Pasi Kopshti Zoologjik i Shkupit dje njoftoi se kanë marrë një pasardhës nga Llamat, sot është një lajm i ri i mirë, kopshtit i shtohet edhe një Lemur i ri. “Lemurët me bisht unazor të Madagaskarit janë një specie e rrezikuar dhe shumë rrallë në kopshtet zoologjike, por në Shkup kemi bekimin që çdo vit të kemi disa lemurë, bebja jonë qoftë gjallë dhe e shëndetshme”, informojnë nga Kopshti Zoologjik i Shkupit.
Author: Hamdi Kumanova
Për sot pasdite paralajmërohet mot i paqëndrueshëm me reshje të dendura të shiut dhe bubullima në pjesët perëndimore dhe lindore në Maqedoninë e Veriut. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor vende-vende do të arrijë shpejtësi edhe mbi 80 kilometra në orë. Nga fundi i ditës në zonat malore, reshjet do të kalojnë në borë. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 11 deri 20 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm me shi të përkohshëm lokal dhe erë të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Mot me vranësira me reshje të shiut do të vazhdojë…
Si pasojë e të reshurave të shiut është dëmtuar ujësjellësi i qytetit të Tetovës dhe për këtë arsye i njëjti është i ndalur, njoftojnë nga NPK “Tetova” Tetovë. “Si pasojë e të reshurave të shiut , uji që vjen nga burimi i Leshnicës ka pësuar ndotje dhe për këtë arsye i njëjti është i ndalur. Sasia e ujit nga burimet tjera dhe bunaret arin deri në 260 l/s , sasi e cila nuk është e mjaftueshme për furnizim normal dhe të barabartë për të gjithë qytetarët ,kështu që ndërmarrja ka vendosur që prej ora 23:00 deri ne ora 03:00 të…
Një person ka mbetur i lënduar në aksidentin rrugor që këtë mëngjes ndodhi në rrugën Gostivar-Strazhë, tek udhëkryqi i Mavrovës. Zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski, tha se aksidenti u denoncua ka hora 9 e 10 minuta të së shtunës. Në aksident janë përfshirë automjetet “Golf” dhe “Hundai”. Me lëndime ka përfunduar një person i cili u transferua në spitalin e Gostivarit për trajtim. Nuk dihet gjendja e tij, tha ai. Ekipet e policisë hetojnë shkaqet e aksidentit.
Zëvendës Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Eurazinë Laura Cooper tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë në një emërues të përbashkët në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor përballë përpjekjeve të Rusisë për destabilizim. Zonja Cooper tha gjithashtu se nuk është në interesin e Serbisë të bashkëpunojë me Rusinë. Zëvendës Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes Laura Cooper thotë se megjithëse se Moska po ndryshon retorikën lidhur me synimet e saj në Ukrainë, në terren po vazhdon me sulmet shkatërruese kundër popullatës civile. “Qëllimi i Rusisë fillimisht ishte të zëvendësonte qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike…
Biblioteka “Koço Racin” në Tetovë me rastin e 23 Prillit – Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave Autoriale ka shpallur konkurs për krijime më të mira poetike për nxënësit e shkollave fillore në rajon. “Konkursi letrar është me temën “Libri”. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë nxënësit e shkollave fillore në Tetovë dhe rajonin e Tetovës. Veprat poetike duhet të dërgohen me një shifër. Emrat e autorëve, titulli i poezive dhe shifrat duhet të dorëzohen në një zarf të veçantë të mbyllur. Për poezitë më të mira jepen çmime”, njoftojnë nga Biblioteka. Veprat poetike duhet të dorëzohen në bibliotekë…
