Author: Hamdi Kumanova

Np Ujësjellësi dhe Kanalizimi -Shkuo, informon se nesër (e shtunë), për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e ujësjellsit ndërprerje të ujit do të ketë në Bit Pazar, ndërsa shtypje më të ulët të furnizuesit me ujë do të kenë Autokomanda, Maxhari, Hipodromi, Singeliqi e Turbareva. Ndërprerja do të jetë nga ora 9 deri në përfundimin e punimeve në rrjet.

Lexo më Shumë

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës e vijon bashkëpunimin e suksesshëm me universitete të ndryshme ndërkombëtare. Në kuadër te projektit ndërkombëtar CEEPUS, një delegacion i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës, i kryesuar nga prodekani për shkencë, Prof. Dr. Erhan Sulejmani dhe Prof. Dr. Gafur Xhabiri, së bashku me studentët Adis Veliu dhe Rihan Abdyrahmani e vizituan Universitetin të Segedinit në Hungari. Vizita në këtë universitet u realizua me rastin e 60-vjetorit të Fakultetit të Inxhinierisë dhe 440-vjetorin e themelimit të Universitetit të Segedinit. Me këtë rast, profesorët dhe studentët…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për “Argument Plus” në RTV21 në Kosovë tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë element shtetformues. Ahmeti theksoi disa nga arritjet që janë bërë falë Marrëveshjes së Ohrit. “Shqiptarët në Maqedoni janë element shtetformues dhe karakterin e shtetit e kanë ndryshuar me ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2001 me Marrëveshjen Paqësore të Ohrit, ku shqiptarët kanë në përdorim të lirë flamurin e tyre kombëtar shqiptar, një kryetar komune nëse nuk e ka në përdorim në shtizë përpara flamurin dhe në tryezën e punës, dënimi, gjoba është 5.000 euro. Gjuha shqipe është…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit Anti-korrupsionit, Biljana Ivanovska për hetimin e ish-sekretarit të Përgjithshëm, Muhamed Zekiri askush nuk nuk e ka ditur dhe ka qenë risi për të gjithë ne. “Deri tani në Komisionin Anti-korrupsionin nuk ka arritur asnjë denoncim nga askush, as anonim dhe dikush tjetër për ish-sekretarin e Përgjithshëm, Muhamed Zekiri. Ka qenë risi për të gjithë ne”, u shpreh Ivanovska. Zekiri sot u shpreh se jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit, ndërsa kryeministri Kovaçevski pranoi dorëheqjen e tij. “Pres një procedurë tërësisht transparente dhe të pavarur nga Prokuroria dhe organet e gjyqësisë dhe respektim të plotë të…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka vendosur që në vend të marsit, protesta masive të organizohet më 1 maj. Kryetari Darko Dimovski thotë se aty do të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj mos nivelizimit të pagave, me rritjen e pagës minimale. Darko Dimovski, Kryetari i LSM-së “Kemi vendosur në vend të marshit të 1 marsit, të bëjmë protestë për 1 maj, ku do ta shprehim revoltën tonë përshkak të mos rritjes së pagave të tjera, me rritjen e pagës minimale. Pse e them këtë? Sepse e shohim që sot u publikua shporta konsumatore minimale sindikale e cila arrin në 36.786…

Lexo më Shumë

8 Prilli, dita ndërkombëtare e romëve u shënua në një ambient luksoz, ndërkohë që shumica e romëve në vendin tonë jetojnë në një realitet krejt tjetër. Komuniteti rom shpeshherë nuk gëzon as të drejtat themelore të njeriut, si e drejta për shëndetësi, arsim, punësim, madje një numër i lartë i tyre nuk posedojnë as dokumente identifikimi. Në rrethana të tilla të njëjtëve u pamundësohet integrimi social. “Të ju them të drejtën ka diskriminim. Më e nevojshme është të kemi punësim. Nuk ka punësime e shikoni edhe vet. Nuk ka as mjek, ja po të shkoni do shihni se nuk ka…

