Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe Ministria e Brendshme po investojnë në mënyrë aktive në potencialin njerëzor të policisë.
Krahas rikonstruksionit të komisariateve dhe reparteve, krahas uniformave dhe pajisjeve të reja, po investohet edhe në pagat e punonjësve të policisë.
Këto ditë janë paguar 5897 vendime bonus pagash për vitin 2021.
5.897 punëtorë në MPB kanë marrë 28.718 denarë për 150 orë jashtë orarit të kryera në vitin paraprak.
Paga e bonusit është paguar rregullisht për 2017, 2018, 2019 dhe 2020. Për këtë qëllim nga buxheti i MPB-së janë shpenzuar mbi nëntë milionë euro.
Krahas bonusit të pagës, rritje e re pagash ka në Ministrinë e Brendshme:
Me ndryshimet në Ligjin për pagën minimale, punonjësit në MPB të cilët nuk janë të autorizuar, do të kenë dy rritje, përkatësisht
Me pagën e muajit mars marrin rritje pagash me qëllim të harmonizimit me Ligjin për pagën minimale dhe rritje graduale është bërë për të gjitha vendet e punës.
Me pagën e muajit shtator ata sërish do të kenë rritje prej 5%, në mënyrë që në MPB të mos ketë asnjë punonjës që merr shumën e pagës minimale dhe të gjitha pagat të jenë më të larta se paga minimale e përcaktuar me ligj.
E gjithë kjo, kontribuon për të pasur një polici të përkushtuar të motivuar, e cila merret me efektivitet dhe sukses me të gjitha llojet e krimeve dhe korrupsionit, siç dëshmohet nga aksionet e shumta policore në të gjithë vendin.
LSDM vazhdon të punojë në interes të qytetarëve, përmes masave dhe politikave të përgjegjshme përmirësojmë standardin jetësor të të gjithë qytetarëve, thuhet në kumtesën e LSDM-së. /KlanMacedonia/



