Author: Hamdi Kumanova

Projekti për ndërtimin e hidrocentralit Çebren-Galishte është në fazën e dytë dhe janë paraqitur nëntë ofertues, njoftoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në forumin ekonomik të organizuar nga “Finance Think“, Kovaçevski duke folur për sektorin e energjisë elektrike në vend shfaqi shpresë se tenderi me sukses do të përfundojë dhe se përfundimisht do të zgjidhet kontraktuesi. “Në fazën e dytë është projekti Çebren-Galishte. Ka nëntë ofertues të cilët këto ditë janë në inspektim në terren të hapësirës që të kenë informacion të barabartë për të marrë pjesë në tender. Shpresoj se tenderi do të ketë sukses dhe në fund do të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës (SASHK) njoftoi sot për një presion të hatashëm ndaj punonjësve të çerdheve të cilët janë në grevë. Sipas tij përveç presionit dhe mobingut është vërejtur dhe sjellje jo-njerëzore. Ministria për punë dhe Politikë Sociale përmes drejtorëve të çerdheve po ushtron presin tek të punësuarit nëpër çerdhe të cilët janë në grevë. Mes tjerash, është jo njerëzore që të mbyllen në hapësira të ngushta, të ju pamundësohet të shkojnë dhe në tualet, edhe grave shtatzëna të mos u lejohet të hanë mëngjes, kjo vërtet është jo-njerëzore. Këto drejtoresha në rast se mendojnë se gjithë…

Lexo më Shumë

KËRKOHET RRITJA E PAGAVE DERI NË 3.000 DENARË Greva e përgjithshme në postën e Maqedonisë filloi.. Por bashkë me të filluan bisedimet intensive mes sindikatave dhe bordit drejtues të postës, me /ka u arrit një marrëveshje. Të punësuarit të marrin rritje lineare të pagave në shumën prej 3000 denarëve që e kërkojnë, por për një gjë të tillë, të presin mundësitë financiare të postës. Deri në formalizimin e marrëveshjes, greva e postierëve vazhdon. BORO VELIGDENOV, KRYETAR I SINDIKATWS SW POSTWS SW MAQEDONISË “Propozimi i tyre është rritje lineare të pagave fillimisht tek pjesa e procesit teknologjik nga data 1 qershor,…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk e ka përditësuar me informacionet e reja, edicionin në gjuhën shqipe të faqes së tyre. Gjegjësisht, në edicionin në gjuhën shqipe në faqen e internetit të Qeverisë, kryeministër ende figuron Zoran Zaevi, ndërsa emrat e rinj të ministrave janë ndryshuar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërsa në gjuhën maqedonase dhe angleze, faqja është e përditësuar me informacionet rreth kabinetit të ri qeveritar. Kryeministër aktual i Maqedonisë së Veriut është Dimitar Kovaçevski, i cili erdhi në vend të Zoran Zaevit, pasi ky i fundit dha dorëheqje pas rezultatit të dobët të partisë së tij në zgjedhjet lokale.…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi tha se BDI përshëndetë gatishmërinë e partive maqedonase për heqjen e 20% që i destinohet gjuhës shqipe në Kushtetutë. Ademi tha se janë të bindur se në momentin që hapet Kushtetuta do të ndodhë. “Jemi të bindur edhe sot se në momentin e parë që do të hapet Kushtetuta e vendit sa i përket avansimeve të të drejtave të komuniteteve në vend përfshirë këtu në radhë të parë shqiptarët një gjë e tillë edhe do të arrihet”, deklaroi Ademi. Ademi vlerëson se hapja e Kushtetutës dhe heqja e 20% janë kafshatë e madhe për opozitën…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot deklaroi se kompanitë vendore të cilat prodhojnë vaj për ushqim kanë rezerva për një muaj deri një muaj e gjysmë, por se me sasitë plotësuese dhe masën për mënjanimin e shpenzimeve për import për vajin e lulediellit për ushqim do të ketë mjaftueshëm sasi që të tejkalohet periudha e krizës derisa nuk gjenden burime alternative për lëndën e parë. “Çdo ditë marrim masa. Komunikojmë me kompanitë që përpunojnë dhe prodhojnë vaj për ushqim në vendin tonë. Rezervat e tyre janë të mjaftueshme për një muaj deri në një muaj e gjysmë dhe besojmë…

