E respektoj vendimin e Muhamed Zekirit për dorëheqje nga funksioni. Është një akt i përgjegjësisë politike. Qeveria së shpejti do të fillojë procedurë për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm, deklaroi për MIA-n kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski pret një procedurë tërësisht transparente dhe të pavarur nga Prokuroria.
“Pres një procedurë tërësisht transparente dhe të pavarur nga Prokuroria dhe organet e gjyqësisë dhe respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë. Qeveria së shpejti do të fillojë procedurë për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm”, deklaroi Kovaçevski.
Muhamed Zekiri sot në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se jep dorëheqje nga funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë.
Dorëheqja e Zekirit vjen pasi Prokuroria Publike për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsion ka lëshuar urdhër “për zbatimin e procedurës hetimore kundër dy shtetasve kroatë dhe një funksionar të Qeverisë së RMV-së në cilësi të personit zyrtar, i dyshuar se ka kryer vepër penale keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”



