SALI: ENDE NUK MUND TA SHPALLIM COVID 19 TË VDEKUR
Komisioni për Sëmundje Infektive ka rekomanduar heqjen e detyrueshme të certifikatave Covid-19, të cilët ishin kusht për hyrje në Maqedoninë e Veriut. Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq njoftoi se ky vendim do të vlejë për shtetasit tanë dhe shtetasit e huaj që vizitojnë vendin.
“Kemi vendosur dhe kemi dhënë rekomandim që të hiqet certifikata për hyrje në shtet që kërkohej deri tani, e dini që gjatë muajve të kaluar e kemi hequr certifikatën për dalje nga shteti, tani e heqim edhe certifikatën që kërkohet për hyrje në shtet, pa marrë parasysh nëse janë shtetas tanë apo të huaj”, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI-së.
Ndërkaq, pas lehtësimit të masave anti covid dhe pas uljes së numrit të infektuarëve të reja Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali thotë se ende është herët për të shpallur koronavirusin të vdekur. Sipas tij ende nuk është e mundur të specifikohet se kur do të hiqen të gjitha kovid kufizime.
“Fatkeqësisht ende nuk mund ta shpallim të vdekur. Sinqerisht nuk e di se cila masë do të lirohet, megjithatë shpresoj që sa më shpejtë të funksionojmë normalisht. Nuk mund të përcaktojmë orën, por punojmë, marrim informacione çdo ditë dhe e trajtojmë atë temë. Vazhdimisht jemi duhet lehtësuar diçka, duke analizuar ndërkohë nëse kemi vepruar si duhet”, tha Sali.
Më certifikatën Covid-19 përfshihet vaksinimi i personit, testi negativ për Covid-19 ose vërtetimi se së fundmi keni kaluar sëmundjen Covid-19. Rekomandimi duhet të shqyrtohet në Shtabin Kryesorë të Krizës, pas çka Qeveria pritet të merr vendimin përfundimtarë./KlanMacedonia/



