“PËRKATËSIA FETARE NUK ËSHTË PREZANTUAR SAKTË” Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, duke shqyrtuar rezultatet zyrtare të Regjistrimit të Popullsisë, ka shfaqur dyshime në saktësinë statistikore. Metodologjia e zbatuar në grafën “përkatësi religjioze”, sipas Kishës Ortodokse Maqedonase, qartazi nuk e dallon përkatësinë fetare të besimit fetar dhe të Kishës ose Bashkësive fetare. Kjo, sipas Kishës Ortodokse, I ka bërë rezultatet konfuze, të pasakta, për shkak se nuk e reflektojne situatën reale të përkatësisë fetare në vend. KOM-i vlerëson se ndoshta ekziton problem jo vetëm në metodologjinë, por ndoshta edhe disa nga regjistruesit nuk u kanë…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata Civile e Shkupit mori vendim në favor të kryetari të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që kishte të bëjë me padinë që e parashtroi kundër LSDM-së për shpifje. Padia kishte të bëjë me shpifjen ndaj Mickoskit kur në rrjetin social në “Facebook”, LSDM ka ofenduar duke e cilësuar atë “anti-perëndimori Hristijan Mickoski është dora e zgjatur e Nikolla Gruevskit”, ndërsa për këtë vendim gjyqësor, LSDM do të duhet të paguajë 1 euro dëm, aq sa kërkuar Mickoski, por jo edhe shpenzimet për procedurën. “Edhe pse kemi gjyqësi të kapur, me besim të vogël, e vërteta nuk mund të ndryshohet”, u shpreh…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se nga korriku do të vendoset model i ri tarifor për llogaritjen e shpenzimit të energjisë elektrike. Bekteshi tha se ekzekutivi është në përgatitje të zgjidhjes ligjore. “Për mua është jologjike dhe e pakuptimtë që 20 shfrytëzues të energjisë elektrike, 20 amvisëri në shtetin tonë në mënyrë joadekuate të harxhojnë 10% të shpenzimve ditore të energjisë elektirke dhe për këtë do të vendosen bllok tarifa nga 1 korriku”, tha mes tjerash Bekteshi. Bekteshi theksoi se çmimi i energjisë elektrike nuk do të jetë i njëjt për të gjithë,…
Prej sot mund të aplikohet për ndihmë financiare për pagesën e pagës minimale. Në ueb-faqen e Drejtorisë për të Ardhura Publike, tani më ekziston softuer përmes të cilit mund të dorëzohet kërkesë për ndihmë financiare për pagesën e dallimeve të kontributeve të neto pagës minimale, që tashmë me ligj është rritur në 18 mijë denarë. “Punëdhënësit që dëshirojnë të përdorin ndihmë të këtillë shtetërore, për dorëzimin e MPIN, në fushën 3.23 duhet të vendos shifrën 405, për të punësuarit që kërkojnë ndihmë financiare. Punëdhënësit që tanimë kanë paguar pagën e marsit, dhe kanë kërkuar ndihmë financiare, poashtu mund të të…
Prokuroria Themelore Publik e Gostivarit, pas procedurës së zbatuar ngriti kallëzim penal kundër 50 vjeçarit nga fshati Gjurqevisht e Komunës së Vrapçishtit i cili sulmoi gazetarët më 16 shkurt. Ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes”, e dënueshme me nenin 133 të Kodit Penal. Sipas Prokurorisë, i pandehuri më 16 shkurt gazetarin dhe kameramanin i ka parë duke incizuar në shkollën e fshatit. “Ai ka nisur zënkën duke sharë dhe më pas ka marrë sëpatën dhe ka nisur të drejtohet tek ata. Gazetarët janë larguar nga vendi dhe ngjarjen e kanë denoncuar në…
Nga sot, 80.000 të punësuar, bashkë qytetarë tanë punëtorë në industri të ndryshme do të marrin 18.000 denarë pagë minimale ka deklaruar kryeministri Kovaçevski. Paga minimale prej 18.000 denarë është realitet, por më e rëndësishme është që ajo do të rritet vazhdimisht pa nevojë të ndërhyrjeve shtesë. Tani, me dy paga minimale shporta sindikale mbulohet, gjë që nuk ishte rast në vitin 2016, kur nevojiteshin më shumë se 4 paga minimale që të mbulohet një shportë, ka shkruar sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në “Fejsbuk”. Kovaçevski porosit se mbrojtja e standardit të jetesë mbetet një ndër prioritetet e Qeverisë dhe se…
