Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme policia ka kapur tre persona derisa po bënin shit-blerje të drogës në rajonin e Velesit. Dy persona janë nga Koçani kurse personi i tretë është nga Velesi. “Gjegjësisht, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra në afërsi të vendit të quajtur rasadnik në Veles, rreth orës 06:30, zyrtarët policorë kanë konstatuar E.M. (35) dhe S.V. (39) nga Koçani, të cilët ishin të parkuar në veturën e pasagjerëve “Mercedes”, me targa të Koçanit, deri sa po blinin drogë nga D.V. nga Velesi. Pasi i ka vënë re punonjësit e policisë, E.M.…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Pushtetit Lokal informon se Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë iniciativën dhe ka konfirmuar se deklarata solemne në seancat konstitutive, anëtarët e këshillave të komunave i japin dhe i nënshkruajnë me emrin kushtetues të shtetit. “Me hedhjen poshtë të nismës, Gjykata Kushtetuese e konfirmoi mendimi e Ministrisë së Pushtetit Lokal të dërguar deri te komunat se deklaratat solemne të seancës konstitutive, anëtarët e këshillave të komunave i japin dhe i nënshkruajnë me emrin kushtetues të shtetit. Me këtë edhe formalisht konfirmohet se refuzimi i disa anëtarëve të këshillave komunale deklaratat solemne t’i japin dhe t’i nënshkruajnë me emrin…
Mbrëmjen e djeshme ka eskaluar zënka mes dy kolegëve në Shkup, përcjell TV21. Në polici është raportuar se 28-vjeçari nga Shkupi është sulmuar me një mjet të mprehtë në vendin e punës, nga kolegu i tij. “Me datë 21.04.2022 në ora 22.30 në Stacionin Policor Karposh S.B.(28) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 18:30, derisa ishte në punë në një kompani në zonën e Karposhit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga kolegu i tij A.Sh.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga Ministria e Punëve të Brendshem njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar 22-vjeçari D.D. nga Shkupi, përcjell TV21. Ndaj tij kishte fletarrestim, pasi dyshohet se i njëjti ka kryer “vjedhje të rëndë” në Liqenin e Kozjakut. “Më datë 22/23.05.2021, nga një barkë në Liqenin e Kozjakut ka marrë motorin, pajisje të ndryshme peshkimi dhe sende të tjera, kështu duke përfituar pasuri në mënyrë të kundërligjshme. D.D. është ndaluar në stacion policor, me të është zhvilluar bisedë zyrtare dhe në koordinim me Prokurorin Publik, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për shkelje…
Ndihmës sekretarja amerikane e SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroziatike Karen Donfrid nga data 25 deri më 29 prill do të qëndrojë në Ballkanin Perëndimor me ç’rast në kuadër të turneut do ta vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut. Siç kumtoi Stejt Departamenti, Donfrid në Shkup vjen më 28 prill, ku në takimet me zyrtarët e Maqedonisë së Veriut, do të shprehë mbështetje të fuqishme për negociatat e vendit për hyrje në BE dhe do të shprehë falënderim për ndihmën ndaj Ukrainës. Pritet që ajo t’i bëjë thirrje Maqedonisë së Veriut, si anëtare më e re e NATO-s, që ta…
Afera me nëpunësit shtetëror që u paralajmërua në mënyrë bombastike nga Bujar Osmani, ende nuk ka epilog Tashmë kaloi java e tretë dhe ende nuk dihet se cilët nëpunës shtetëror nga vendi janë lajmëruar në Sofje dhe kanë sabotuar gjetjen e zgjidhjes në dialogun me Shkupin. Madje, nuk dihet nëse këto pretendime të ministrit të Jashtëm Bujar Osmani, do të vërtetohen. Edhe pse ministri i Jashtëm la përshtypjen se ka informacione të besueshme, deri më tani nuk ka asnjë rezultat nga hetimi i paralajmëruar. Prokuroria për Alsat konfirmoi se nuk po punohet në ndonjë rast të tillë. “Prokuroria deri më…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 99 raste të reja Covid-19, nga 4.284 testime të bëra. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 148 pacientë të shëruar, si dhe tri viktima, ndërkaq me diagnozën Covid-19, sipas regjistrit nga “Termini im” janë regjistruar edhe dy viktima që kanë ndërruar jetë në periudhën nga 23.03 deri më 30.03.2022. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 309.062, numri i të shëruarve është 299.064, numri i të vdekurve është 9.271 dhe numri i rasteve aktive…
