shtoi Shaqiri.
Ministri faleminderoi organizatorët për idenë e këtij uebinari, duke theksuar se nevojiten më shumë aktivitete të tilla për, siç tha, të ngrisim ndërgjegjësimin e fëmijëve me dhunti dhe ttë talentuar dhe bashkërisht të plotësojmë dhe përmirësojmë mekanizmin për identifikimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të tyre.



