Opozitarja VMRO_DPMNE thotë se Qeveria me deklaratat kaotike dhe të papërgjegjshme është arsyeja se pse qytetarët kanë frikë. Nuk mundet që qytetarët ti kenë faj Qeverisë kur ato vet krijojnë dyshime.
“Ministri i Ekonomisë Bekteshi në një deklaratë pohon se në Maqedoni ka mjaftueshëm vaj për gatim, ndërsa nga ana tjetër me një njoftim zyrtar kërkon nga tregtarët që të kufizojnë shitjen e vajit për gatim. Në fund mesazhi i Qeverisë është se ka vaj, por mos e blini. Qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar dhe të frikësuar sepse Qeveria po krijon vazhdimisht mosbesim”, thonë nga VMRO-DPMNE.