Në prag të ditës së nesërme kur besimtarët e konfesionit musliman edhe do të fillojnë me agjërimin e Ramazanit, Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës apelon qytetarët e zonës Tetovë-Gostivar që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, sidomos kur dalin nga shtëpitë e tyre dhe shkojnë në darkat e Iftarit apo tek të afërmit. Ata këshillohen që të mbyllin dyert, të mos i lënë dritaret hapur dhe të mos publikojnë fotografi nëpër rrjetet sociale, duke dhënë sinjale se nuk janë në shtëpi, pra se janë me persona të tjerë. Nga ana tjetër, nëse vërejnë lëvizjen e personave të dyshimtë pranë…
Ish-deputeti nga radhët e LSDM-së, Petar Atanasov sot në “Utrinski brifing” komentoi rezultatet e regjistrimit të popullsisë. Ai theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim po e fsheh uljen e përqindjes së shqiptarëve. “Duhet të jem i hapur, BDI fsheh numrin se sa përqind e shqiptarëve janë më pak. Për 20 vite keni parti në pushtet që thonë se shqiptarët janë më shumë”, u shpreh Atanasov. Ai po ashtu theksoi se të gjitha pakicat nuk janë të kënaqura me rezultatet e regjistrimit të popullsisë.
Bullgaria jo një herë ka deklaruar se është me një rëndësi të madhe krijimi i kushteve për vetëidentifikim të lirë të qytetarëve me identitet bullgar në Maqedoninë e Veriut dhe garantimi i të drejtave të tyre. Kjo theksohet në një pozitë të Ministrisë së Jashtme bullgare. Jemi shumë të befasuar nga të dhënat e publikuara për numrin e bullgarëve të vetëidentifikuar në regjistrim. Vërejmë mospërputhjen drastike mes këtyre të dhënave dhe mbi 100 000 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë dorëzuar personalisht dokumente që vërtetojnë origjinën dhe vetëdijen bullgare për marrjen e nënshtetësisë bullgare. Objekt i një analize…
Më shumë se një muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, sulmet e intensifikuara në disa qytete të Ukrainës kanë lënë shumë njerëz pa qasje në shtëpitë e tyre, pa energji elektrike, ujë, ushqim dhe nevoja elementare. Vendet që mbështesin Ukrainën në këtë luftë, përfshirë Maqedoninë e Veriut, po dërgojnë ndihma të formave të ndryshme për të ndihmuar forcat ushtarake, si dhe ndihma humanitare për ata që po vuajnë pasojat e tmerrshme nga sulmet, shkruan Vërtetëmatësi. Shkruan: Simona Atanasova Institucionet, komunat, ndërmarrjet, kompanitë, odat ekonomike, si dhe qytetarët e thjeshtë të Maqedonisë së Veriut kryejnë aksione të ndryshme për mbledhjen e ndihmave…
Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit parashtroi aktakuzë kundër një personi për dhunë. Siç njoftojnë nga prokuroria, i pandehuri më 26.11.2021 në cilësinë e zëvendësdrejtorit të shkollës fillore në fshatin Çegran të Gostivarit ndaj një nxënësi ka vepruar në mënyrë ku preket dinjiteti dhe personaliteti. Fëmija që ka qenë në klasë të 8 është njoftuar se bashkë me dy nxënës të tjerë është transferuar në një klasë tjetër. Ai ka shkuar në katin e dytë të shkollës për ta marrë orarin, ndërsa i pandehuri është fjalosur me nxënësin dhe më pas ka nisur ta godasë me shqelma dhe shuplaka. Nënësi ka…
Një aksion i madh policor po zhvillohet mëngjesin e sotëm në disa rajone në vend, gjegjësisht në Haraçinë, Nerez dhe Radushë. Mësohet se është kapur drogë ndërsa janë arrestuar disa shpërndarës të drogës. Nga MPB e konfirmojnë lajmin ndërkaq thonë se aksioni ende po vazhdon në disa lokacione në Shkup. Jozyrtarisht mësohet se është kapur drogë e tipit kokainë dhe marihuanë.

