“Do të hamë bukë e djathë, por asnjë presion nuk do të na lëkundë nga qëndrimi për të vazhduar grevën deri në përmbushjen e kërkesave tona të drejta për rritjen e pagave”, thotë Sukti Ismaili, mësues nga Tetova. Kështu ai komenton njoftimin e Qeverisë maqedonase se punonjësit e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm, nuk do të marrin paga për aq ditë sa do të jenë në grevë të përgjithshme. “Nëse kanë mbetur për një rrogë të mësuesit, le t’i ndalin edhe tri rroga. Nuk do të ha kushedi çfarë ushqimi. Do ha bukë e djathë, pasi unë dhe gjithë…
Author: Hamdi Kumanova
Sofja duhet ta rishikojë qëndrimin e saj për Shkupin, konsideron eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kuçuk, transmeton Portalb.mk. Sipas tij, integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera të Ballkanit mund të kontribuojë vetëm që Bullgaria dhe i gjithë rajoni të ndjehen më të sigurt, veçanërisht në një situatë të konfliktit ushtarak në kontinentin evropian. “Interesi strategjik i Bullgarisë është të kufizohet me vende demokratike që mund të ofrojnë hapësirë për siguri, prosperitet dhe mundësi. Gjithmonë në mënyrë tendencioze iu jepet zë njerëzve që duan që Maqedonia e Veriut të jetë…
Është evidente se për SASHK-un janë të rëndësishme vetëm paratë. Nuk flasin për avancimin e të drejtave të të punësuarve, për kushtet për punë, zhvillim karriere etj. Ne për këtë flasim edhe së shpejti dhe do të ketë edhe ligj. Por, në takimet e sindikatën e vetmja gjë për të cilën është folur ka qenë harmonizimi i rrogave me pagën minimale, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. “E drejta e grevës është e rregulluar me Ligjin për marrëdhënie pune dhe marrëveshje kolektive për mbrojtje të fëmijëve dhe edukimit. Ata janë të prerë se punëdhënësit i paguan kontributet,…
Dragan Kovaçki nga opozitarja VMRO-DPMNE i kërkon kryeministrit bullgar Kiril Petkov që të hapë qendra kulturore në Bullgari, ndërsa kryeministrit të vendit Kovaçevski dhe ministrit të Jashtëm Osmani u kërkoi që të mos ikin, por të përgjigjen për hapjen e qendrave kulturore si ajo që u hap në Manastir. “Kryeministri Petkov humbi rastin dhe dje mund të kishte kërkuar falje për viktimat maqedonase nga fashistët bullgarë në Luftën e Dytë Botërore, ashtu siç bëri Willy Brandt në Varshavë. Nëse ai qëndron për vlerat e vërteta evropiane për fqinjësi të mirë, ai mund të hapë qendra kulturore maqedonase në Sandanski, Blagoevgrad,…
Presidenti Stevo Pendarovski sot ka reaguar për hapjen e djeshme të klubit “Vanço Mihajllov” në Manastir, ku mori pjesë edhe kryeministri bullgar Kiril Petkov, shkruan Alsat “Fatkeqësisht një ditë më parë në Manastir u tentua që një bashkëpunëtor i dëshmuar i regjimit nazist hitlerian të paraqitet si urë afrimi mes dy vendeve. Jam i sigurt se as populli maqedonas dhe as bullgar nuk besojnë se personazhi dhe vepra e Vanço Mihajlovit mund të kontribuojë në atë drejtim”, thuhet në reagimin me shkrim të Pendarovskit. /Alsat.mk
RISTOVSKA: TË RESPEKTOHEN KËSHILLAT MJEKSORE Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave ka rritur numrin e të sëmurëve kronik të cilët kanë kërkuar ndihmë mjeksore. Sipas doktoreshes Sllagjana Ristovska e cila për tv Klan M deklaroi se ndryshimet e shpeshta të motit si tek të rinjtë ashtu edhe tek më të moshuarit ndikojnë njejtë ndaj shëndetit. “Është rritur numri i ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve në spitalin e të sëmurëve kronikë. Thuajse askush nuk është rezistent ndaj ndryshimeve klimatike, ndjenja e lodhjes, dhimbje koke, ndryshime në presionin e gjakut, pagjumësi, shqetësim, tension, shpesh janë rezultat i ndryshimeve të papritura në atmosferë. Më shumë të…