Akademiku Pavlovski, i cili jeton dhe punon në Australi, në një prononcim për MKD.mk thotë se diaspora asnjëherë nuk është përfshirë në regjistrimet e popullsisë në Republikën e Maqedonisë. Për Katica Kulavkovën, njëherësh anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ky regjistrim është një tjetër tregues se jemi në fazën përfundimtare të shkatërrimit të shtetit kombëtar maqedonas dhe delegjitimimit të kombit maqedonas. “Tani u zbatua me përkushtimin e madh të Ali Ahmetit, i cili së pari siguroi një kornizë ligjore. E kur erdhi koha për punë në terren, fushata u shoqërua nga presidenti i Shqipërisë, kryeministri i Kosovës,…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas hetimit prej disa muajve, është shpërbërë një grup kriminal nga rajoni i Shkupit. Policia njofton se grupi ka shitur substanca narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë. “Në të gjithë periudhën e hetimit janë ndaluar gjithsej 13 persona ndërsa është gjetur kokainë dhe marihuanë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë. MPB njofton se vetëm gjatë ditës së djeshme policia ka kryer bastisje në gjashtë lokacione në Shkup, Haraçinë dhe Radushë pas çka janë arrestuar dy persona. “Janë kryer kontrolle në gjashtë lokacione në Shkup, Haraçinë dhe Radushë, gjatë të cilave janë gjetur…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka theksuar që bisedimet me Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) janë të hapura, ndërsa qëllimi i Qeverisë është të krijojë zgjidhje edhe për të ardhmen, transmeton Portalb.mk. “Dialogu me SASHK-un është i hapur dhe po bisedohet për kornizë, gjegjësisht metodologji që do të mundësojë që pa ndikim politik në të ardhmen të kemi rritje të pagës te të punësuarit në këto sfera”, deklaroi Kovaçevski, duke sqaruar që po bëhen kalkulime se sa është mundësia për rritjen e pagës në këtë periudhë. Ai theksoi që në bazë të konsultimeve me Bankën Popullore, është alarmuar që…
Oliver Spasoski të shkarkojë shefat dhe inspektorin e dënuar për keqpërdorim, gjegjësisht presion politik dhe pastaj vetë të largohet nga MPB! Dokumenti gjyqësor i cili tregon se tre shefa policie dhe një inspektor, të gjithë të Oliver Spasovskit dhe LSDM-së, gjatë periudhës zgjedhore kanë keqpërdorur ose thënë ndryshe ngacmuar një kandidat për kryetar komune që nuk është nga LSDM-ja. Është dëshmi e partizimit të plotë të policisë nga Oliver Spasovski, i cili ka qenë ministër i Policisë për pesë vite. Opinioni i gjërë e di mirë se Vladimir Ristov, i njohur si Kamenjar, shef i Njësisë për Krime Ekonomike, është…
Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe Ministria e Brendshme po investojnë në mënyrë aktive në potencialin njerëzor të policisë. Krahas rikonstruksionit të komisariateve dhe reparteve, krahas uniformave dhe pajisjeve të reja, po investohet edhe në pagat e punonjësve të policisë. Këto ditë janë paguar 5897 vendime bonus pagash për vitin 2021. 5.897 punëtorë në MPB kanë marrë 28.718 denarë për 150 orë jashtë orarit të kryera në vitin paraprak. Paga e bonusit është paguar rregullisht për 2017, 2018, 2019 dhe 2020. Për këtë qëllim nga buxheti i MPB-së janë shpenzuar mbi nëntë milionë euro. Krahas bonusit të pagës, rritje e…
Heshtje e plotë nga qeveria dhe administratori Kovaçevski për negociatat me Bullgarinë dhe Kiril Petkov për komisionin për histori. Çfarë ka përfunduar, siç njofton pala bullgare në komision dhe cili është momenti i ri në negociatat në këtë komision, pyesin nga VMRO. “Të gjitha informacionet që arrijnë deri te opinioni në Maqedoni janë nga qeveria bullgare apo nga ndonjë komision. Dje mund të shihnim një triumf të plotë nga ana e palës bullgare në komisionin për histori për figurën historike Car Samueli. Përderisa në Bullgari ka triumf, qeveria e Kovaçevskit thotë se mbledhja e komisionit të përzier ka kaluar në…

