Artisti dhe piktori me famë botërore Omer Kaleshi ka ndërruar jetë, përcjell TV21. Lajmin është bërë i ditur në web faqen zyrtare të artistit tashmë të ndjerë. Omer Kaleshi lindi më 1932, është piktor i njohur shqiptar me origjinë nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut. Omer Kaleshi pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, në vitin 1956 vendoset përfundimisht në Paris ku vazhdon të krijojë, ekspozojë dhe të jetë vazhdimisht i kërkuar për tablotë e tij. Kaleshi ishte anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut./Tv21
Author: Hamdi Kumanova
Selimi dhe Mirsa u larguan bashkë me dy fëmijët e tyre nga Maqedonia e Veriut dhe erdhën për të kërkuar azil në Gjermani. Mirsa tregon se disa persona hynë në shtëpinë e saj, kur i shoqi nuk ishte në shtëpi. Ata e rrahën, e pshurrën në fytyrë dhe tentuan ta përdhunonin në sytë e vajzës katërvjeçare, Jasminës, dhe djalit shtatëvjeçar, Jonuzit. Britmat e Mirsës u dëgjuan deri në rrugë dhe fqinjët që erdhën arritën ta parandalonin përdhunimin, shkruan DW, përcjell Nistori. Selimi dhe Mirsa bënë denoncim në polici, por policia nuk mori asnjë masë. Madje gjendja u përkeqësua dhe u bë e…
Është e drejtë kushtetuese e fëmijëve që të kenë mësim, ashtu siç edhe mësimdhënësit kanë të drejtë greve. Por, a është në rregull dhe çka parasheh programi i shkurtuar, me të cilin duhet të kompensohen orët e humbura? Për derisa SAShK-u thotë se Qeveria nuk ka ofertë konkrete për rritjen e rrogave, ministri Jeton Shaqiri me qëndrim se as Sindikata nuk thotë saktësisht se çka parasheh programi i shkurtuar dhe përse duhet të shkurtohet. “Nga SAShK-u kërkova, nëse kërkojnë të shkurtohet programi mësimor, atëherë le të thonë se cila do të jetë baza që të shkurtohet. E dimë se në…
30 policë të sistemuar në vendkalimin kufitarë “Bllacë” ndodhen nën masa hetimore të kontrollit të brendshëm për shkak të dyshimeve se kanë dëmtuar qëllimisht kamerat trupore të policisë. Alsat nga burime brenda policisë ka mësuar se motivi i prishjes së kamerave dyshohet të jetë mënjanimi i provave nga situatat kur policët abuzojnë me detyrën zyrtare. Për vërtetimin e përgjegjësisë dhe prishjen e qëllimshme të kamerave policia ka nisur disa procedura hetimore. Deri tani nuk ka kallëzime penale. “Kontrolli i Brendshëm është duke punuar për këtë rast. Është konstatuar se është prishur një kamerë dhe 12 kabllo-karikues për kamera. Është zbatuar…
Në zonën e Kisella Vodës, zyrtarë policorë nga Sektori për çështje kriminale Kisella Vodë në SPB Shkup, sot kanë arrestuar M.K (19) dhe A.I (32), të dy nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit të mëparshëm se po tentojnë të kryejnë veprën “Vjedhje e rëndë” e dënueshme sipas nenit 236 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. “Ngjarja është raportuar në prokurorin publike dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, njofton MPB.
