Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me vrasjen e hendbollistit Denis Tot, tha se nuk ka tentim për fshehje të rastit. Ai tha se policia ka vepruar në bazë të denoncimit të Klinikës, ngase në MPB askush nuk ka denoncuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike. “Në asnjë moment nuk ka mbulim të rastit. Që nga marrja e informacionit nga Klinika kemi filluar me veprimet hetuese. Nuk kemi ndaluar me hetimin e rastit. Dy persona u arrestuan, për një person po kërkohet. Ky rast është zbardh tërësisht me ngritjen e kallëzimeve penale”, ka deklaruar ministri Spasovski,…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme vetëm në qytetin e Shkupit ka shqiptuar 232 gjoba, prej të cilave 62 për tejkalim të shpejtësisë, 19 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 28 për mosdhënien përparësi këmbësorëve. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 11 masa për përdorim të telefonit, 18 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, 9 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 4 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, tre gjoba për kalim në të kuqe në semaforë dhe 52 të tjera për parkim të parregullt, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme (11-prill) në 20:45 minuta në SPB Tetovë është raportuar se ka shpërthyer zjarr në hapësira të pashfrytëzuara në anën lindore të stadiumit të qytetit në Tetovë. Në to kishte një sasi të madhe mbeturinash të ndryshme dhe goma të vjetra automjetesh. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa me intervenimin e Njësitit Territorial Zjarrfikës të Tetovës rreth orës 21:35, zjarri është shuar plotësisht. Rasti është duke u zbardhur.

Lexo më Shumë

Sindikata Progresive e Arsimit pranë Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë konsideron se për momentin rritja lineare e pagave në sektorin publik prej të paktën 2.800 denarë është zgjidhja më e qëndrueshme për pagat në arsim. Kërkojnë me Ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional të rregullohet rritja e ardhshme e pagave në arsim, në përqindje, sipas rritjes së pagës minimale, të zgjidhet statusi i të punësuarve në kohë të caktuar dhe të gjithë punësimet e ardhshme në arsim të jenë në kohë të pacaktuar. “Nëse SASHK-u e mbështet këtë kërkesë ne do t’i bashkëngjitemi zyrtarisht grevës, ndërsa kuptohet që LSM kumtoi…

Lexo më Shumë

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të mbështesin sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë për agresionin në Ukrainë. Pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, Baerbock tha se shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor e kanë bërë të qartë se e shohin të ardhmen dhe sigurinë e tyre brenda Bashkimit Evropian dhe kanë mbështetur sanksionet evropiane ndaj Rusisë. “Kur bëhet fjalë për Serbinë, nëse doni të bëheni një anëtar i BE-së, gjë që dëshiron Serbia, është shumë e rëndësishme që të mbështesni politikën e jashtme të Bashkimit…

Lexo më Shumë

Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (11-prill) rreth orës 16:30, në prani të punëtorit social dhe avokatit për të mitur, kanë arrestuar një të mitur nga Tetova, e cila paraprakisht e kishte kërcënuar dhe kishte tentuar ta sulmojë me mjet të mprehtë, nënën e saj F.D. 42 vjeçare nga Tetova, por është penguar në qëllimin. E mitura është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit dhe kundër saj do të përgaditet procedim përkatës. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj grevës së mësimdhënësve e cila sot është në ditën e dytë. Në komunikatë thuhet se e drejta për arsimim është e drejtë e garantuar me kushtetutë, prandaj ka ftuar mësimdhënësit që të vendosin interesin e nxënësve si prioritet, duke përmendur edhe rritjen graudale të pagave që LSDM ka bërë në arsim. “Nevoja për një vlerësim dinjitoz të punës së mësuesve është e qartë, por në interes të nxënësve. Ajo çka është e rëndësishme momentalisht është që mësimdhënia të vazhdoj dhe mos të këtë ndërprerje. E drejta për…

Lexo më Shumë

Shtabi Kryesor Koordinues i Krizave (ShKKK) njofton se ka miratuar konkluzionet nga vendimet edhe rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Konkluzionet do t’i dërgohen Qeverisë, e cila për to do të vendosë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. “Ndër konkluzionet e miratuara që Komisioni i dorëzoi në ShKKK janë heqja e detyrimit për mbajtjen e maskave gjatë mbajtjes së mësimit me prezencë fizike në shkollat e mesme, si dhe heqja e ndalimit të ekskursioneve dhe mësimit në natyrë. Është miratuar edhe konkluzioni për heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave mbrojtëse në hapësirë të mbyllur, me përjashtim të institucioneve shëndetësore,…

Lexo më Shumë

Inflacioni është në rritje në Maqedoni dhe me këtë pritet të rritet numri i qytetarëve të varfër, shkruan “Faktor”. Biljana Dukovska nga “Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë”, sqaron se qytetarët tashmë janë duke llogaritur se çfarë të shkurtojnë shpenzimet, për të kaluar muajin. Kostoja e jetesës po rritet me shpejtësi. Jemi dëshmitarë se çmimet e shumë produkteve ushqimore janë rritur së fundmi. Si gjithmonë, më të prekurit do të jenë ata që deri tani kanë jetuar me të ardhura të ulëta. “Rritja e inflacionit do të zgjasë buxhetet e familjes deri në atë pikë sa të mos mund të plotësojnë…

Lexo më Shumë

Aktivitetet dhe kërkesat e sindikatave janë të qarta dhe të sakta. Ato kanë të bëjnë me nivelizimin e pagës minimale. Këtu nuk duhet kërkuar asnjë politikë. Qeveria nga ana tjetër ka shumë kohë që ka futur kokën në rërë dhe nuk sheh problemet e stafit arsimor. Sigurisht që ka mbipunësim në arsim, arsimi nga ana tjetër u shërben partive politike për klientelizëm dhe punësim politik, por e gjithë kjo pavarësisht mosinvestimit në 20 vitet e fundit nuk justifikohet, thotë në një intervistë për “Lokalno” Petar Atanasov, ish-zv. ministër i Arsimit nga radhët e LSDM-së. Ai thotë se qeveria duhet të…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të plotësojnë disa kushte të jashtëzakonshme në rast se planifikojnë të kryejnë haxhin për këtë viti, transmeton Portalb.mk. “Haxhi i këtij viti është për grupmoshën nën 65 vjeç, me kusht që të jenë të vaksinuar (me dy vaksina) kundër Covid-19 të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë”, deklarojnë nga BFI-ja, bazuar në informatat e marra nga Ministria e Haxhit dhe Umres në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Për shkak gjendjes epidemiologjike të krijuar nga virusi Kovid-19, qytetarët që duan të kryejnë pelegrinazhin në Mbretërinë e Arabisë Sauditë, gjatë hyrjes duhet të kenë edhe testin PCR negativ,…

Lexo më Shumë

Sipas kryetarit të SASHK-ut Jakim Nedellkov greva do të vazhdojë edhe nesër sepse edhe nëse bien dakord me organet kompetente për kërkesat e tyre përsëri kërkesa duhet të shkon deri te anëtarët e sindikatit dhe pastaj të gjithë së bashku të vendosin për një vendim të vazhdojnë me grevë apo të ndalojnë. Greva në arsim do të vazhdon edhe nesër edhe nëse sonte takohemi me përfaqsuese të Qeverisë dhe Ministrive dhe nëse biem dakord me kërkesat është patjetër që ato kërkesat të shkojnë në procedurë tek anëtarët e sindikatit dhe të marim autorizimin e tyre për ndërprerje eventuale të grevës…

Lexo më Shumë