Author: Hamdi Kumanova

Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev në profilin e tij në Facebook ka postuar fotografi në të cilat shihet se ka filluar të bjerë stiropori nga fasada e Qeverisë. Ndërsa nga LSDM përmes një komunikate e akuzuan VMRO-DPMNE nga ku thonë se për 11 vite në pushtet, me paratë e qytetarëve VMRO bëri projekte të shumta kriminale katastrofike dhe absurde që dëshmojnë për sundimin e tyre kriminal. Dëshmi e tillë është edhe fasada barok-stiropor e Qeverisë, e cila u shemb sot, duke paraqitur rrezik potencial. Nga LSDM thonë se nga era tashmë ka rënë një pjesë e fasadës së MEPSO-s.…

Lexo më Shumë

Ministri i shoqërisë informative dhe administratës, Admirim Aliti, sot ka marr pjesë në aksionin e realizuar nga Forumi Rinor i Alternativës në Kumanovë për rregullimin e një biblioteke në shkollën fillore në fshatin Sopot të Kumanovës. Me këtë rast ministri Aliti, ka dhuruar disa libra për këtë aksion simbolik si dhe ka folur për vlerën që ka kjo ditë dhe libri në përgjithësi. Ai ka sugjeruar tek të rinjtë dhe të rejat që të lexojnë sa më shumë si dhe të dhurojnë libra. Nuk kanë rëndësi pozitat shoqërore për të shprehur një mendim dhe kërkesë për tema që ushqejnë shpirtin.…

Lexo më Shumë

Zjarri që shpërtheu mbrëmë në malin mbi lagjen turistike Elen Kamen, afër Strugës është lokalizuar dhe situata është plotësisht nën kontroll, tha për Alsat komandanti i zjarrfikësve të Strugës, Feti Mazari. Nuk ka më asnjë rrezik as për vikend shtëpitë as për hotelet. Kryetari i bashkësisë lokale në Elen Kamen, Emil Poloski, për Alsat tha se nuk ka më asnjë rrezik për shtëpitë. Era e jugut e ka përhapur mbrëmë zjarrin deri pranë shtëpive, e veçanërisht kritike ka qenë rreth orës 01:00 kur zjarri është afruar në njërën prej shtëpive por është lokalizuar menjëherë. Banorët me të cilët ka kontaktuar…

Lexo më Shumë

Për dy vite koordinon vaksinimin në Kumanovë dhe Likovë. Por për shkak të mungesës së vendimit për punë, Valdrin Miftari nga dita e hënë rrezikon të humb edhe angazhimin me kontratë në vepër në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë. Pas këtij dëshpërimi, Miftari nuk përjashton edhe largimin nga vendi. “Kam shpresuar gjithmonë se do të bëhet një dit por nuk ka asgjë. Edhe unë si çdo tjetër po mendoj të largohem. Rrogë kemi por na mungojnë shumë benefite si përvoja punë dhe sigurimi shëndetësorë”, theksoi Valdrin Miftari, Koordinator i vaksinimit. Aneta Trajkovska për 13 vite ka statusin e të punësuarës…

Lexo më Shumë

“HEQJA E VETOS NËSE RMV-ja HAP KUSHTETUTËN” Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, thotë se Bullgaria duhet ta zhvendos e jo ta heq veton për integrimet e Maqedonisë së Veriut. Në një intervistë për televizionin NOVA, ai thotë se kërkesat bullgare duhet të kycen në negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe Evropa të garantojë se do të realizohen. KIRIL PETKOV – KRYEMINISTËR I BULLGARISË “Ne duhet t`i hypim në trenin për Evropë, por kriteret që duhet ata t`i plotësojnë janë të qarta. I japim rrugë RMV-së drejt BE-së, por kjo rrugë është e shtruar me kërkesa dhe detyrime,…

