Mosgjetja e një zgjidhje të pranueshme mes Sindikatës së Arsimit dhe Qeverisë, ka bërë që mësimdhënësit ta vazhdojnë ditën e tetë të grevës në arsim. Kërcënime mes deklaratash nga të dyja palët, megjithatë asnjëra palë nuk po lëshon pe. Nga Qeveria thonë se është formuar një grup pune nga ministrat kompetentë për të nisur procesin për negociata për marrëveshje kolektive me sindikatat përfaqësuese dhe për metodologji për rritje të vazhdueshme të pagave në sektorin publik. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, pret që të pranohet ky konkluzion i Qeverisë. Shaqiri vlerëson se nëse arsyeja e refuzimit të rritjes prej…
Author: Hamdi Kumanova
“Përfshirja e vaksinimit me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 46 përqind. Më herët ishte 43 përqind dhe kjo është e rëndësishme. Kemi vaksina të mjaftueshme për çdo qytetar që është i interesuar të vaksinohet”. Këtë e theksoi sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, në lidhje me procesin e vaksinimit në RMV. Ai shtoi se interesimi për vaksinim ka rënë, megjithatë theksoi se paralelisht me këtë, ka rënë edhe numri i rasteve të reja. “Kjo nuk do të thotë se do të jetë kështu në të ardhmen. Duhet të jemi të përgatitur si institucione për të përballuar çdo sfidë nga…
Pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut do t’u paguhen të gjitha shtesat në rrogë për punën e kryer, ky është konkluzioni i marrëveshjes mes Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut dhe Sindikatës, njofton Portalb.mk. “Marrëveshja mes Sindikatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes për pagesën e shtesave për punë jashtë orarit është finalizuar. Pagesa për punë jashtë orarit për muajin mars, do të fillojë me pagën prillit, e cila lëshohet në fillim të majit”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes për Portalb.mk. Nga Ministria shtojnë se në marrëveshje janë të përfshira të gjitha shtesat për punën e kryer. “Ministrja Sllavjanka Petrovska…
Drejtoresha e spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva, iu është përgjigjur pyetjes së gazetarëve sa i përket mjekjes e cila ishte akuzuar për ryshfet në “Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë”- departamenti i syve. Zaharieva theksoi se mjeka që akuzohet për ryshfet, punon vetëm me ekzaminime ambulatore, por jo edhe veprimtarinë për të cilën akuzohet se ka kryer vepër penale.
Nga Fabrika “Five Letters” që ka licencë për kultivimin e marijuanës, janë vjedhur 108 shishe vaj kanabisi dhe gjashtë qese najlloni me lule kanabisi. Nga MPB-ja kanë thënë se ngjarja ka ndodhur në fabrikën e falimentuar për prodhimin e marijuanës në afërsi të fshatit Aldancë të Krushevës, kurse në hapësirat e fabrikës është hyrë me forcë. Për vjedhjen, në rrjetet sociale është prononcuar edhe deputeti I VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, duke pohuar se vaji I vjedhur kap vlerën e 2 milionë eurove. Në Fabrikën “Five Letters”, në Dhjetor të vitit 2020 ishin vjedhur 60 kilogramë marijuanë, kurse gjatë kontrollit ishin gjetur…
Dje (19-prill) në ora 17:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në Çelopek-Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë marrë pjesë: një motoçikletë pa targa e drejtuar nga një i mitur nga ky fshat dhe një veturë “Volkswagen Turan” me targa regjistrimi të Tetovës, e cila drejtohej nga një i mitur nga Miletina e Tetovës. Në këtë aksident motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, ku është transportuar për trajtim mjekësor. Një ekip i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.
Freedom House sot vulosi Maqedoninë e Veriut si regjim hibrid, ndërsa konfirmoi të gjitha vlerësimet dhe paralajmërimet e Aleancës për Shqiptarët përgjatë qeverisjes LSDM-BDI. Gjatë 10 vjeçarit të fundit, RMV është në grupin e katër shteteve që kanë shënuar rënie nga demokraci të etabluara në regjime hibride, bashkë me Hungarinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Në ndërkohë, disa shtete tjera të rajonit, siç është Republika e Kosovës, kanë shënuar përparim duke dalë nga grupi i vendeve autoritare dhe duke konsoliduar vlerat demokratike. Falë veprimeve të Qeverisë aktuale, vendi ynë mbetet në të njëjtën pozitë si në kohën e Nikolla Gruevskit,…
Komisioni Rregullator i Energjisë (KRRE) sot do të marrë një vendim të ri për çmimet e derivateve. Parakushtet janë plotësuar, ERC do të marrë një vendim të ri për çmimin e derivateve që do të jetë në fuqi nga ora 00:01 e datës 21.04.2022 në ora 00:01, tha zëdhënësja e ERC-së, Marina Uzunov. Me ndryshimet e fundit të Rregullores për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, ERC çdo ditë mund të marrë vendime për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës nëse llogaritja për çmimin e çdo derivati të naftës rritet ose ulet për dy denarë.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot deklaroi se nuk ka asnjë problem me Ligjin për shtetësinë dhe apeloi që të mos krijohet polemikë se kemi problem me këtë zgjidhje ligjore. “Deri më tani kanë aplikuar rreth 560 qytetarë në Maqedoninë e Veriut që nuk kanë shtetësi, të gjithë të tjerë janë qytetarë që nuk jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe kanë aplikuar për shtetësinë tonë. Kjo procedurë mund të jetë e ngadaltë por kjo procedurë nuk është përmes Ministrisë së Brendshme”. “MPB mbledh të dhëna, pëlqime, mendime nga disa institucione në varësi të bazës mbi të cilën është…
Dje (19-prill) rreth orës 15:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Vëllezërit Gjinovski”, në Gostivar, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pasurore dhe juridike ka ndodhur një përleshje fizike në mes të 47-vjeçarit A.M. nga Kalishti i Gostivarit dhe 43-vjeçarit B.A. nga Gostivari. Rasti është zbardhur plotësisht dhe personave të përfshirë do t’u dërgohen parashtresa përkatëse.Ts
Dje në ora 10 e 50 minuta, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, në Çegran të Gostivarit, kanë arrestuar 30-vjeçarin Sh.F. nga ky fshat, i dënuar me burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”, e dënueshme nga neni 236 i Kodit Penal informon Tetovasot. Pas arrestimit, të realizuar me urdhër të gjykatës, Sh.F. është mbajtur në “Burgun e Tetovës” në Tetovë për vuajtje të dënimit.Ts
Iniciativa e Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, të parashtruar te Gjykata kushtetuese për dispozitën ligjore për të dielën ditë jopune në seancën e sotme është tërhequr për arsye teknike dhe e njëjta do të vendoset në rend dite në ndonjërën prej seancave të radhës. Gjykatësja raportuese Vangelina Markudova, nuk dha justifikim të zgjeruar për pjesën teknike e cila duhet të përpunohet. Kryetarja e Gjykatës kushtetuese të RMV-së, Dobrilla Kacarska apeloi tek këshilli i cili punon në këtë lëndë të bëjë korrigjime në referatin në afatin më të shkurtër të mundshëm duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për lëndë…

