“HEQJA E VETOS NËSE RMV-ja HAP KUSHTETUTËN”
Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, thotë se Bullgaria duhet ta zhvendos e jo ta heq veton për integrimet e Maqedonisë së Veriut. Në një intervistë për televizionin NOVA, ai thotë se kërkesat bullgare duhet të kycen në negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe Evropa të garantojë se do të realizohen.
KIRIL PETKOV – KRYEMINISTËR I BULLGARISË
“Ne duhet t`i hypim në trenin për Evropë, por kriteret që duhet ata t`i plotësojnë janë të qarta. I japim rrugë RMV-së drejt BE-së, por kjo rrugë është e shtruar me kërkesa dhe detyrime, qartësisht të përcaktuara në kornizën negociuese dhe në këtë mënyrë shfrytëzojmë që e gjithë Evropa ta garantojë progresin që ne si bullgarë e dëshirojmë”
Kryeministri Petkov ka deklaruar se për momentin nuk ka një marrëveshje në Bullgari për heqjen e vetos në Qershor, kur mbahet takimi I radhës I Këshillit Evropian duke paralajmëruar votimin për këtë cështje në parlamentin në Sofje.
KIRIL PETKOV – KRYEMINISTËR I BULLGARISË
“Asgjë nuk do të bëhet pa një votim në parlament dhe pa një debat të gejrë shoqëror. Gjëja më e marrë që mund të bëjmë tani është kundër interest bullgar. Të kërkojmë gjithcka që kemi dashur para heqjes së vetos. Atëherë nacionalistët do ta marrin pushtetitn atje dhe gjasat do të jenë – zero. Tani kemi qeveri normale në Shkup që është gati t`i merr obligimet me marrëveshje evropiane”
Kryeministri Petkov e quan një gap përpara, nëse të drejtat e bullgarëve me ndryshimet e Kushtetutës garantohen nga BE-ja. Me fjalë tjera ndryshimi të jetë pjesë e një pako të masave që janë vënë në Marrëveshjen me RMV-në dhe, sic tha, ajo do të jetë e detyruar ta ndryshojë kushtetutën për rrugën evropiane./KlanMacedonia/