Lexo më Shumë

Në kuadër të manifestimit të 50-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me ç’rast po organizohet edhe një panair i librit akademik, sot në hapësirat e ASHSH-së në Tiranë u përurua vepra “Dialektologjia shqiptare – Të folmet shqipe të Maqedonisë së Veriut” 1 dhe 2, të botuara nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve –Shkup. Promovimin e hapi përgjegjësi i botimeve në ITShKSh, Dr. Sevdail Demiri, i cili foli shkurtimisht mbi veprimtarinë botuese të Institutit, duke u ndalur veçanërisht në botimet e Departamentit të Gjuhës Shqipe. Të pranishmëve në këtë ngjarje iu drejtua edhe drejtori i Institutit të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës shprehu keqardhje për atë që ndodh në arsim dhe se jo vetëm kriza energjetike, por edhe rritja e pagës minimale krijon probleme të caktuara në shoqëri. “Mendoj se secili njeri meriton pagë më të larta, ndërsa pagat janë të ulëta në Maqedoni. Duhet të gjendet zgjidhje me pagat për mësimdhënësit. Unë nuk kam të drejtë të ndërhyj në pjesën e punës së organizatave sindikale. Nëse e flas si njeri, personalisht mbështes paga më të për arsye se pagat në arsim janë të ulëta”, u shpreh ai. Sipas tij ata meritojnë më shumë se 26 mijë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar edhe për një rast të vjedhjes, për të cilin ka arrestuar një 40-vjeçar me iniciale T.T. nga Kumanova. Kumanovari vjedhjen e ka kryer gjatë periudhës 12/13.04.2022 në Sopishte të Shkupit. “T.T. gjatë periudhës prej 12/13.04.2022, nga një banor 33-vjeçar i Sopishtës ka marrë mjete dhe materiali dhe i ka ngarkuar në veturën e tij me targa të Kumanovës. Policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Kumanovë kanë kryer bastisje te T.T. në Kumanovë, ku janë gjeutr dhe marrë mjetet nga vepra penale, të cilat janë marrë dhe kthyer te pronari”, qëndron mes tjerash…

Lexo më Shumë

Në përputhje me masat për uljen e shpenzimeve të jetesës për qytetarët, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë Veriore, Transport SHA-Shkup vendosi të vendosë transport falas në trafikun hekurudhor, si më poshtë: Transport falas për të rinjtë deri në 27 vjeç, çdo javë të parë dhe të tretë të muajit, në fundjavë nga e premtja në orën 12:00, deri të hënën në orën 12:00. Transport falas për të moshuarit, gratë deri në 62 vjeç dhe burrat deri në 64 vjeç çdo fundjavë të dytë të muajit (e…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e OBRM-PDUKM-së, Gordana Dimitrieska-Koçoska, akuzon se njoftimet për huamarrje të re të qeverisë do ta gjunjëzojnë Maqedoninë. Sipas saj, vetëm për dy vite Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së e kanë borxh shtetin me 1,6 miliardë euro, ndërsa me borxhin e ri më të madh të këtij viti që është planifikuar me ribalancimin e buxhetit, borxhi i ri për vetëm tre vjet do të jetë 2,3. miliardë euro dhe do të arrijë një kulm historik prej 7.9 miliardë eurosh. Sipas Dimitrieska-Kocoska, me këtë ritëm, totali i huamarrjes së Qeverisë për një periudhë 6-vjeçare e ka tejkaluar huamarrjen 10-vjeçare të qeverisë…

Lexo më Shumë

Aroma e LIBRIT është ilaçi i vërtetë i shpirtit të njeriut. Dhe sot në Ditën ndërkombëtare të Librit qëndruam në mesin e mbi 100 mijë librave që gjenden në Bibliotekën qendrore “Cvetan Dimov”, e locuar në objektin e Komunës së Çairit. Në këtë vend tejet të çmuesh që është pjesë e bibliotekës “Vëllezërit Milladinov” të Qytetit të Shkupit, takuam edhe përgjegjësen Adije Shehu Destani bashkë me bibliotekistet me të cilat diskutuam mbi rëndësinë e librit e të leximit. Por gjithashtu u informuam se lexuesit në këtë vend mund të gjejnë libra nga zhanret më të ndryshme për shkollat fillore, të…

Lexo më Shumë