“Replek AD” e ka forcuar prodhimtarinë dhe pozicionet e saja në treg. Sot zyrtarisht është hapur impianti i ri në kompani, në ndërtimin e së cilës janë investuar rreth tre milion euro. Impianti i ri i cili gjendet në një hapësirë prej 600 metra katror do të mundësoje rritje të dyfishtë të kapacitetit për prodhimin e formave dozimi gjysmëtëngurta. Përskaj kësaj, për 30 % do të rritet edhe kapaciteti për prodhimin e formave të dozimit të lëngshëm. Mjetet e reja të sofistikuara do të mundësojnë edhe vënien e formave të reja moderne të paketimit.
Investimi në impiantin e ri në mënyrë shtesë do t`i forcoje pozicionet në kompani në tregun e brendshëm, para së gjithash edhe në tregjet e jashtme dhe do ta shpejtoje procesin e realizimit të strategjisë së re eksportuese të “Replek AD” e cila bazohet në diferzifikimin dhe zgjerimin e portofolios të kompanisë.
Në hapjen e impiantit, kryetari i Bordit Udhëheqës të kompanisë, Dushan Pecovski theksoi:
“ Qëllimi jonë është që të krijojmë mundësi të reja për zhvillimin dhe sundimin e tregjeve të reja. Në këtë gjë, në mënyrë maksimale jemi të përkushtuar dhe guximshëm jemi duke punuar në drejtimin e realizimit të këtyre mundësive edhe në kushte të paqarta të tregjeve, e cila mbisundon si rezultat i krizës. Strategjia jonë eksportuese, bashkërisht me zgjerimin e portofolios së prodhimeve, tashmë është duke dhënë rezultate. Impianti i ri prodhues do të na mundësoje që ta vazhdojmë, por edhe ta përforcojmë këtë qasje strategjike e cila është pjesë e biznes planit tonë. Vizioni i jonë është që të krijojmë kompani e cila do të jetë e pozicionuar ende më mirë në të gjtha tregjet e rëndësishme. Impianti i ri do të kontribuoj në realizimin e atij qëllimi, pasi që do ta përforcoje konkurrencën tonë. Ky është një lajm i mirë edhe për të punësuarit, partnerët dhe aksionarët, pasi që vizioni i jonë është vërtetim për planet tona afatgjate për sukses dhe prosporitet”.
Në kuartalin e parë nga viti 2022, “Replek AD” ka realizuar rritjen e të hyrave nga shitja për 5.7 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rezultatet e realizuara bindshëm janë rritja më e madhe e të hyrave nga shitjet e kompanisë në kuartalin e parë qysh nga fillimi i ekzistencës së saj. Deri në përfundim të vitit është e planifikuar një rritje e të ardhurave prej 20 %.
Në hapjen e impiantit të ri të kompanisë ka marr pjesë edhe ministri i shëndetësisë, dr.Bekim Sali. Gjatë fjalimit të tij ai ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit në drejtimin e përmirësimit të kushteve në sektorin e shëndetësisë. Midis tjerash, dr.Sali theksoi:” Qeveria dhe Ministria e shëndetësisë për cdo ditë tentojnë që të krijojnë kushte të përshtatshme për përmirësimin e mbrojtjes shëndetësore, duke krijuar politika të cilat do ta nxisin cilësinë në të gjitha nivelet. Në atë drejtim, jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partnerët tanë dhe palët e përfshira, pasi që vetëm përmes një bashkëpunimi intensiv do të mundemi që ta arrijmë qëllimin tonë, mbrojtje më cilësore shëndetësore për të gjithë qytetarët. Kriza na tregoi se bashkëpunimi dhe kujdesi për bashkëpunë në tërësi është kyce, por edhe është shumë e rëndësishme që të mbështetemi në kapacitetet tona për ta mbrojtur shëndetin tonë, shëndetin e qytetarëve tanë. Duke u nisur nga kjo, ky investim është një kontribut shtesë pikërisht në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të shtetit tonë, në barna, por edhe në resurse të kualifikuara njerëzore”.
“Replek AD” po e forcon dhe intensifikon bashkëpunimin e tij me të gjitha palët relevante. Përskaj investimeve në modernizimin e prodhimeve dhe sundimin e tregjeve të reja, kompania bashkëpunon me Fakultetin Farmaceutik dhe institucionet tjera të arsimit të lartë, në drejtimin e përmirësimit të edukimit të kuadrove profesionale dhe avancimin e veprimtarisë shkencore hulumtuese.
“Bashkëpunimi midis sektorit real dhe institucioneve arsimore është e një rëndësie të vecantë në procesin e krijimit të kuadrove të kualifikuara, sidomos sot në kushte të zhvillimit të shpejt teknologjik dhe inovacioneve. Për studentët tonë mundësia që të janë pjesë e procesit real në krijimin e produkteve farmaceutike gjatë procesit arsimor është e një rëndësie të vecantë. Impianti i ri është një kontribut shtesë në këtë proces”, theksoi Zoran Sterjev, dekan i Fakultetit Farmaceutik në Shkup.
“ Replek AD” në strukturën e tij, përskaj kapitalit të brendshëm ka kapital edhe austriak, që është një vërtetim plotësues për potencialin zhvillimor të kompanisë dhe standardet e larta gjatë punës.
Në hapjen zyrtare mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Austrisë, dr.Georg Vucas.
“ Bashkëpunimi ekonomik midis dy shteteve është i një rëndësie të madhe, pasi që kjo hap edhe mundësi të reja për bashkëpunim në sektorët tjerë.” Replek AD” është njëri prej kompanive në vend në të cilën është investuar kapital austriak, ndërsa plani zhvillimor i kompanisë dhe të investimeve të saja janë nxitje për tërheqjen e investimeve të reja dhe përforcimin e bashkëpunimit”, theksoi dr.Vucas.
Si një kompani eksportuese “Replek AD” është e fokusuar në qasjen edhe në tregje të reja të Bashkimit Evropian. Kompania tashmë është prezente në tregjet e disa prej vendeve të Bashkimit Evropian, dhe është duke punuar që të merr pjesë edhe në tregje të reja, por edhe në Afrikë dhe në Azi. Kompania në mënyrë aktive është duke punuar në zgjerimin e bashkëpunimit me vendet anëtare të Asociacionit të Popujve Juglindor Aziatik (ASEAN), ndërsa në mënyrë paralele edhe në përmirësimin e pozicionimit në tregjet vendore dhe regjionale.
Thuajse 75% e prodhimeve të “Replek AD” plasohet në tregjet e huaja, ndërsa 25 % në tregjet vendore. Prodhimet e kompanisë janë prezente në më shumë se 25 tregje në tërë botën. Midis tyre, përskaj vendeve të BE-së, më të mëdha janë tregjet në Rusi, Azerbejxhan, Kazakistan, Moldavi, Gruzi, Vietnam, etj.
“ Replek AD” ka të punësuar rreth 500 persona, ndërsa kompania është edhe themeluese e “Replek Farm” e cila nga viti 2011 e posedon GMP certifikatën e BE-së për praktika të mira prodhuese në industrinë farmaceutike. Ky ceritifikat garanton cilësi dhe është vërtetim se barërat e kompanisë në tërësi janë të përshtatura me standardet më të larta botërore në këtë industri.







