Dy vite Maqedonia e Veriut është stabile, e sigurt dhe anëtare e përkushtuar e NATO-s, me çka përmbushë një nga prioritetet më të rëndësishme nacionale, shkroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në profilin e tij në Fejsbuk.
Sipas tij, anëtarësimi në NATO paraqet “një rrugë të njejtë” me integrimin në Bashkimin Evropian, rrugë e cila vazhdimisht siguron reforma, të drejta të njeriut, liri individuale, sundim të së drejtës.
“Së bashku me aleatët siguruam demokraci. stabilitet ekonomik dhe rritje dhe para së gjithash paqe dhe mbrojtje të ndërsjelltë. Në këto kohë të vështira të agresionit ushtarak në tokën e Evropës, akoma më shumë e vlerësojmë atë që jemi pjesë e Aleancës veriatlantike dhe jemi të vetëdijshëm për dallimin mes përkatësisë dhe jopërkatësisë drejt NATO-s dhe për përfitimet nga përballja aleate me sfidat globale”, thekson Mariçiq.
Duke u bërë pjesë e Aleancës, vlerëson zëvendëskryeministri, e treguam gatishmërinë për të marrë pjesë në sistem të përbashkët mbrojtës, duke e konfirmuar kontributin e vet aktiv për paqen dhe stabilitetin dhe së bashku me aleatët tanë vazhdojmë ta përmbushim idealin për Evropë të lirë, Evropë e cila jeton në paqe.



