Ndaj njoftimit të Departamentit të Shtetit të ShBA-ve, ku bëhet e ditur se ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski dhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov janë vendosur në listën e zezë – si persona të padëshiruar, ka reaguar Ambasada e ShBA-ve në Shkup, transmeton TV21. Mes Gruevskit dhe Mijallkovit, në listën e sanksioneve gjenden edhe 5 persona të tjerë. Bëhet fjalë për Svetzar Maroviçin nga Mali i Zi, Yllin Bahrin nga Shqipëria, Aqif Rakipi nga Elbasani, Asim Sarajlic nga Bosnja e Hercegovina dhe Gordana Tadiq nga Bosnja e Hercegovina. “Gjithashtu, Zyra e Departamentit…
Author: Hamdi Kumanova
MPB bën të ditur se një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një filial të “SHA Posta” në Reçicë të Vogël të Tetovës. Grabitjen e kanë kryer dy persona, për të cilën nuk ka informacione se sa para janë konfiskuar. “Sot (11.04.2022) rreth orës 10:15 në SPB Tetovë, një punonjës i Postës së Maqedonisë së Veriut ka raportuar se në një filial në Tetovë, Reçic e Vogël, dy persona me kërcënim me armë kanë marrë para. Kontroll është kryer nga ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë”, thonë nga policia. Nga MPB thonë se po merren…
Partia më e madhe në pushtet kërkon nga arsimtarët për prioritet të kenë interesin e nxënësve dhe procesin mësimor. Nga kjo parti theksojnë se derisa ata janë në pushtet rrogat e arsimtarëve janë rritur mbi 21%. “E drejta për arsim është e garantuar me kushtetutë për secilin fëmijë. Për këtë iu bëj thirrje arsimtarëve që interesin e fëmijëve ta vendosin në vend të parë. Një numër i madh i prindërve sot përpiqen të organizohen për ditën e sotme bashkë me fëmijët e tyre, për shkak grevës së arsimtarëve. Në arsim me qasje metotologjike, në 3 vitet e kaluara, LSDM 3…
Kreu i SASHK-ut, Jakim Nedellkov në rrjetin social facebook mëngjesin e sotëm ka shkruar se sot është dita “D” për punonjësit në arsim. Ai thotë se sot është dita për luftë sindikale për realizimin e të drejtave sociale, për veten, familjen, punën, nxënësit dhe prindërit por edhe shoqërinë. “Të jemi të guximshëm, ashtu siç jemi, të bashkuar dhe njëzëri që të arrijmë sa më shpejt qëllimin e dëshiruar. Me arsim, shkencë dhe kulturë jemi bashkë në çdo stuhi”. Me fat!”, thotë Nedelkov.
Pas komunikatës për media lëshuar nga VMRO-DPMNE, ka reaguar edhe partia maqedonase në pushtet LSDM. Ata demantojnë fjalët e thëna nga opozita maqedonase pasi sipas tyre po e njëjta ka shkaktuar vetëm shantazhe dhe keqpërdorime të shumta ndaj mësimdhënësve si dhe qytetarëve në përgjithësi. “VMRO-DPMNE të mos e partizojë dhe politizojë grevën e SASHK-ut. Është e njëjta parti, e cila gjatë regjimit i shpenzoi paratë e qytetarëve për çmenduri monumentale, punëtorët për Shtëpinë e Bardhë ishin vetëm fuqi punëtore e lirë, kurse mësuesit u poshtëruan, u shantazhuan dhe ishin nën presion të vazhdueshëm”, thuhet në komunikatën e LSDM-së. Në reagimin…
Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti tha se janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e Impiantit për trajtimin e ujit të pijshëm në vendbanimin Rashçe informon Tetovasot. Sipas kreut të Komunës ,me ndërtimin këtij Impianti pritet të zgjidhet problemi për furnizim me uj të pijshëm në vendbanimet: Rashçe, Kopanic, Bojan, Bukoviq dhe Llaskarc.Tetovasot https://fb.watch/cjK7h6QeQ9/
Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, sot ka folur për grevën në arsim. Ai në intervistë për “Utrinski Brifing”, tha se nuk ju është dhënë mundësia palëve për negociata, edhe pse kishte thirrje që ato të vazhdojnë. “Në disa komuna ka mësim. Qëllimi është të mos viktimizohet arsimi i fëmijëve të cilët tashmë dy vite janë përjashtuar nga procesi edukativo-arsimor. Ne të rriturit duhet të jemi më të arsyeshëm”, tha Bytyqi. Bytyqi thotë se “ne si shoqëri po kalojmë nëpër procese që nuk kanë ndodhur më parë, na jepet mundësia për bisedime dhe negociata”. “Negociatat nuk do të thotë…
Mbrëmjen e djeshme (10-prill) në ora 21:10 në SPB Tetovës është raportuar se është kapluar nga zjerri vetura “BMW” me targa regjistrimi të Tetovës, në pronësi të 44-vjeçarit H.R. nga Poroji i Tetovës, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa me ndërhyrjen e Njësitit Territorial Zjarrfikës-Tetovë, zjarri i cili ka rënë në pjesën e pasme të veturës, është lokalizuar plotësisht.
Zyrtarët policorë të SPB Tetovë dje (10-prill) rreth orës 14:30 kanë privuar nga liria 36-vjeçarin S.H. nga rrethi i Tetovës, nën dyshimin se paraprakisht e ka sulmuar fizikisht dhe lënduar gruan e tij 33-vjeçare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës gjatë vizitës në shkollën e mesme “Vllado Tasevski” në Shkup tha se një pjesë e shkollave janë kyçur në grevë, ndërkaq një pjesë tjetër vazhdon procesin e mësimit, përcjell TV21. Ai tha se si Ministri ende nuk e kanë numrin e saktë të shkollave që janë pjesë e grevës. “Unë mendoj që ashtu si në këtë shkollë, në shumicën e shkollave fillore dhe të mesme në vendin tonë, në ditën e sotme një pjesë e mësimdhënësve pranojnë nxënësit, një pjesë tjetër nuk i pranojnë dhe janë të kyçur në grevë”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i…
“Atlantic Trade Skopje Sh.P.K Shkup” njofton se si distributor i gamës së kompanisë “Ferrero” në vend, me kërkesë të prodhuesit “Ferrero”, zgjeron tërheqjen nga tregu të gjithë prodhimit të “Kinder Chocobones”, “Kinder Surprise Maxi 100g” dhe “Kinder Mini Mix Peluche”. Kompania thekson se vetëm ato produkte që prodhohen në Arlon në Belgjikë janë subjekt i tërheqjes nga tregu, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç thonë në kumtesë, në kuadër të testimit të vazhdueshëm të salmonelës në bashkëpunim me autoritetet e sigurisë ushqimore, Ferrero po mbyll përkohësisht fabrikën e saj në Arlon, Belgjikë. Me efekt të menjëhershëm, i gjithë prodhimi i “Kinder Chocobones”,…
Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në një deklaratë dhënë për gazetën greke “Katimerini” thotë se Marrëveshja e Prespës, me të cilën vendi mori emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”, nuk do të ndryshojë edhe kur të ndryshojë qeveria. “Kjo marrëveshje u shënua si një nga arritjet më të rëndësishme në Ballkan në dekadat e fundit dhe jam e bindur se përveç politikës, të gjitha partitë politike, kur të jenë në gjendje të përfaqësojnë qeverinë dhe shtetin, do t’i përmbahen çfarë është rënë dakord dhe është nënshkruar”, tha Petrovska. Duke folur për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, që u…