Lidhur me rritjen e pagave në arsim në një komunikatë ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim ku shprehen se si pjesë e qeverisë kanë mbështetur promovimin e pozitës së mësimdhënësve duke arritur një rritje të vazhdueshme të pagave në arsim, të cilat sipas përllogaritjeve statistikore nga viti 2017 deri më sot janë rritur me rreth 21%, shkruan Alsat. “Gjatë këtyre viteve, Bashkimi Demokratik për Integrim, si pjesë e qeverisë, ka mbështetur promovimin e pozitës së mësimdhënësve duke arritur një rritje të vazhdueshme të pagave në arsim, të cilat sipas përllogaritjeve statistikore nga viti 2017 deri më sot janë rritur me…
Mes protestave dhe mbishkrimeve të ndryshme, ka arritur sot në Manastir kryeministri bullgar Kiril Petkov, zëvendëspresidentja bullgare Iliana Jotova dhe ish ministrja e Jashtme Teodora Gençovska. Zyrtarët e lartë bullgarë erdhën në Manastir për të marrë pjesë në hapjen solemne të klubit të Qendrës së kulturës “Ivan Mihajllov”, që është qendër kulturore e komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut. Në fjalën e tij gjatë hapjes së qendrës, kryeministri bullgar Kiril Petkov tha se ashtu siç kishte premtuar në fushatë, do të angazhohet për pakicën bullgare në Maqedoninë e Veriut. Por Petkov theksoi gjithashtu se duhet të punohet për të gjetur…
SASHK: NUK KEMI PROPOZIM KONKRET, PËR VAZHDIMIN E GREVËS VENDOSIM TË DIELËN Qeveria dhe përfaqësuesit Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës gjatë kësaj fundjave do të përpiqen që të gjejnë zgjidhje rreth kërkesave të punonjësve në arsim, mospërmbushja e të cilave çoi në grevë pothuajse gjithë shkollat fillore dhe të mesme gjatë javës që lamë pas. Gjatë ditëve në vijim pritet të përcaktohet përqindja për rritje të pagave që do të planifikohet dhe të realizohet potencialisht me ribalansin e buxhetit. Në takimin që u mbajt dje, është diskutuar që menjëherë të fillojë dialog gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje aktive të sindikatës, për…
Bankat qendrore në rajon kanë filluar të ndërmarrin masat e para për përshtatjen e qëndrimit të politikës monetare me kushtet e reja ekonomike dhe pritjeve për rritje të mëtejshme të inflacionit. Autoritetet kryesore që kontrollojnë rrjedhat financiare apo të hollave si dhe sigurojnë stabilitetin makroekonomik kanë filluar me zbatimin e instrumenteve në disponim me qëllim të zbutjes së inflacionit dhe uljes së presionit ndaj rritjes së çmimeve me shtrenjtimin në masë të caktuar të të hollave. Pritet në tërë rajonin pas masave të ndërmarra , por edhe në Maqedoni pas rritjes së normave të interesit të Bankës Popullore të Maqedonisë…
Mbetet e paqartë nëse deri në nesër në mbrëmje sindikatat dhe qeveria do të gjejnë zgjidhje për pagat në arsim, që fëmijët të mund të kthehen të hënën në shkollë dhe çerdhe. Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov, ka bërë të ditur se ka vendosur të mos kontaktojë me mediat deri nesër. Të njëjtin vendim e kanë marrë të gjitha sindikatat brenda SASHK-ut. “Dua gjithashtu t’ju njoftoj se deri të dielën me datë 17.04.2022 në orët e pasdites nuk do të jem në dispozicion”, deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut. Qeveria përsërit të njëjtin qëndrim. Nuk ka përgjigje konkrete, nëse dhe…
Zëvendëskryeministrja bullgare, Ilijana Jotova gjatë vizitës në Manastir sot u shpreh se Maqedonia sa më shpejt duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, por kjo duhet të ndodhë nëse zgjidhen të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. “Për të qenë Maqedonia e Veriut anëtare e BE-së duhet t’i përmbushë të drejtat e bullgarëve në Maqedoni. Ky është qëndrimi i Bullgarisë. Më vjen mirë që jam këtu dhe jam pjesë e këtij eventi”, u shpreh ajo. Të njëjtin mendim ndan edhe Teodora Gencovska, Ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë. “Siç deklaruan kryeministri dhe zëvendëskryeministrja, të gjitha qëllimet duhet të…
Kryeminsitri bullgar, Kiril Petkov gjatë vizitës së tij në Manastir tha se të dy palët duhet të bashkohen për të gjetur zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve, përcjell TV21. Petkov tha se është koha për të bërë një hap përpara rreth gjetjes së zgjidhjes përfundimtare për çështjen mes Shkupit dhe Sofjes. “Jam i lumtur që jam këtu. Kam premtuar se kur të bëhem kryeministër do të vij në Maqedoni. Të dyja palët duhet të gjejnë një urë që do të krijojë marrëdhënie edhe më të mira dhe do të mundësojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Dhe nëse punojmë…