Lexo më Shumë

Dushko Arsovski, zëdhënësi i Qeverisë informoi se pas lëshimit nga klinika infektive, kryeministri Dimitar Kovaçevski është në gjendje të mirë shëndetësore dhe prej nesër kthehet në punë. “Kryeministri Kovaçevski me dhimbje në stomak, me shumë gjasa nga helmimi me ushqim, u pranua në klinikën infektive në Shkup, ku iu afrua mjekim i plotë dhe për shkak që gjendja iu përmirësua, flasim për të dielën kah e hëna, është mbajtur për shkak observimit, ndërsa të nesërmen është lëshuar në gjendje plotësisht të mirë”, theksoi Arsovski. Ai theksoi se të gjitha ngjarjet ku do të marrin pjesë funksionar të lartë, edhe në…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.216, ndërsa janë regjistruar 185 raste të reja me coronavirus. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 28 janë riinfektime. Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 124 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në 24 orët e kaluara nuk është regjistruar asnjë viktimë nga coronavirusi. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 308.152, numri i të shëruarve 297.724, numri i të vdekurve 9.256, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.172./Telegrafi/

Lexo më Shumë

“Vendimi i SASHK-ut për organizimin e grevës së përgjithshme në arsim jo vetëm që nuk e tejkalon sfidën, por përkundrazi krijon probleme shtesë. Prandaj Ju bëjmë thirrje Juve udhëheqësisë së sindikatës që të ndryshoni politikën e shprehjes së pakënaqësisë në këtë mënyrë dhe t’i jep mundësi dialogut social. Ju si organizatë sindikale edhe ne si institucion e dijmë shumë mirë se kjo është alternativa më e mirë për tejkalimin e çdo situate ku ekzistojnë mosmarrëveshje”. Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin e sotëm me kryetarin e SASHK-ut , Jakim Nedelkov, ku u bisedua për disa…

Lexo më Shumë

SALI: ENDE NUK MUND TA SHPALLIM COVID 19 TË VDEKUR Komisioni për Sëmundje Infektive ka rekomanduar heqjen e detyrueshme të certifikatave Covid-19, të cilët ishin kusht për hyrje në Maqedoninë e Veriut. Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq njoftoi se ky vendim do të vlejë për shtetasit tanë dhe shtetasit e huaj që vizitojnë vendin. “Kemi vendosur dhe kemi dhënë rekomandim që të hiqet certifikata për hyrje në shtet që kërkohej deri tani, e dini që gjatë muajve të kaluar e kemi hequr certifikatën për dalje nga shteti, tani e heqim edhe certifikatën që kërkohet për hyrje në…

Lexo më Shumë

Kryetarët e disa odave ekonomike që deri para disa kohësh ishin pjesë e Lidhjes së Odave Ekonomike, akuzojnë se menaxhmenti i ri i kësaj shoqate biznesi punon në mënyrë kriminale, shkruan Alsat. Për shkak të shkeljes së statutit dhe siç thonë ata, të kuvendit të mbajtur ilegalisht, po zgjidhen drejtues të rinj. Për shkak të kësaj, Odat e kontabilitetit, ndërtimit dhe ajo turistike-gastrononike vendosën të tërhiqen nga Lidhja. Në vend të tyre tani janë formuar Oda të reja me emra të njëjtë, por me kryetarë dhe borde të ndryshme. “Për të gjitha këto gjëra do të ketë kallëzime penale për…

Lexo më Shumë

Qytetarët nuk do të mbeten pa vaj gatimi, siguron zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi. Vendimi i qeverisë për heqjen e detyrimeve doganore, për importin e vajit do të sigurojë sasi të reja të këtij produkti nga vendet e tjera, shkruan Alsat Mirëpo, përkundër kësaj mase, çmimi mund të rritet duke pasur parasysh gjendjen e tregjeve evropiane dhe kostot e prodhuesve, thotë Bytyqi. “Prandaj dje morëm një masë për heqjen e detyrimeve të importit për vajin e lulediellit, që qytetarët tanë të mos mbesin pa vaj gatimi, kur ja nuk kemi korrje të re të lulediellit. Nuk është qeveria ajo që i blen…

Lexo më Shumë