Bullgaria nga dita e sotme nuk do të kërkoj certifikata digjitale të vaksinimit për Kovid-19 nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të disa shteteve tjera që hyjnë në territorin bullgar. Sipas njoftimit, personat që vijnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Turqia, Rumania, Serbia, Hungaria, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Izraeli dhe Egjipti kur hyjnë në Bullgari nuk u kërkohet më certifikata dixhitale Covid. Vendimi është marrë nga ministrja bullgare e shëndetësisë, prof. Asena Serbezova, me urdhër të lëshuar nga dita e djeshme. Po ashtu edhe trupave të NATO-s që marrin pjesë në stërvitjet ndërkombëtare dhe kontigjentet shumëkombëshe nuk do…
Author: Hamdi Kumanova
Me datë 12.04.2022 nga Departamenti për Policinë Kriminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë dhe armë në koordinim me zyrtarë policorë nga Njësiti për tregti të paligjshme – Njësiti për tregti të paligjshme me armë dhe lëndë plasëse në SPB Shkup, EVR – Departamenti për Çështje Kriminale Kryesues dhe Njësiti i Qenit shërbyes, me urdhër të pranuar paraprakisht nga Gjykata Themelore Penale Shkup, është bërë bastisje në banesë dhe objekte tjera në DK (75) nga fshati Lubanci. Gjatë kontrollit, një revole Zastava, një revole nepërkë Ekol, një pistoletë sinjalizuese, tre korniza municionesh, dy tuba silenciator, 24 fishekë, gjashtë…
Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq. Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ku u vlerësua se ato janë tradicionalisht partnere dhe miqësore, pa çështje të hapura. Në takim u theksua se të dy vendet, si aleatë të NATO-s, ndajnë të njëjtat vlera dhe kontribuojnë në promovimin e bashkëpunimit rajonal. Të dy vendet ndajnë gjithashtu një synim identik të politikës së jashtme – anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Presidenti Pendarovski dhe kryeministri Krivokapiq…
Ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë Muhamed Zeqiri mbetet në paraburgim. Kështu ka vendosur Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale në Shkup, pasdite vonë. Zeqiri e ka marrë këtë masë për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit në dëshmitarë, ndërsa rreziku i përsëritjes së krimit është shfuqizuar, pas emërimit të Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Qeverisë, shkruan Alsat. Zeqiri dyshohet se ka përvetësuar një milion euro dhe ka keqpërdorur pozitën duke punësuar privatisht një firmë konsulente, në vend që ta bëjë këtë përmes procedurës së tenderit. /Alsat.mk
Një 58-vjeçar, banues në fshatin Draslajcë të Strugës, është proceduar penalisht nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit”, transmeton InfoShqip. I raportuari, siç njofton SPB Ohër, ka dëmtuar buxhetin e Institutit të Nefrologjisë mbi 342 mijë denarë. “RL, në cilësinë e arkëtarit-punonjës në ISHP “Instituti i Nefrologjisë” në Strugë, në mënyrë të kundërligjshme ka rritur pagën në shuma të ndryshme çdo muaj në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, me çka është dëmtuar buxheti i spitalit. Arkëtari arriti fitim pasuror 342.317 denarë”, sqaroi zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimoski.
