“Për shkak të numrit të madh të pacientëve, nevojitet dezinfektim i plotë i objektit”, tha drejtoresha Milena Stevanoviq për Telma. Tre pacientët që ndodhen aktualisht aty do të transferohen shkurtimisht në spital më 8 shtator dhe të gjithë të tjerët që do të kenë nevojë për infektologë do të ridrejtohen më 8 shtator.
Author: Hamdi Kumanova
Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se në orët e para të mëngjesit është grabitur një furrë buke në Tetovë. Nga SPB shtojnë po punohet për zbardhjen e plotë të rastit. “(13-prill) në ora 02:55 në SPB Tetovë është raportuar se një person ka hyrë në një furrë buke në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, në pronësi të shtetasit kosovar H.T. 35 vjeçar me vendbanim të përkohshëm në Tetovë dhe ka marrë para nga arka e bukë-pjekësit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë
“Replek AD” e ka forcuar prodhimtarinë dhe pozicionet e saja në treg. Sot zyrtarisht është hapur impianti i ri në kompani, në ndërtimin e së cilës janë investuar rreth tre milion euro. Impianti i ri i cili gjendet në një hapësirë prej 600 metra katror do të mundësoje rritje të dyfishtë të kapacitetit për prodhimin e formave dozimi gjysmëtëngurta. Përskaj kësaj, për 30 % do të rritet edhe kapaciteti për prodhimin e formave të dozimit të lëngshëm. Mjetet e reja të sofistikuara do të mundësojnë edhe vënien e formave të reja moderne të paketimit. Investimi në impiantin e ri në…
“Sistemi ynë gjyqësor është i çliruar nga ndikimi politik”, thekson në intervistën për “Di Prese”, kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me azilin në Hungari të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është i dënuar ligjërisht në vendin tonë. Kovaçevski thekson se Gruevski është dënuar dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar edhe procedura të tjera. “Çështja e azilit politik në Hungari u drejtohet politikanëve hungarezë, jo mua. Një ditë ai do të duhet të kthehet dhe të përballet me dënimin e tij”, shtoi Kovaçevski për gazetën austriake.
Mbrëmjen e djeshme (12-prill) në ora 23:45 në Stacionin Policor të Gostivarit është thirrur 45-vjeçari B.A. nga Gostivari, për shkak të dyshimit se më herët rreth orës 19:40 në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad. “, ku ishte i punësuar, është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht një punonjës policie gjatë kryerjes së detyrave zyrtare informon Ts. Po zbardhet dhe dokumentohet çështja dhe kundër B.A. do të vijojë parashtresë përkatëse.Ts
Protestën që e organizon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë më 1 Maj do të fillojë para ndërtesës së Sindikatës pastaj do të vazhdojë para Kuvendit, te ndërtesa e Organizatës së Punëdhënësve dhe Oda Ekonomike ndërsa do të përfundojë para Qeverisë. Nga LSM kërkojnë rritje lineare të të gjitha pagave në sektorin privat dhe publik prej së paku 2.806 denarë në neto vlerë. “Nevojiten reagime më të guximshme, më intensive dhe më të shpejta për tejkalim të problemeve, për rritje të pagave për 2.806 denarë në neto vlerën e të gjithë të punësuarve në sektorin publik dhe privat, si dhe për…
Zëvendësministri për Punë të Brendshme, Nazim Bushi, ka konfirmuar për TV21 se është arrestuar shefi i turnit në pikëkalimin Bllacë, i cili u kap me kamerë të fshehtë duke kërkuar nga 20 euro për pasagjerët shqiptarë që hynin në Maqedoninë e Veriut. “Menjëherë pas marrjes së lajmit, kontrolli i brendshëm e ka arrestuar”, konfirmoi zëvendësministri. Mësohet se i arrestuari i parë është E.Sh nga Shkupi, shef turni në pikëkalimin mes RMV-ës dhe Kosovës, ndërsa zyrtari tjetër policor që duket në video mësohet se është Z.R. Skandali u zbulua pasi një biznesmen, që merret me transport udhëtarësh denoncoi në emisionin “Stop”…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka arrestuar një 75-vjeçar nga fshati Lubancë i Shkupit, përcjell TV21. Policia me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e të moshuarit me iniciale D.K., ku janë gjetur armë dhe municione. “Gjatë kontrollit është gjetur një revole Zastava, një revole “Ekol viper”, një pistoletë sinjalizuese, tre korniza municionesh, dy tuba silenciator, 24 fishekë, gjashtë korniza pushke, një hark “Lightning by Barnett” dhe katër shigjeta për hark”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Dita e dytë nga greva e përgjithshme në shkolla dhe kopshte kaloi pa mbledhje ndërmjet SASHK-ut dhe përfaqësuesve të Qeverisë. Sipas paralajmërimeve nga të dyja palët të hënën, këto ditë do të ketë takim që të arrihet zgjidhje për kërkesën e Sindikatës. SASHK nuk heq dorë që pagat e të punësuarve në aktivitetet e arsimit dhe mbrojtjes së fëmijëve të rriten menjëherë për 18,4 për qind në përputhje me rritjen e pagës minimale prej 18.000 denarë nga ky muaj dhe po ashtu të jetë bazë me të cilën do të shumëzohen koeficientët e kompleksitetit në punë. Kryetari i SASHK-ut Jakim…
Në Bullgari ka një konsensus të plotë për çështjen e Maqedonisë së Veriut, por nëse dikush ka vendosur të ndryshojë qëndrimin e shtetit, le ta thotë publikisht, e jo ta bëjë pas shpinës së qytetarëve, tha sot zv.koordinatori i Grupit Parlamentar “Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë” (GERB), Toma Bikov. Bikov pretendon se edhe pse e mohon këtë, kryeministri bullgar Kiril Petkov “duke marrë përsipër detyrimet ndaj Maqedonisë së Veriut”, gjë që sipas tij dëshmohet nga deklarata e ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock e cila deklaroi se Bullgaria beson se vendi duhet të fillojë menjëherë bisedimet për anëtarësim në…
I pyetur nëse mundet që përfundimisht ta shpallim koronavirusin të “vdekur” në Maqedoninë e Veriut, ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se ende është herët për këtë vendim. Sali theksoi se nuk ka informacione se për çfarë do të diskutohet në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive. “Fatkeqësisht ende nuk mund ta shpallim të “vdekur”, nuk e di se çfarë do të vendos sot Komisioni. Në këtë periudhë derisa jemi ne këtu, Komisioni është në mbledhje dhe shpresoj se do të ketë masa sipas rezultateve që i marrim nga Qendra Epidemiologjike pranë ISHP-së. Sinqerisht nuk e di se…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në intervistën për gazetën ditore austriake “Di Prese”, theksoi se gjatë agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, anëtarësimi në NATO ka rëndësi të madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për ekonominë e saj. “Sulmi i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës, dëshmon se anëtarësimi në NATO, aleanca më e madhe e mbrojtjes në botë, është e një rëndësie të madhe për çdo anëtar. Ne jemi një vend i vogël. Siguria jonë garantohet nga të gjithë anëtarët e NATO-s, gjë që ka shumë pasoja pozitive për shoqërinë tonë, si dhe…

