Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është mbajtur mbledhja e parë e grupit të punës për krijimin e marrëveshjes së parë të përgjithshme kolektive, si rezultat i konkluzionit nga seanca e fundit qeveritare, sipas të cilit përbëtë iniciativë u ngarkuan zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuan për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave Fatmir Besimi, i cili në mbledhje u prezantua nga zëvendësministri Filip Nikolloski, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska, ministi për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. Në mbledhjen…
Author: Hamdi Kumanova
“Unë planifikoj që në zgjedhjet e ardhshme të fitoj si parti politike udhëheqëse dhe VMRO-DPMNE përsëri të kthehet në pushtet e jo të iki nga vendi”, kishte deklaruar ish kryeministri Nikolla Gruevski. Kështu i kishte planet ish-kryeministri Nikolla Gruevski në vitin 2017, por po të ishte tani në vend, duhej të ishte prapa grilave. Azilanti politik i Hungarisë deri tani është i dënuar gjithsej për 3 lëndë, ndërsa për rastin “Tanku” që ka të bëjë me blerjen në mënyrë të fshehtë të “Mercedesit” të blinduar me vlerë 600 mijë euro ka edhe vendim të plotfuqishëm, me çka Gruevski është i…
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë nëpërmjet një njoftimi ka shprehur habinë e tyre lidhur me qëndrimet e autoriteteve në Maqedoni për klubin e sapo hapur në Manastir në emër të “Vanço Mihajllov” “Jemi të habitur nga qëndrimi i ashpër i përfaqësuesve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe fushatës antibullgare që po zbatohet në media në vendin fqinj ditëve të fundit lidhur me hapjen e klubit pranë Shoqatës Kulturore Qendrore “Ivan Mihajllov” në Manastir”, thuhet në reagimin e mbrëmshëm. Prej atje shtojnë se “Maqedonia përsëri po shpërndanë urrejtje kundër Bullgarisë, e nxitur nga partitë politike, por edhe nga…
Gjatë ditës së djeshme i gjithë opinioni ishte dëshmitar i një skandali të dy zyrtarëve të BDI-së të cilët edhe pse që të dy janë të deklaruar si shqiptarë, komunikimin e zhvilluan vetëm në gjuhën maqedonase, duke mos respektuar të paktën dygjuhësinë. I ashtuquajturi Avokati i Popullit, Naser Ziberi, në një shkresë dërguar Ministrit për Arsim, Jeton Shaqiri, kishte tentuar edhe një herë të bëjë presion mbi arsimtarët që ta ndërpresin grevën. Edhe pse që të dy funksionarët janë të deklaruar si shqiptarë, shkresa ishte dërguar vetëm në gjuhën maqedonase. Këtë shkresë, si të tillë dhe vetëm në një gjuhë,…
Dje mbrëma në ora 23.55, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personin B.S. (25) nga Negotina e Pollogut, duke vepruar sipas raportimit paraprak, sipas të cilit në ora 20.10 para një restoranti në Dobërdoll të Gostivarit ai nga vetura e tij ” BMW”, me targa të Gostivarit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Kështu që B.S. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, i cili do të pasohet me parashtresën përkatëse.