Në Universitetin e Tetovës, Prorektori për shkencë, Prof. Dr. Hazir Pollozhani e priti në takim pune një delegacion nga Austria, në përbërje: Dr. Kristian Moser – profesor dhe Zëvendëspresident i Dhomës së Tregtisë së Austrisë së Poshtme, Gerhard Dummer – Drejtor i Financave në Komunën e Shtokeraut në Austri dhe Setki Ibraimi – Këshilltar komunal në Komunën e Shtokeraut. Prorektori Prof. Dr. Hazir Pollozhani i njoftoi mysafirët me historikun e Universitetit, si dhe me funksionimin e deritanishëm të tij, qoftë për nga aspekti akademik, ashtu edhe nga ai shkencor. Në këtë kontekst, diskutimi u fokusua për planet e ardhshme të…
Në bazë të gati 50.000 kontrolleve inspektuese të zbatuara në vitin e kaluar, janë konstatuar vetëm 69 parregullsi sa i përket deklarimit joadekuat dhe jo të plotë të produkteve dhe mashtrimit të konsumatorëve. Gjatë kësaj janë shqiptuar tetë ndalesa për lëshim në qarkullim të ushqimit, 35 urdhra për mënjanimin e parregullsive të përcaktuara me kontrollet, janë dhënë tetë urdhra për tërheqje të produkteve, 12 nga urdhrat kishin të bënin për shkatërrimin e ushqimit, ndërsa janë shqiptuar edhe katër vërejtje. Në kuadër të kontrolleve të zbatuara dhe parregullsive të përcaktuara sa i përket etiketimit të ushqimit, janë dhënë edhe 11 urdhërpagesa…
Në tri javët e fundit vërehet stabilizimi I numrit të të infektuarve me COVID-19, kurse javën e fundit një ulje e ndjeshme prej 31% – thuhet në Raportin javor të ISHP-së, për periudhën nga 04 deri më 10 Prill. Në 28 qytete të Maqedonisë së Veriut regjistrohet ulje e incidencës në dy javët e fundit. Janë regjistruar 175 riinfektime me ulje prej 36.1% dhe 10 raste të vdekjeve apo për 23.1% më pak se java paraprake. Në vendin tonë vazhdon të jetë I pranishëm varianti BA.1 dhe BA.2 i Omicronit. Sipas raporteve nga Spitalet, për momentin të shtruar janë 63…
Të punësuarit në arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve janë cung për zhvillimin e së ardhmes sonë, kështu që në periudhën 2017-2022 ua kemi rritur pagat për 21 për qind, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook. “Jemi të hapur për dialog për të arritur një sistem të rritjes së pagave që nuk do të kushtëzohet dhe shkaktohet nga greva dhe pakënaqësi. Në këtë drejtim, inkurajoj sindikatat që të vazhdojnë dialogun dhe të marrin përgjegjësinë për zgjidhjen e përhershme të rritjes së pagave përmes një modeli të krijuar bashkërisht për rritjen e pagave”, shkruan Kovaçevski./Telegrafi/
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se me datë 08.04.2022 në Gjevgjeli janë kapur 16 kilogramë drogë të tipit marihuanë në vlerë të 50 mijë eurove, përcjell TV21. Si rrjedhojë, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona, ndërsa droga si destinacion përfundimtar kishte Greqinë. “Është konfiskuar marihuanë e paketuar në 20 pako polietileni të vendosura në 2 çanta, ndërsa me datë 11.04.2022 pas dhënies së provave materiale është ndaluar T.P. (30) nga Vallandova dhe J.R.(31 ) nga Gjevgjelia, pas çka janë sekuestruar dy automjete dhe disa telefona celularë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
Pushtimi rus i Ukrainës duhet të çojë në një pikë kthese në marrëdhëniet e Brukselit me Ballkanin Perëndimor, tha presidenti Stevo Pendarovski gjatë vizitës në Mal të Zi. Ai tha se pret që Brukseli të marrë vendime strategjike menjëherë. Në këtë kontekst, Pendarovski ka komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria do të kërkojë shkëputje nga Maqedonia nëse vendi mbetet i bllokuar në qershor. “Është logjike, nëse ne vazhdojmë të jemi të bllokuar nga Bullgaria, që vendet e tjera kandidate të mos duan ta lidhin fatin e tyre, rrugën e tyre drejt integrimit evropian me askënd tjetër, përfshirë…
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se konferenca e sotme për shtyp e kryetarit të ASH-së Ziadin Sela është një presion publik ndaj gjithë sistemit gjyqësor dhe të punësuarve në këtë sektor. Paraqitja e sotme para mediave është skandaloze, e papranueshme, e paparë gjerë më sot dhe paraqet ndërhyrje e vrazhdtë e drejtpëdrejt në sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Ndërhyrja e ashpër ndaj gjykatave dhe prokurorisë flet për mendësinë e aleatit të Levicës dhe Apasievit si dhe shfaq fytyrën e vërtetë e një strukture të pareformuar. Ndarja e pushteteve në vend, funksionon si parim kushtetues dhe e njejta vazhdon…