Lexo më Shumë

Heqja e maskave në ambientet e mbyllura do të shqyrtohet të hënën në mbledhje e Shtabit qendror të krizës, konfirmojnë nga Qeveria. Rekomandimi do të vihet në rend të ditës në seancën e Qeverisë që pritet të mbahet të martën, për të marr një dritë jeshile nga ekzekutivi. Rekomandimi u bë të mërkurën nga Komisioni për sëmundje infektive, ku u propozua që bartja maskave në ambiente të mbyllura të mos jetë e domosdoshme. Por, nga KSI-së thanë se maskat vazhdojnë të mbahen në institucionet shëndetësore publike e private, shtëpitë për kujdesin e personave të moshuar, barnatoret dhe automjetet e transportit…

Lexo më Shumë

SHUTO ORIZARË: DITA E ROMËVE SHËNOHET ME MUZIKË E VALLE DISKRIMINOHEN PËR TË HYRË NË KAFE E PISHINË Me muzikë e valle festohet 8 Prilli Dita ndërkombëtare e Romëve në Shuto Orizare. Kriza ekonomike ka thelluar edhe më shumë varfërinë tek qytetarët. “Si mund të mbijetosh me pension prej 12 mijë denarëve, vetëm barërat më kushtojnë 50 euro në muaj. Shteti vetëm mendon për interesat e tyre, pastaj për popullin”.  “Shumë është shtrenjtë. Tash në qoftë se blen diçka pak do të të shkojnë 1 mijë denarë, ndërsa asgjë s’ke marrë. Edhe barërat janë shumë të shtrenjta”. “Punojmë për ta…

Lexo më Shumë

Një grup në Facebook me mijëra anëtarë, i cili ofron transport nga Shkupi në Ohër, vazhdon të funksionojë, ndonëse ka pasur disa reagime që autoritetet që të bllokohet sepse zvogëlohet numri i transportit të transportuesve legalë, shkruan Alsat. “Për Shkupin kemi dy grupe shumë të njohura në FB, të cilat ofrojnë transport për në Shkup, përkatësisht transport ilegal. Ata kanë rreth 6000-7000 anëtarë. Është raportuar te të gjithë. Në FB reklamohet një aktivitet ilegal. Do ta krahasoja me shitjen e armeve dhe drogës në Facebook . Vlerësoj që Ministria e Brendshme duhet të reagonte. Këtu ofrohet transport ilegal në çdo…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët i është përgjigjur liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit në lidhje deklaratën e tij për heqjen e 20% në Kushtetutë që i destinohet gjuhës shqipe, transmeton TV21. “Gjuha shqipe është gjuhë shqipe dhe si e tillë duhet të qëndrojë edhe në Kushtetutë. Ky është përkushtimi jonë më i rëndësishëm për momentin”, thonë nga ASh.

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) vendosi në vend të marsit, më 1 maj të organizojë protestë masive me të cilën do të shprehet revoltë nga mosrritja e pagave të tjera me rritjen e pagës minimale, e cila nga ky muaj rritet prej 15.200 në 18.000 denarë. Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski në konferencë shtypi tha se janë të hapur për dialog ndërsa nga ana tjetër si partner social le t’i ftojë, siç tha, ta zgjidhin problemin. “Dhe kjo është shumë e thjeshtë – 2.806 denarë neto shumë të rritjes lineare të të gjitha pagave nga 1 maji, përfshirë nga…

Lexo më Shumë

E respektoj vendimin e Muhamed Zekirit për dorëheqje nga funksioni. Është një akt i përgjegjësisë politike. Qeveria së shpejti do të fillojë procedurë për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm, deklaroi për MIA-n kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kovaçevski pret një procedurë tërësisht transparente dhe të pavarur nga Prokuroria. “Pres një procedurë tërësisht transparente dhe të pavarur nga Prokuroria dhe organet e gjyqësisë dhe respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë. Qeveria së shpejti do të fillojë procedurë për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm”, deklaroi Kovaçevski. Muhamed Zekiri sot në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se jep dorëheqje…

Lexo më Shumë