Author: Hamdi Kumanova

Arsimi sot duhet të përgatisë fëmijët dhe të rinjtë për të ardhmen baza e së cilës do të jetë teknologjia dixhitale. Për Ministrinë e arsimit dhe shkencës, pandemia ishte shtysa për përshpejtimin e dixhitalizimit. Me prezantimine platformës nacionale për mësim në distancë, e cila duke u mbindërtuar në vazhdimësi mundësoi kapërcimin me sukses të pamundësisë së mësimit me prezencë fizike, theksoi ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri në tryezën e rrumbullakët “Dixhitalizimi i arsimit të lartë – sfidat dhe mundësitë për sistemin arsimor në Maqedoni“ e organizuar nga Forumi Arsimor Rinor në kuadër të projektit “Aksioni studentor për shërbime…

Lexo më Shumë

Deputetja nga rradhat e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti përmes një postimi në rrjetin social facebook ka akuzuar qeverinë se ajo nuk i ka përmbushur premtimet e veta, e lëre më kërkesat e punëtorëve. Gjithashtu ajo potencon faktin se kemi një rritje në përmasa shumë të mëdha të shpenzimeve që duhet t’i përballojë punonjësi, ndërsa rritje të pagës nuk ka ende. Sipas saj në buxhetin e vitit 2022 mes tjerash u tha se mbi 500 milionë euro janë rezervuar për pagat e punonjësve të administratës shtetërore. Pra, në buxhetin e vitit 2022 krahasuar me atë të vitit 2021 janë planifikuar…

Lexo më Shumë

“Kompetenca e BE-së është paraparë me marrëveshje për themelimin e saj dhe atje nuk ka asgjë për kontestet historike. Në procesin e anëtarësimit duhet të vlerësohen vetëm çështjet në kompetencë të BE-së”. Këtë e tha sot presidenti e Letonisë Egills Levits, pas takimit me presidentin e RMV-së Stevo Pendarovski. Levits, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Shkup, e ka përkrahur vendin për të hapur negociatat me BE-në. “Kompetenca e BE-së parashikohet nga marrëveshja për themelimin e BE-së dhe aty nuk do të gjeni asgjë për mosmarrëveshjet historike. Nëse shikoni procesin e anëtarësimit, atëherë duhet të vlerësohen vetëm çështjet që…

Lexo më Shumë

Mundësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe kriza energjetike ishin një ndër temat e diskutuara në takimin e mbajtur në kuadër të Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore mes ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan shtetëror për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike – përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar. Eskobar, siç kumtoi Ministria e Financave e ka konfirmuar përkrahjen e madhe politike të SHBA-së për vendin tonë, si dhe axhendën e fuqishme për vendet e Ballkanit Perëndimor,. “Angazhimet e SHBA-së janë evidente…

Lexo më Shumë

Paga mesatare neto mujore e paguar për një punëtor në shkurt të këtij viti është 29.839 denarë që është rritje për 6,8 për qind në raport me muajin e kaluar vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, rritja i referohet pagës më të lartë të paguar mesatare neto për një punëtor në sektorët: Veprimtari të tjera shërbyese për 13,2 për qind, Objekte akomodimi dhe veprimtari servisore me ushqim për 13,1 dhe Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike për 11,6 për qind. Zvogëlimi i neto pagës mesatare të paguar për një të punësuar, lidhur me muajin e kaluar,…

Lexo më Shumë

Gjuha maqedonase është e përcaktuar, ne jemi popull me identitet të veçantë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur presidentit bullgar Rumen Radev për pretendimet e tij se Maqedonia po falsifikon historinë. “Në lidhje me atë se çka ndodhi të shtunën, ajo ngjarje nuk përfaqëson asgjë përpos një provokim, sepse zgjon shpirtat e së kaluarës sepse bëhet fjalë për një person që ka qenë bashkëpunëtor i Hitlerit të Gjermanisë, Endehana Paveliq dhe prandaj nuk mund të kontribuojë fare si një person që është një urë për të ardhmen e miqësisë mes dy kombeve dhe një urë në rrugën evropiane…

