KH: DREJTËSINË DO TA KËRKOJMË NË STRAZBURG
Prokuroria ka vendosur që të mos I ndjek ish-Drejtorët e Fondit për Shëndetësi për rastin e vdekjes së vogëlushes Tamara Dimovska nga Velesi në vitin 2015.
Është tërhequr akuza kundër Drejtorëve të asaj kohe Maja Parnarxhieva Zmejkova dhe Xhemali Mehazi, si dhe kundër Kryetares së atëhershme të Këshillit Administrativ të Fondit, Elena Trpkovska.
Për nëntë mjekët tjerë që kanë qenë pjesë e komisionve të fondit që kanë vendosur për mjekimin jashtë vendit, në seancën e sotme gjatë fjalëve përfundimtare, Prokurori kompetent public ka bërë rikualifikimin juridic të veprës penale dhe në vend të punës jo të autorizuar në shërbim, sic ishin akuzuar paraprakisht, ka kërkuar që të ndiqen sipas Nenit 86-b të Ligjit për Sigurim Shëndetësor, vepër për të cilën janë plotësuar kushtet ligjore për vjetërsim absolut të lëndës – kanë njoftuar nga Gjykata.
Ka reaguar Komiteti I Helsinkit për Drejtat e Njeriut. Nga atje thonë se për këtë rast do të aplikojnë në Gjykatën Evropiane për të drejta të njeriut në Strazburg.
KOMITETI I HELSINKIT
“Duke marrë parasysh se Prokuroiria ka vendosur që ta rikualifikojë veprën madje në fazën përfundmitare të gjykimit, e jo parapraikisht, është legjitim dyshimi se ka ekzistuar qëllimi që vepra të vetërohet dhe askush nga të akuzuarit të mos përgjigjet për vdekjen e vogëlushes Tamara. Komiteti vlerëson se një vendim i këtillë i Prokurorisë është skajshmërisht një disfatë dhe do të thotë rritje shtesë e mosbesimit në systemin e drejtësisë, që nuk prodhon drejtësi për viktimat”
Ky rast shkaktoi vëmendje të madhe të opinionit pasi vogëlushja 8-vjecare Tamara Dimovska ndërroi jetë në vitin 2015 derisa zhvillohej procedura që t`I lejohet operimi jashtë vendit për shkak të lëngonte nga sëmundja skolioza.
Kallëzimin penal për vdekjen e saj e dorëzoi Komiteti I Helsinkit bashkë me të ëmën e viktimës, kurse në të përfshihej edhe Ministri I atëhershëm I Shëndetësisë, Nikola Todorov.
/KlanMacedonia/