Ali Maksuti Për Omer Kaleshin më nxiti të shkruaj vdekja e tij në këtë muaj Ramazani dhe po mendoja një krahasim mes Omer Kaleshit që jetoi ne Francë dhe Ismail Kadaresë po ashtu që jetoi një periudhë të jetës së tij në Francë, apo edhe më nxiti një krahasim i një intelektuali të sakrificës dhe një stoiku nga njëra anë dhe një intelektuali oportunistë dhe epikurist nga ana tjetër. Gjithashtu, nuk po shkruaj as nga pozicioni i një kritiku letrar as nga pozicioni i kritkut të artit, por nga përjetimi shpirtëror të veprave të të dy autorëve, njëri letrar e…
Edhe pse u premtua që para një muaji se deponitë e egra në qytetin e Tetovës do të pastroheshin shumë shpejtë, megjithatë një hap të tillë Komuna e Tetovës nuk e ka ndërmarrë ende. Madje edhe deponitë që u pastruan në hyrje të qytetit janë mbushur sërish. “Nga komuna e Tetovës muaj më parë deklaruan se deponi të këtilla të egra, janë detektuar dhjetë në qytetin e Tetovës, dhe se së shpejti të njëjtat do të pastrohen, megjithatë edhe pas një muaji, deopnitë vazhdojnë të qëndrojnë në mes të qytetit dhe assesi të pastrohen”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar i Alsat.…
Automjetet muajin e fundit vizitojnë më shpesh pikat e karburanteve. Madje disa prej shoferëve thonë se i kanë bërë shokë punonjësit. Kjo që duhet të mbushin më shpesh rezervuarët e makinave, nuk do të thotë se bëjnë më shumë kilometra. Ankesa të tilla nga qytetarët ka pafund, të cilët dyshojnë në cilësinë e naftës, benzinës dhe gazit. Ata thonë se makinat me 50 litra derivate nëse kanë bërë 800 km, tani bëjnë 600 km. “Më herët kam qenë në Evropë, tani nuk e di si është por mendoj se ata më tepër reagojnë kurse ne jemi mësuar të mbyllim gojën…
Edhe nëse bullgarët e Maqedonisë hyjnë në Kushtetutën e vendit, Bullgaria nuk do ta heqë veton për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e tjera, tha në Ohër, zv/presidentja bullgare Iliana Iotova. Ajo pretendon se autoritetet në Shkup nuk kanë zbatuar asgjë nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë që është nënshkruar në kohën e ish-kryeministrave Zaev dhe Borisov. “Duhet ndryshimi i metodologjisë për përgatitjen e teksteve. Kërkojmë hapjen e arkivave për krimet e kryera dhe përndjekjen e personave vetëm se kanë treguar vetëdije bullgare. Në vend të tretë është përdhosja e monumenteve”, deklaroi…
Bankat janë duke përllogaritur se sa do të rriten kamatat e kredive pas vendimit të Bankës Popullore për rritjen e normës së interesit në 0.25 për qind. Në varësi të politikës së vetë bankës, vendimet do të merren individualisht, thonë nga Asociacioni i Bankave. Normat e interesit mund të rriten për kreditë konsumatore, kartat kreditore, tejkalimi i lejuar dhe shërbimet e tjera bankare. “Anëtarët tanë janë ende duke shqyrtuar opsionet për rregullimin e normave të interesit. Rrjedhimisht, rregullimet e normave të interesit mund të pritet të bëhen në përputhje me politikat e tyre të biznesit”, njoftojnë nga Asociacioni i Bankave.…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.649 testime për coronavirus, janë regjistruar 89 raste të reja. Prej rasteve të reja 46 janë në Shkup, Manastir 14, Prilep 11, Tetovë, Strumicë dhe Negotinë nga 3, Ohër 2 dhe nga 1 në Kërçovë, Kumanovë, Gjevgjeli dhe Shtip. Po ashtu janë regjistruar edhe 55 pacientë të shëruar dhe nuk është regjistruar asnjë vdekje. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 308605 raste me coronavirus, ndërsa prej tyre 289.306 janë shëruar dhe 9.261 kanë humbur jetën.