Bizneset në Ohër ankohen se dyqanet e tyre do të qëndrojnë të mbyllura gjatë festave të ardhshme, kur pritet që një numër i madh turistësh ta vizitojnë qytetin, shkruan Alsat. Pronarët e lokaleve të Ohrit kërkojnë të përjashtohen nga ligji për të dielën – ditë jo pune. “Nuk jemi gjunjëzuar, por jemi të shtrirë në dysheme. Nuk mund të shlyejnë dot as rrogat, nuk mund të paguajmë qiratë prandaj kërkojmë nga institucionet shtetërore të na japin pak infuzion, të na lejojnë të punojmë të paktën për festa. Tani dita e parë e majit është një fundjavë e zgjatur, është fatkeqësi…
“Republika e Maqedonisë së Veriut parashtroi kërkesë në Fondin Monetar Ndërkombëtar për shfrytëzimin e linjës dyvjeçare për përkujdesje dhe likuiditet. Kjo linjë kreditore është në dispozicion të vendeve anëtare me baza të shëndosha ekonomike dhe shfrytëzohet për situata pasigurie si kriza aktuale ekonomike si rezultat i inflacionit dhe krizës energjetike, veçanërisht luftës në Ukrainë”. Këtë e tha ministri i Financave, Fatmir Besimi në një intervistë për Sitel nga Uashingtoni ku merr pjesë në Takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore. “FMN-ja javën e kaluar na kualifikoi si vend që mund të shfrytëzojë linjë të tillë kreditore, që është një rezultat…
“TË DORËHIQET MINISTRI SPASOVSKI” Është e saktë se do të ketë dorëheqje, por edhe përgjegjësi nga LSDM-ja dhe Qeveria, menjëherë pas zgjedhjeve. Në këtë mënyrë janë përgjigjur nga VMRO-DPMNE-ja, pasi socialdemokratët kërkuan dorëheqjen e kreut partiak Mickoskit. VMRO-DPMNE “Koha e dorëheqjeve do të vijë kur LSDM-ja do t`i humb në mënyrë katastrofike zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilët I kërkojmë të mbahen sa më shpejt. Pas dorëheqjeve të këtilla do të pasojë përgjegjësia. Përgjegjësia se si zhduket vaji i kanabisit, për cilin ka vjedhur Muhamed Zekiri, ku kanë shkuar paratë e zhvatjes” Opozita maqedonase nuk është ndalur me kaq. Kanë…
Nënpresidentja bullgare Iliana Jotova, thotë se nuk sheh asnjë arsye që Sofja të heqë bllokadën në procesin e negociatave të Maqedonisë. Jotova, në një intervistë për televizionin bullgar, tha se për të është thelbësore që të ketë rezultate nga puna e Komisionit të Përbashkët të Historisë, përkatësisht ndryshim në tekstet shkollore të Maqedonisë. “Bullgaria ka katër, pesë kushte ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat janë vendosur shumë kohë më parë, nga viti 2019, kur u bë e qartë se pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, asgjë nuk lëvizi. Pas tetëmbëdhjetë seancave të Komisionit të Përbashkët të…
Para pak ditësh ka nisur ndërtimi i një pllake përkujtimore për pesë dëshmorët e fshatit Nukushtak: Harun Aliu, Jetulla Miftari, Qemal Shaqiri, Abaz Beqiri dhe Muzafer Agushi, shkruan Open-TV. Ky projekt po realizohet nga vet banorët e fshatit. “Punimet vazhdojnë te Sheshi i Dëshmorëve të Kombit, fal jush vëllezër bashkëfshatar ëndrra jonë po bëhet realitet. Një falënderim për të gjithë ata që kontribuuan dhe po kontribuojnë cdo ditë e më shumë për ta realizuar këtë projekt të cilin shumë vite e kemi pritur. Bamirës Zoti ju shpërbleftë”, kanë shkruar në faqen e Dëshmorit të kombit, Jetulla Miftari. Pllaka përkujtimore pritetë…

