Mëngjesi i sotëm është i vranët dhe me reshje lokale të shiut. Në pjesën e sipërme të Vardarit era e ndryshoi drejtimin në verior dhe është përforcuar. Gjatë 24 orëve të kaluara deri në orën 8 sot në mëngjes më së shumti shi ka rënë në Hanet e Mavrovës ku janë matur 5 l/m2, 2 në Ohër, dhe nga një në Shkup në Petrovec, Shtip dhe në Kumanovë.
Moti do të jetë i vranët dhe dukshëm më i freskët me reshje të përkohshme të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të mëdha, të shoqëruara me bubullima. Temperaturat e ditës do të ulen për rreth 10 gradë. Në malet mbi 1200 metra lartësi mbidetare në pjesët perëndimore dhe veriore reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 11, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 10 deri 15 gradë.
Në Shkup mot i vranët me reshje të shiut, përkohësisht të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bie në 10, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë 13 gradë.