Lexo më Shumë

Pas aktualizimit të rastit me mosrespektimin e përdorimit të gjuhës shqipe nga ana e Qendrës Informative Kulturore (QIK) që shkaktoi reagime të shumta të qytetarëve, Inspektorati për përdorimin e gjuhëve ka realizuar inspektim të jashtëzakonshëm në hapësirat e këtij institucioni për të konstatuar gjendjen faktike të (mos)respektimit të dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Konform përgjegjësive të përcaktuara ligjore, inspektorët e angazhuar nga ana e Inspektoratit pas kontrollit të realizuar i kanë shqiptuar udhëheqësisë së re të QIK-ut disa vërejtje dhe sygjerime operative me shkrim sa i përket respektimit të obligimeve ligjore që burojnë nga Ligji për përdorimin e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se javën e ardhshme do të bëhen të ditura hapat që eventualisht do të ndërmerren lidhur me regjistrimin e shoqatës së qytetarëve “Vanço Mihajllov” në vend dhe për hapjen e qendrës kulturore nën këtë emër. Kovaçevski tha se do të shqyrtohen të gjitha aspektet e kësaj çështje, pas çka do të merret vendim për hapat e mëtutjeshëm. Sipas tij, ngjarja e hapjes së kësaj qendre të shtunën nuk paraqet, siç theksoi, asgjë më tepër se një provokim, sepse i zgjon shpirtrat e së kaluarës, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për personalitet që ka qenë bashkëpunëtor…

Lexo më Shumë

Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm dhe me periudha me diell, ndërsa në orët e mëngjesit do të ketë reshje të shiut. Pasdite do të jetë mot i paqëndrueshëm, kryesisht me shi dhe bubullima në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e përforcuar juglindore (me shpejtësi edhe mbi 70 kilometra në ora). Temperatura e mëngjesit do të lëvizin prej 3 gradë deri në 8 gradë Celsius, ndërsa temperaturat ditore prej 14 gradë deri në 21 gradë Celsius. Në Shkup temperaturat e mëngjesit do të arrijnë deri në 6 gradë, ndërsa ato ditore deri në 21 gradë Celsius.…

Lexo më Shumë

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup do të kenë rritje të pagave prej 2000 denarë. Kështu deklaroir drejtori i kompanisë Zuhdi Enuz sot në një konferencë për media. Në konferencën e sotme për media, drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Zuhdi Enuz, ka njoftuar opinionin për vendimin me të cilin punëtorëve të Ndërmarrjes pas 16 vitesh do t`u rriten pagat. “Vendimin do të fillojmë ta zbatojmë menjëherë, me pagën e ardhshme të muajit prill dhe jam shumë i kënaqur që kjo rritje historike do të realizohet në mandatin tim të menaxhimit të Kompanisë, sepse mendoj se punëtorët e NP Higjiena Komunale-Shkup…

Lexo më Shumë

Nëpunësit policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria Sh.S. (29) nga Shkupi sepse gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur drogë dhe është marrë materie pluhur ngjyrë kafe dhe peshore digjitale. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ai është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 215 nga Kodi penal.

Lexo më Shumë

Në një ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, presidenti Stevo Pendarovski sot priti Presidentin e Republikës së Letonisë Egils Levic, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Të dy presidentët zhvilluan takim tete-a-tete, pasuar nga një takim plenar i dy delegacioneve. Bisedimet fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, politikën e zgjerimit të BE-së, sfidat e sigurisë në fqinjësinë e gjerë në kontekstin e pushtimit ushtarak rus të Ukrainës dhe çështje të tjera aktuale gjeopolitike. Presidenti Pendarovski falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Letonisë për realizimin e prioriteteve të politikës së jashtme të vendit, duke…

Lexo më Shumë