Nëpunës policorë të SPB Tetovë sot (25 janar) nga ora ora 07 deri më ora 10, realizuan kontrollim aksional për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet jashtë vendeve të banimit, para së gjithash të autobusëve, furgonëve dhe automjeteve të rënda të transportit. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe ligjërisht janë sanksionuar gjithsej 19 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar (TE-15 dhe GV-5). Të gjithë shoferëve të ciltë kanë shkelurr rregullat u janë lëshuar parashkresa adekuate, kurse poashtu është sanksionuar edhe një kundërvajtje tjetër e trafikut (GV).
Author: Hamdi Kumanova
Sot (25.01.2022) nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria O.S. (50) nga Shkupi. Për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhërarrest qendror me të cilën është kërkuar për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg prej një viti e shtatë muajve. O.S. do të dërgohet në institucion nëdshkues-përmirësues për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg.
Sot, Transparency International ka konfirmuar edhe zyrtarisht atë që Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar në vazhdimësi. Regjimi aktual është një nga më të korruptuarit në botë dhe në vlerësimin e këtij viti radhitet në grupin e vendeve si Tanzania, Suriname, Maroko, Guyana, Etiopia, Kolumbia dhe të tjera. Për të qenë ironia edhe më e madhe, vende të cilat deri dje janë llogaritur si më të korruptuara, sot janë në pozicione shumë më të mira se vendi jonë, ndërsa larg Maqedonisë së Veriut janë edhe vendet diktatoriale si Kuba. Kjo situatë ka vetëm një fajtor, regjimin hibrid që ka kapur gjyqësorin…
Gjatë ditës së djeshme (24.01.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 101 shoferë, prej tyre katër automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse dy automjete me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion…
Për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale ”mosveprim sipas rregullave shëdetësore gjatë epidemisë”, SPB Ohër deri te prokuroria kompetente parashtroi kallëzim penal kundër K.P. (37) dhe A.K. (37) të dy nga Ohri. Të denoncuarit, më datën 19.01.2022 janë testuar për dijagnostifikimin e Korona virusit dhe në vend se të qëndrojnë në vetizolim, në pajtim me vendimet për rekomandimet parandaluese për mbrojtje e shëndetit të qytetarëve nga sëmundjet ngjitëse, të njëjtën ditë kanë marrë pjesë në manifestimin publik fetar me rastin e festës fetare ” Uji i Bekuar 2022” i cili është mbajtur në Ohër.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme vendosi që Sanela Shkrielj dhe Marija Koçovska të jenë deputetet e reja të LSDM-së në Kuvend. Ata zëvendësojnë Slavjanka Petrovskën, e cila tani është ministre e Mbrojtjes dhe Bisera Kostadinovska Stojçevska, e cila është ministre e Kulturës. Shkrielj ishte një zv. ministre e Punës dhe Politikës Sociale në qeverinë tranzitore përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020. Ajo hyn në Kuvend si e radhës, gjegjësisht e 14-ta në listën e LSDM-së në njësinë e dytë zgjedhore, të cilën në zgjedhjet e atëhershme e udhëhoqi Oliver Spasovski, në të njëjtën kohë ishte edhe shefe…
Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski përmes një statusi në Facebook ka reaguar pas informacioneve të publikuar se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim prej 24 vendesh në luftën korrupsionit. “Nëse drejtimi i një vendi mund të vihej në një tabelë exel, do të ishte e lehtë për të gjithë të drejtonin një vend. Duhet të dihet se drejtimi i vendit nuk është i njëjtë me tabelat e trashëguara të excel-it të marra për partinë. Nuk mund të vihen në tavolinë interesat shtetërore, as jeta e qytetarëve. E kur bëhet fjalë për tabelat e excel-it, është më e rëndësishme që shifrat…
Në repartet infektive dhe në qendrat e kovidit në shtet janë hospitalizuar gjithsej 576 pacientë me Kovid-19 dhe ka 183 shtretër të lirë. Në qendrat e kovidit në Shkup gjithsej janë hospitalizuar 174 pacientë prej të cilëve 71 në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse, 75 në SPQ “8 Shtatori” dhe 28 në Klinikën për Sëmundje të Mushkërive TBC, informuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë. Njoftuan se sipas të dhënave të cilat klinikat dhe spitalet çdo mëngjes ua dorëzojnë, për momentin në Shkup vende të lira ka në Klinikën Infektive, në SPQ “8 Shtatori” dhe në Institutin për TBC. Ministria e…
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, sot realizoi takim me ambasadoren e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh. S. Rejçell Gallovej. Në takim ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu interes për thellimin e këtij bashkëpunimi, përmes nënshkrimit formal të marrëveshjes për bashkëpunim në më shumë fusha të shëndetësisë dhe mjekësisë, me çka do të mundësohen specializime mjekësore, trajnime për metoda dhe trajtime bashkëkohore të diagnostifikimit, zhvillim të projekteve të përbashkëta dhe lloje të tjera të bashkëpunimit që janë në interes të avancimit të dijeve për profesionistët e…
Sot (25.01.2022) në ora 09:30 minuta në.punës policorë të Ekipit Operativ për Ndjekje në rajonin e Kisella Vodës e kanë privuar nga liria B.M. (41) nga Shkupi. Për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhërarrest qnedror me urdhëresë të Gjykatës Themelore Shkupi 1. Ai është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajve në lidhje me nenin 131 të Kodit Penal. B.M. do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit.
Nuk pritet të ketë takim liderësh për shfuqizimin e Qeverisë teknike. Pushteti pretendon që procedura të përfundojë në Kuvend, duke u thirrur në marrëveshjen paraprake të liderëve, shkruan Alsat. Ndonëse LSDM-ja nuk kishte përgjigje nëse lideri socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski do të pajtohet për heqjen e Qeverisë teknike në bazë të marrëveshjes së vitit 2021 mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, opozita maqedonase pret që Kovaçevski ta respektojë atë. Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja ka ndryshuar qëndrim për heqjen e Qeverisë teknike. “Vitin e kaluar në muajin gusht në takimin mes liderëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së u arrit marrëveshje dhe ishte pranuar propozimi…
Ministrja për punë dhe politikë sociale, Jovanka Trençevska menjëherë pas marrjes së funksionit punëson dy këshilltarë në kabinetin e saj, me rrogë prej 52.000 denarëve, shkruan portali Plusinfo, transmeton gazeta LAJM. Shpallja për punësimin e tyre është publikuar të premten dhe zgjat tre ditë pune. Sipas shpalljes punësohen – këshilltar special për çështje që kanë të bëjnë me punë, siguri dhe shëndet gjatë punës dhe sigurimit pensional e invalidor, si dhe këshilltar special për çështje që kanë të bëjnë me politikat për mbrojtjen sociale të fëmijëve. Nga Ministria për punë dhe politikë sociale konfirmojnë se informacionet për punësimin e këshilltarëve…

