Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko, e dënon ashpër tentativën për hapjen dhe dëmtimin e varrezave krishtere në Strugë, duke e cilësuar këtë akt si akt vandal. Apelojmë deri te organet e rendit që në afat sa më të shkurtër ta zbardhin rastin dhe këta vandalë të vendosen para drejtësisë. Gjithashtu apelojmë deri te qytetarët për qetësi dhe dënojmë gjuhën e urrejtes nga media online që keqpërdorin këto raste. Gjeste të tilla dëmtojnë qetësinë dhe harmoninë në qytetin tonë. Ndërkohë lusim qytetarët që shohin diçka të dyshimtë, ta paraqesin atë deri te MPB – Strugë. Struga njihet për bashkëjetesën…

Lexo më Shumë

Arben Taravari në facebook ka njoftuar opinionin për punimet që kryhen në linjën e ujësjellësit. “Punimet për linjën më të gjatë të ujësjellësit në kuadër të projektit SECO. Prurje më të mëdha të ujit dhe furnizim i pandërprerë. Me zëvendësimin e gypave të dëmshëm të azbestit me gypa të rinj, sigurojmë ujë të shëndetshëm për qytetarët. Pamje nga punimet në aortën kryesore me 8.624 metra gjatësi që lidhet me rezervuarin prej 5.600 m3 në Zdunjë dhe kalon përmes Zonës së VII, VIII, Çajlë, Forinë e deri në Çegran”, ka shkruar Taravari.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 142 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 198 pacientë të shëruar nga virusi, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 308.294, prej të cilëve 297.922 janë shëruar. Vendi po ashtu regjistroi katër viktima tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 9.260 numrin e përgjithshëm të tyre. Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.990.996, përfshirë 1.997 teste të kryera brenda ditës së fundit. Aktualisht…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Rumanisë Bogdan Aurescu sot në takim me ministrin Bujar Osmani nga Shkupi tha se vendi i tij nuk do të pranojë ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën e tyre drejt BE-së. Rumania është mbështetës i fortë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Lufta në Ukrainë tregon se sa e rëndësishme është integrimi evropian si garantues i fuqishëm për të gjithë kontinentin. Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë jo vetëm që është i drejtë, i merrituar, por për momentin paraqet edhe nevojën në drejtimin e forcimit të rolit të rajonit…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska u bëri thirrje deputetëve që të respektojnë Kushtetutën dhe të zgjedhin gjykatësit kushtetues, shkruan Alsat. Ndonëse prej një muaj tashmë ka kryetare të re në Komisionin Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, ende nuk është caktuar seanca për zgjedhjen e katër gjykatësve kushtetues. “Tashmë bëhet fjalë për një numër të madh lëndësh, sigurisht që numri është mbi 30, dhe situata në Gjykatën Kushtetuese tashmë është alarmante. Pikërisht në këtë situatë dua të them vetëm se besoj se deputetët e njohin Kushtetutën, besoj se e dinë përmbajtjen e nenit 51 paragrafi 2 i Kushtetutës, sipas të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Joakim Nedellkov në konferencën e sotme për shtyp tha se dëshira e tyre është që nxënësit të kthehen në shkolla, por që pa propozim konkret nga MASH dhe MPPS, greva nuk do të ndërpritet. “Kërkojmë të gjejmë mënyrë në interes të nxënësve dhe prindërve, megjithatë duhet të jemi të qartë. Pa propozim të pranueshëm nga Ministria për Arsim dhe Shkencë dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale shuë është rëndë, respektivisht është e pamundur ndërprerja e grevës”.

Lexo më Shumë

Studentët e muzikës të UT-së sot nuk janë paraqitur në Ligjërata. Pas protestës së djeshme, studentët thanë se me shkrim e kanë njoftuar dekanatin që do të bojkotojnë mësimin deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për largimin e profesores, Besiana Mehmedi, të cilën e akuzojnë se ka fyer dhe kërcënuar studentët. “Studentët e vitit I,II,III, IV janë në bojkot total dhe për këtë gjë ne kemi dorëzuar një deklaratë deri në dekanat, ku kanë nënshkruar kryetarët e katër grupeve. Po ashtu ditën e hënë studentët do të mbajnë një mbledhje për të diskutuar se çfarë hapash do të marrin…

Lexo më Shumë

Të nderuar përfaqësues të mediave, Të nderuar qytetarë, Jemi këtu sot për të denoncuar edhe një skandal mjaft të rëndë të drejtësisë në vend që lidhet me vrasjen mizore të hendbollistit kroat. Fatkeqësisht, tentativat për të mbrojtur sulmuesit, filluan me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) fillimisht duke mohuar se ka pasur dhunë, е tani vazhdojnë me prokurorinë duke ua zbutur veprën penale dhe për pasojë edhe dënimin që duhet të marrin sulmuesit. E dini të gjithë se në drejtësi një rol të rëndësishëm luan praktika gjyqësore, si mekanizëm për të krahasuar cilësinë e drejtësisë. Tragjedia e fundit është e…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është në vendin e ngjarjes në ish fabrikën “Treska” në Shkup, ku pasditen e sotme shpërtheu një zjarr. Arsovska tha se ende nuk ka informacione të sakta “Nuk kemi ende. Ekipet janë këtu, po mundohen ta lokalizojnë. Pritet komandanti i njësitit të zjarrfikësve, dhe presim që të lokalizohet sa më parë që mos të shpërndahet në objektet për rreth”

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Lupço Janevski sivjet pret 2.5 milionë bujtje dhe mbi 400 milion dollarë të hyra të drejtpërdrejta nga sektori i ekonomisë vendore. Siç ka bërë të ditur sot në konferencë, sektori turistik me shpejtësi po rimëkëmbet, ndërsa në këtë kanë kontribuar mysafirët nga rajoni, Polonia, Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Turqia. Projeksionet e Agjencisë, theksoi Janevski janë se deri në vitin 2025 turizmi vendas do të arrijë mbi pesë milionë bujtje dhe mbi 600 milion dollarë të hyra. “Në vitin 2022 do të kemi më shumë çarter. Nga mesi i muajit maj nga…

Lexo më Shumë

Sot ka shpërthyer një zjarr i madh në lagjen Karposh në afërsi të fabrikës së vjetër “Treska”. Sipas fotografive të publikuar nga qytetarët shihet tym i madh, por nuk ka detaje për shkaqet e zjarrit. Lajmi në përditësim…

Lexo më Shumë

Opozitarja VMRO_DPMNE thotë se Qeveria me deklaratat kaotike dhe të papërgjegjshme është arsyeja se pse qytetarët kanë frikë. Nuk mundet që qytetarët ti kenë faj Qeverisë kur ato vet krijojnë dyshime. “Ministri i Ekonomisë Bekteshi në një deklaratë pohon se në Maqedoni ka mjaftueshëm vaj për gatim, ndërsa nga ana tjetër me një njoftim zyrtar kërkon nga tregtarët që të kufizojnë shitjen e vajit për gatim. Në fund mesazhi i Qeverisë është se ka vaj, por mos e blini. Qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar dhe të frikësuar sepse Qeveria po krijon vazhdimisht mosbesim”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Lexo më Shumë