Author: Hamdi Kumanova

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në një magazinë ndihmëse të pajisjeve të Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër, që ndodhet në Kazermën e vjetër. Policia e Ohrit thotë se është vjedhur gaz lotsjellës, shok bomba dhe pajisje të tjera të destinuara për shpërndarje të masës. “Është njoftuar prokurori publik dhe Departamenti për kontroll të brendshëm dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Ohër.

Lexo më Shumë

Në SPB Shkup dje në orën 18 u denoncua se në fshatin Luboten të Shkupit, një motocikletë me tavela regjistrimi nga Shkupi, e drejtuar nga B.B (67), nga Shkupi, humbi kontrollin dhe dol inga korsia e u përplas. Në aksident personi ka marrë lëndime të rënda trupore të konstatuara në kompleksin universitar “Nënë Tereza”, Shkup. Policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Shefja e Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovka sot ekskluzivisht për TV21 ka paralajmëruar hetim të madh. Në emisionin “10 Minuta” në TV21 ajo potencoi se më vonë, gjatë mbrëmjes do të ketë kumtesë nga ana e PPTh NKOK për të cilën konsideron se publiku do të jetë i interesuar. “Sot, më vonë do të ketë njoftim dhe mendoj se publiku do të jetë i interesuar. A mund të zbulojmë diçka? Jo tani pasi mund të na pengojë”, tha Ruskovska.

Lexo më Shumë

Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) ka vazhduar trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të gjuhës shqipe në institucionet publike. Gjatë javës së pestë u realizua trajnimi në dy tema të ndryshme. Për temën e parë, Fjalët dhe shprehjet e huaja në gjuhën shqipe, ligjëroi Manjola Lumani Zaçellari, ndërkaq për temën e dytë, Përkthimi i teksteve letrare, ligjëroi Berton Sulejmani. Përkthyesit dhe lektorët kishin mundësinë që të qartësojnë dilemat e tyre që hasin në temat e lartpërmendura gjatë punës së përditshme të tyre.

Lexo më Shumë

Në market nuk mund të bleni më shumë se dy litra vaj. Tentuam të marrim 5 litra, aq sa kishin mbetur por nuk mundëm. Shitësja na tha se kemi të drejtë të marrim vetëm dy litra. Edhe qytetarë tjerë të cilët morën më shumë se dy litra vaj u detyruan ta kthejnë. “Vaj ushqimor arritëm të gjejmë në një market të Shkupit, pasi disa tentimeve në disa markete vaj nuk kishte. Këtu kishin mbetur vetëm 5 litra vaj, ndërsa ne kishim të drejtë të marrim vetëm dy litra vaj”. Në shumicën e markete që i vizituam nuk kishte vaj as…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtëme dhe Byroja për Zhvillim Rajonal, sot nga Kërçova nisën karvanin diplomatik ekonomik për prezentimin e kapaciteteve investuese në 7 rajonet planore të Maqedonisë së Veriut. Kërçova sot ishte nikoqire e karvanit diplomatik ekonomik, me çrast kryetari Fatmir Dehari, përfaqsuesit e ambasadave të huaja i njoftoi për prioritetet envestuese në dy zonat ekonomike të Kërçovës që posedojnë rreth 20 hektarë sipërfaqe dhe kushte të volitshme investuese. Në konferencën e organizuar për shtyp, zëvendës ministërja e punëve të jashtëme Fatmire Isaki, kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari dhe drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal Ramiz Rexhepi, potencuan se…

Lexo më Shumë

BAUSH: NEVOJITEN REFORMA NË ARSIM Nevoja për reforma në arsim është ngritur edhe gjatë debatit rreth situatës së arsimit që sot u organizua në Shkup. Përpos rritjes së pagave në arsim, shteti duhet t’i qaset më me seriozitet edhe rritjes së cilësisë së arsimit në vend. Ky ishte konkludimi i pjesëmarrësve në debatin publik në lidhje me grevën e mësimdhënësve që po zhvillohet, të organizuar nga Instituti për Politika Publike, Arben Xhaferi dhe Qendra Analitike e ASH-së. Ekonomisti, Abil Baush theksoi nevojën për reforma në arsim edhe nëse ata nuk do të jenë të lehta për të gjithë. ABIL BAUSH,…

