Author: Hamdi Kumanova

Në SPB Shkup mbrëmë rreth orës 20.40 është raportuar se në një shtëpi në rrugën “Brigada e Tretë Maqedonase” në Shkup ka rënë zjarr. Zjarri është shuar, ndërsa në shtëpi është gjetur i ndjeri S.Ç.(75) nga Shkupi. Vdekjen e ka konstatuar mjeku, ndërsa kontrolli është kryer nga zyrtarë policorë nga SPB Shkup dhe me urdhër të Prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Rasti është duke u zbardhur.

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ai i Bujqësisë, Lupço Nikollovski sot kumtuan se furnizimi me lulediell është stabil dhe se shteti në vazhdimësi importon vaj të papërpunuar, të nevojshëm për kapacitete vendore, por ka edhe vaj për konsum. Siç theksuan Bekteshi dhe Nikollovski, masat qeveritare japin rezultate. “Ka filluar importi i vajit të rafinuar nga fqinjët, por importohet edhe nga shtete tjera duke pasur parasysh se e kemi pezulluar shkallën doganore prej 29 përqindëve”, theksoi Bekteshi. Punohet, kuptohet, theksoi edhe në masa plotësuese për prodhim më të madh të lulediellit. “E përcjellim situatën në bazë ditore dhe së bashku…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot pas pyetjes së gazetarëve për hapjen e Qendrës Kulturore “Vanço Mihajlov”, tha se kjo është e papranueshme dhe provokim. “Ajo që ndodhi në Manastir, hapja e kësaj qendre është e papranueshme dhe është provokim dhe në asnjë mënyrë nuk do të kontribuojë në vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha Spasovski.

Lexo më Shumë

Sot (20.04.2022) në ora 00:30 minuta, nëpunës policorë të SPB Shkup-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë e kanë privuar nga liria A.SH. (23) nga f. Idrizovë-Shkup. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe terezi dixhitale me mbetje të marihuanës. Ai është arrestuar në Stacionin Policor Gazi Babë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Lexo më Shumë

Nuk bëhet fjalë për presion apo shantazh, por për respektim të Ligjit për marrëdhënie të punës dhe marrëveshjes kolektive, thotë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, që punëtorëve në kopshte në grevë do t’u paguhen vetëm kontributet pas bazës minimale, transmeton Portalb.mk. “Marrëveshja kolektive përcakton qartë se çfarë në rast greve dhe çfarë detyrohet punëdhënësi. E njëjta gjë përcaktohet edhe në Ligjin për marrëdhëniet pune ku thotë se në kushtet e grevës punëdhënësi është i obliguar që të gjithë ata punëtorë që janë në grevë t’u paguajë kontribute në bazën më të ulët për pagesën e kontributeve. Neni…

Lexo më Shumë

Një granatë e vjetër është gjetur gjatë kryerjes së punimeve të caktuara në rrethrrotullimin e ri në Dibër, që po ndërtohet në afërsi të spitalit të përgjithshëm. Mjeti shpërthyes u gjet gjatë gërmimit për të zëvendësuar një tub uji në rrethrrotullimin që është në ndërtim e sipër. “Granata, e cila ndoshta ka mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, për fat të mirë nuk shpërthen. Menjëherë janë njoftuar organet kompetente dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”, njoftojnë nga Ndërmarrja Publike Komunale “Standard”. Ndryshe, në rrethrrotullimin, i cili është i treti në qytet, gjërat po ecin normalisht, ndërsa dje është ndërruar tubacioni…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të bëjë ribalancim të buxhetit për të siguruar para për rritje 10% të pagave në arsim. Nga Qeveria thonë se është formuar një grup pune nga ministrat kompetentë për të nisur procesin për negociata për marrëveshje kolektive me sindikatat përfaqësuese dhe për metodologji për rritje të vazhdueshme të pagave në sektorin publik. Qeveria e ka ftuar SASHK-un që të pranojnë ofertën prej 10 për qind rritje të pagave, por sindikata ende është duke e shqyrtuar këtë. Sindikata në seancën e sotme do të shqyrtojë konkluzionet dhe do të deklarohet, por ndërkohë greva…

Lexo më Shumë

Shkarkohet drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë së Veriut Jani Makraduli, përcjell Tv21. Vlen të theksohet se disa ditë më parë edhe të punësuarit në këtë sektor protestuan duke kërkuar paga më të larta, mirëpo që ditën e parë arritën marrëveshje me drejtorin Makradulin.

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre punonjësve të policisë për shkak dhunës së ushtruar ndaj një qytetari në Strumicë, transmeton Portalb.mk. “Deri te Prokuroria Themelore Publike është dorëzuar kallëzim penal ndaj punonjësit policor E.S., R.Sh. dhe M.R., të gjithë nga SPB Strumicë, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “maltretim gjatë kryerjes së punës”, e dënueshme në bazë të nenit 143, paragrafi 1 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë. Paralajmërohet masë disiplinore ndaj punonjësve policorë që me 6 mars të këtij viti, ata kanë kryer dhunë fizike ndaj qytetarit K.H

Lexo më Shumë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) Jakim Nedellkov konfirmoi se sot ka biseduar në telefon me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqirin, por nuk ka pasur marrëveshje konkrete që do t’i jepte fund ndërprerjes së grevës në shkolla dhe kopshte dhe përqindje të re të rritjes së pagave nga tashmë 10 për qind e ofruara. “Fatkeqësisht jo. Biseda ishte në drejtim të tërheqjes ndaj të vështirës “jo” dhe në drejtim të gjetjes së një përqindjeje tjetër që të mundemi ne në anëtarësi të kërkojmë që greva të pezullohet apo të ndërpritet. Ministri thotë: Kaq…

Lexo më Shumë

KH: DREJTËSINË DO TA KËRKOJMË NË STRAZBURG Prokuroria ka vendosur që të mos I ndjek ish-Drejtorët e Fondit për Shëndetësi për rastin e vdekjes së vogëlushes Tamara Dimovska nga Velesi në vitin 2015. Është tërhequr akuza kundër Drejtorëve të asaj kohe Maja Parnarxhieva Zmejkova dhe Xhemali Mehazi, si dhe kundër Kryetares së atëhershme të Këshillit Administrativ të Fondit, Elena Trpkovska. Për nëntë mjekët tjerë që kanë qenë pjesë e komisionve të fondit që kanë vendosur për mjekimin jashtë vendit, në seancën e sotme gjatë fjalëve përfundimtare, Prokurori kompetent public ka bërë rikualifikimin juridic të veprës penale dhe në vend të…

Lexo më Shumë

Pas deklaratës së Arbër Ademit ka reaguar opozitarja Aleanca për Shqiptarët. Deputetja Ilire Dauti e quan ministër të dështuar të arsimit Arbër Ademin, ndërsa BDI-në regjim hibrid. Dauti foli për problemet në arsim, që sipas saj nuk i zgjodhi deputeti Ademi kur ishte ministër, ndërsa premtoi se si parti do të angazhohen për të zgjidhur problemin me dy gjuhësinë në Qendrën Informative Kulturore. Me këtë rast akuzoi BDI-në për të cilët thotë se udhëheqin me Inspektoratin e gjuhës e nuk veprojnë gjatë shkeljeve. “Sot paska fol ish ministri i dështuar për arsim i cili la mësimdhënësit në gjendje të mjerueshme,…

Lexo më Shumë