Mëngjesi i sotëm është i vranët dhe me reshje lokale të shiut. Në pjesën e sipërme të Vardarit era e ndryshoi drejtimin në verior dhe është përforcuar. Gjatë 24 orëve të kaluara deri në orën 8 sot në mëngjes më së shumti shi ka rënë në Hanet e Mavrovës ku janë matur 5 l/m2, 2 në Ohër, dhe nga një në Shkup në Petrovec, Shtip dhe në Kumanovë. Moti do të jetë i vranët dhe dukshëm më i freskët me reshje të përkohshme të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të mëdha, të shoqëruara me…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se të gjitha institucionet parashkollore do të vazhdojnë punën e tyre për përkujdesin dhe edukimin e fëmijëve edhe gjatë grevës së paralajmëruar. Në pajtim me Konventën për të drejtat e fëmijës, dispozitat në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e drejtë e patjetërsueshme e fëmijëve t’u ofrohet përkujdes dhe edukim në institucionet parashkollore si një formë e mbrojtjes së fëmijëve. Sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në institucionet parashkollore për fëmijë, kryerja e veprimtarisë së përkujdesit dhe edukimit të…
Edhe pse përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë vazhdimit pohojnë se ka përparim në negociatat dhe se marrëdhëniet po përmirësohen, sot nga Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev mbërritën tone të reja të ftohta. Ai porositi se pret që Qeveria bullgare t’i përmbahet Deklaratës së miratuar në Parlament gjatë negociatave për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Maqedoninë, të cilat, siç theksoi, duhet të zgjidhen para hapjes së bisedimeve. Në të kundërtën, mund të vijë deri te një krizë qeveritare, porositi Radevi. Ai paralajmëroi edhe bllokadë të re ndaj Maqedonisë, gjegjësisht kërkon që bullgarët që jetojnë në vendin tonë të mos emërohen…
Organizata humanitare “Kalliri i Mirësisë” bashkë me Komunën e Sarajit me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit sot ndërmorën aksion humanitar duke shpërndarë 200 pako me produkte ushqimore në të gjitha vendbanimet e Komunës tonë. E përshëndesim iniciativën e organizatës humanitare të cilët gjithmonë në raste të veçanta kanë ndihmuar dhe gëzuar familjet me nevoja.
Tre persona janë të dyshuar për vrasjen e hendbollistit të KH “Butel”. Prej tyre dy janë privuar nga liria dhe sot do të nxirren para gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup, përderisa i dyshuari i parë i cili është i pakapshëm për organet e përndjekjes po kërkohet dhe është shpallur njoftim qendror, njoftoi Prokuroria Publike. Pas marrjes së njoftimit nga MPB-ja për një ngjarje kriminale me pasoja fatale, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup, për hetimin e të gjitha rrethanave për zbardhjen e ngjarjes ka bërë autopsi në trupin e të ndjerit, ka urdhëruar…
Avokati mbrojtës i Muhamet Zekirit Aleksandar Trajkovski ka ankimuar vendimin për paraburgim 30 ditorë të klientit të tij. Pala mbrojtëse kërkon nga gjykata penale që ta ndyshojë vendimin. “Pran gjykatës penale në Shkup kemi parashtruar ankesë ndaj vendimit për shqiptimin e paraburgimit ndaj zotri Muhamet Zekirit, presim nga gjyqi ta anuloj paraburgimin, kërkojmë mbrojtje në liri”, u shpreh avokati Aleksandar Trajkovski. Sipas avokatit mbrojtës të Zekirit, nëse gjyqi vlerëson mund të shqiptohet masa e arrestit shtëpiak dhe marrja e dokumenteve të udhëtimit. Gjykata duhet të vendosë mbi ankimimin në afat prej 48 orësh.