Lexo më Shumë

Ekonomia globale është në krizë të thellë, çmimet e energjisë elektrike, gazit, ushqimeve, veçanërisht të ushqimeve bazë do të vazhdojnë të rriten për aq kohë sa zgjat lufta në Ukrainë. Askush për momentin s’mund të parashikojë sa do të rriten apo të stabilizohen, shprehet profesoresha universitare, Shenaj Haxhimustafa, shkruan Alsat. “Le të shpresojmë që me largimin e dimrit, kërkesa për energjensa do të ulet, por kjo është më shumë në fushën e energjisë termike”. Bashkimi Evropian tashmë po flet për stag-flacion, një nga format më të vështira që mund t’i ndodhë ekonomisë. Kjo do të thotë se çmimet do të…

Lexo më Shumë

Ambasada ruse në Shkup e komentoi shpalljen e gjashtë diplomatëve si të padëshirueshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila u dha atyre afat pesë ditë për t’u larguar nga vendi. “Pa njoftuar reagimin e palës ruse ndaj këtij hapi armiqësor, theksojmë se pasojat e tij do të kenë një ndikim serioz në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut. Veçanërisht duam të theksojmë se akuzat janë krejtësisht të pabaza. Diplomatët rusë nuk kanë ndërhyrë kurrë në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe nuk kanë vepruar në kundërshtim me Konventën e Vjenës të vitit 1961 për Marrëdhëniet…

Lexo më Shumë

Greva e përgjithshme në “Postën” nacionale që filloi dje është pezulluar deri më 27 të këtij muaji, deri në të cilën datë duhet të nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Drejtorëve që do të mundësojë premtim për rritje të pagave të punëtorëve për 3.000 denarë, informuan sot organizatat sindikale. Ata njoftuan se procesi i punës në SHA “Posta e RMV-së” do të zhvillohet pa probleme në të gjitha njësitë postare. “Organizatat sindikale të Postës së Maqedonisë me fillimin e grevës së përgjithshme më 14 prill 2022, menjëherë filluan negociatat intensive me Bordin e Drejtorëve të SH.A. Posta e RMV-së, e cila…

Lexo më Shumë

Nuk ka kohë deri në fund të presidencës franceze për të hapur Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut që bullgarët të përfshihen në të si një popull shtet-formues, që është një nga kërkesat kryesore të Sofjes, tha Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Teodora Gencovska, përcjell BNT. “Realisht, deri në fund të presidencës franceze me Këshillin e Evropës, dyshoj se kolegët e mi nga Maqedonia e Veriut do të jenë në gjendje ta hapin (Kushtetutën) dhe ta përfundojnë këtë proces”, tha shefja e diplomacisë bullgare. Ndryshe Gençovska shtoi se ka “mosmarrëveshje serioze” ndërmjet Ministrisë së Jashtme bullgare dhe ekipit…

Lexo më Shumë

Qysh në shikim të parë kërcen nga pamja jo e zakonshme e mjedisit: paraqitje të bukura në vitrinë në kombinimin rozë-kuqe dhe lules së stilizuar Dalia, tarracë me mbjellëse dhe lule dhe tavolina me detaje të përzgjedhura me shumë kujdes që të krijojnë atmosferën që të kujtonë ato kafiteritë e Parisit- ose ashtu si thuan fqinjët “ ndjenja sikur të ishe në një vend tjetër!”. Pikërisht kjo është ai “këndi francez” që mbiu në zemrën e Çairit-ëmbëltorja e sapohapur “Dalia” që këtyre ditëve na tërhoqi vëmendjen. Nga kurioziteti për të kuptuar më shumë, e vizituam treshen femërore që qëndron prapa…

Lexo më Shumë