Vazhdon ulja e rasteve të reja dhe vdekurve nga COVID-19 në Maqedoni. Sipas rasteve të reja të paraqitura nga Instituti për shëndet publik nga 2359 teste të bëra janë të regjistruara 86 raste të reja, 105 pacientë janë regjistruar si të shëruar dhe një person është shënuar si i vdekur. Në vend janë 782 raste aktive, ndërsa numri më i madh i tyre është në Shkup (422). 308,964 persona të prekur nga COVID-19 nga fillimi i pandemisë në vend, 298,916 prej tyre janë shëruar kurse 9266 kanë vdekur. /Telegrafi/
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe SASHK nuk kanë ndonjë marrëveshje për kushtet e të punësuarve në arsim dhe për këtë po vazhdon greva e arsimtarëve dhe profesorëve në shkollat fillore dhe të mesme, njofton Telegrafi Maqedoni. 10% i ofruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndaj SASHK nuk u pranua në fund të javës së kaluar pasi të njejtët thanë se oferta ka qenë në formë gojore dhe nuk kishte garanca të shkruara nga Qeveria. “Vendimi për të vazhduar grevën për kushte më të mira personale dhe për të patur humbje kolektive për fëmijët dhe nxënësit, para se të…
Nëpërmjet një komunnikate me shkrim nga LSDM thonë se verdiktet për “Parcelat në Vodno” janë konfirmim i ri, se VMRO-DPMNE është parti kriminale. Aktgjykimet për rastin “Parcelat në Vodno” janë një tjetër konfirmim i fortë i asaj që e dinë shumë mirë qytetarët, opinioni maqedonas: VMRO-DPMNE është parti kriminale. Ndër të tjera ata shtojnë se shefi i Mickoskit është dënuar me 7 vite burg. Shpërlarja e parave, pasurimi i paligjshëm, fshehja e pasurisë, madje edhe keqpërdorimi i parave nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së janë veprat penale që kryeshefi Mickoski i ka kryer në këtë rast gjyqësor. Këto krime për të cilat…
Ajo tha se Shqipëria ka bërë hapa ndërsa sugjeroi që Shqipëria të mos ndahet nga Maqedonia e Veriut, pasi sipas saj, para disa viteve ishte pikërisht vendi ynë që pengoi hapjen e tyre të negociatave. “Unë e di që qytetarët janë të lodhur nga retorika e integrimit. E di që qeveria ka festuar 8 herë hapjen e negociatave, por besoj se mbajtja e parë e konferencës së parë ndërqeveritare do të jetë mënyra e duhur se si të procedojmë. Ça është në dorën tonë e kemi bërë. Përgjegjës për dështimin është Edi Rama. Fatkeqësisht qeveria shqiptare është e pa angazhuar,…
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e 22 prillit, ditëlindjes së planetit tonë e cila është edhe shtëpia jonë e vetme, përmes një komunikate u dërgon mesazh dhe i fton të gjithë: institucionet, komunitetin e biznesit, organizatat dhe lëvizjet e shoqërisë civile, çdo individ – Të gjithë bashkë tani!, të investojmë në planetin tonë, sepse e ardhmja e gjelbër është është e ardhme prosperuese. “Ky është momenti për të ndryshuar klimën e biznesit, klimën politike dhe mënyrat në të cilat ne marrim veprime dhe përgjegjësi për klimën. Tani është koha për guxim të palëkundur për të ruajtur…
VMRO-DPMNE-ja ka reaguar në lidhje me, siç thonë ata, paaftësinë e ministrit të financave në Maqedoni, Fatmir Besimi dhe kriminalitetit të qeverisë, në lidhje me huanë e re të Maqedonisë për nevoja buxhetore. “Për 5 vite VMRO-DOMNE paralajmëron për politika të këqija ekonomike, të ndjekura me krim, korrupsion dhe ndreqje të tenderave. Ne paralajmëro ata vazhdo me tempo të njejtë dhe me rezultate të errëta. Shteti ka 7 miliard euro borxhe dhe tashmë nuk bëjmë borxhe për projekte të reja por për mbijetesë” thonë nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti thonë se zgjedhjet e parakohshme janë shërim dhe se rritja ekonomike…
Forumi Rinor i Alternativës në Kumanovë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, 23 prill, shpall aksion për ndërtimin e një biblioteke në shkollën e fshatit Sopot. Me këtë rast i drejtohet të gjithë qytetarëve , afaristëve e dashamirëve të librit që të dhurojnë libra në shtandin i cili do të jetë i hapur të shtunën dhe të dielën prej ora 15 deri në ora 18 te Shadërvani afër Bash Pelivanit në Kumanovë.