Aleanca për Shqiptarët shprehet e gatshme që të përkrah një nismë eventuale të VMRO DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese, duke e hequr “20 përqindëshin” nga Kushtetuta. Kreu i ASH-së Zijadin Sela tha se është pro hapjes së Kushtetutës nëse shqiptarëve u hiqet termi i 20%-it të dalë nga Marrëveshja kornizë e Ohrit. Ai tha se për të pasur një garancë të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve duhet të miratohet një Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, propozim-ligji të cilën ASH pritet ta dorëzoj në Kuvend, e që mund të zëvendësoj mekanizmin e balancuesit, shkruan Alsat. “Për heqjen e definicionit…
“KA ARDHUR KOHA TI PËRMBUSHNI PREMTIMET” “U deshtë që të vijnë liderë të guximshëm politik dhe të sjellin vendime të rënda, që ne sot në Delfi të ulemi dhe të flasim për çështje ekonomike” – Me këto fjalë, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, e nisi diskutimin e tij në kuadër të forumit ekonomik që po mbahet në Delfi të Greqisë. Tha se Greqia gjithmonë e ka mbështetur Maqedoninë e Veriut, por më pas erdhën edhe pyetjet për çështjen me Bullgarinë. Kovaçevski vlerëson se pas ardhjes në pushtet të dy qeverive të reja në Bullgari dhe tek ne, dialogu mes dy shteteve është…
Nga ana tjetër nga LSDM thonë se pikërisht VMRO-DPMNE është simbol i krimit dhe korupcionit, ku anëtarë të saj janë të dënuar me burg për krim. Për dallim nga koha kur VMRO në pushtet, tani gjyqsori vepron si i lirë, shprehen nga partia në pushtet. “Ka një dallim të madh nga koha e regjimit kur institucionet, gjyqësori dhe prokuroria ishin nën kontrollin e VMRO-DPMNE-së dhe në vend që të ndiqnin, mbronin krimin. Askujt nuk i ka shkuar në mendje të marrë përgjegjësi, as të japë dorëheqjen, sot nuk është më kështu. Nga ana tjetër, ne ofrojmë të gjitha kushtet…
“Denari është stabil dhe do të vazhdojë të jetë stabil, qytetarët nuk duhet të kenë fare frikë. Banka Popullore ka kapacitetin institucional dhe instrumentet e duhura monetare për të ruajtur stabilitetin”, theksoi guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Anita Angelovska-Bezhoska për emisionin “Top Tema” në TV Telma. Sipas saj, në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, nga shkurti, qartë thuhet se stabiliteti i kursit të denarit nuk është fare në pikëpyetje, përcjell INA. “Për më shumë se dy dekada, Banka Popullore ka ndjekur politikën e mbajtjes së një kursi të qëndrueshëm të denarit kundrejt euros, përfshirë edhe…
SPB Tetovë më 8 prill në orën 20 e 50 në rrugën Tetovë – Pirok, ka privuar nga liria Sh.R (34), D.B (32) dhe B.B (39), që të gjithë nga Banjica e Epërme e Gostivarit. Gjatë kontrollit të veturës “Citroen”, me tabela regjistrimi nga Gostivari e drejtuar nga Sh.R, dhe dy të tjerët bashkëudhëtarë, u gjet dhe konfiskua mariuhanë. Policia tha se po e hetojnë rastin dhe pasi të dokumentohet do të mirren masa adekuate.
Rritja e çmimit për shërbimet taksi në Tetovë u prit shumë mirë nga taksistët, mirëpo ky gëzim i tyre nuk zgjati shumë pasi komuna doli me urdhëresë për plotësimin e disa kushteve për të punuar taksi. Ndër to, edhe detyrimi që makinat të plotësojnë standardin Eko 5, por edhe të kenë firmë të regjistruar. Kjo nxiti reagimin e taksive, por nga komuna thonë se mos plotësimi i këtyre kushteve do të rezultojë me dënime, madje edhe konfiskim të makinës, shkruan Alsat. “Ndër kushtet kryesore është që çdo ndërmarrje apo person fizik duhet të ketë të paktën firmën e regjistruar, vetura…

