SHGM: PRESIM QË LIGJI SA MË TË SHPEJTË TË VOTOHET DHE TË HYJË NË FUQI Edhe përkundër alarmimit në raporteve ndërkombëtare për rastet e sulmeve fizike dhe verbale ndaj gazetarëve, aktorët politik në vend nuk kanë ndërmarrë aktivitete për përmirësimin e gjendjes. Në mungesë të ligjit që parasheh dënime më të ashpra për sulme të këtilla, ato vazhdojnë të jenë të pandëshkuara. Propozim ligji për Kodin Zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe ndryshimet sa i përket sulmeve ndaj gazetarëve ende nuk ka kaluar në Kuvend dhe as nuk është shqyrtuar nga komisioni amë. Edhe pse këtë propozim ligj Qeveria ia ka…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria ka vendosur të mbulojë disa nga vrimat në arkën e shtetit, me para nga fondet evropiane. Nga Ministria e Financave thanë për Alsat, se janë duke përgatitur dokumentacionin për kërkesë formale drejtuar Bashkimit Evropian, për ndihmë financiare dhe trajtimin e pasojave të krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë. Autoritetet besojnë se kjo do të mbrojë deri diku standardin e qytetarëve dhe likuiditetin e kompanive. Ministria përkatëse nuk bën me dije se sa para kanë kërkuar nga Evropa. “Ministria e financave është duke punuar në paraqitjen e një kërkese formale për përdorimin e mbështetjes makrofinanciare të BE-së për Maqedoninë e…
Gjatë kësaj jave qytetarët kanë mundur ta shfrytëzojnë fundjavën e vazhduar për festën e Pashkëve. Gjatë ditës së hënë nuk do të punohet, ndërsa fundjavë të vazhduar do të kemi edhe javën e ardhshme. Ditë jopune janë është 1 Maji, ose Dita e Punës, ndërsa më 2 maj është festa e Fitër Bajramit. Pas këtyre ditëve, ditë pushimi për qytetarët e Maqedonisë do të jenë 24 maji, 2 gushti, 8 shtatori, 11 tetori, 23 tetori dhe 8 dhjetori./Telegrafi/
Ish drejtori INQF “Vardar Film”-Shkup Z. Naser Curri tashmë i nominuar për drejtor të shtëpisë memoriale “Nënë Tereza” në Shkup, sot ka dorëzuar 80 libra në shtandin e hapur nga Forumi Rinor i Alternativës në Kumanovë. Në këtë mënyrë ai është bërë pjesë e aksionit duke ndihmuar në rregullimin e një biblioteke në shkollën e fshatit Sopot. Naser Curri publikisht iu është falënderuar edhe dr.Azam Dautit për përkrahjen e vazhdueshme që i bënë kulturës, por në veçanti për përkrahjen në libra edhe në këtë aksion. Përndryshe, Naser Curri njihet në opinion si një person i kulturës dhe librit, i cili…
Njësia e Inteligjencës Financiare e ka njoftuar MPB-në për rastin e ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zekiri, i cili dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe kompetencat e tij zyrtare në hetimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një intervistë për Radio Evropa e Lirë (REL). Në pyetjen se si është njoftuar MPB-ja për këtë rast, ministri u përgjigj: “Çdo tentativë apo indicie se ka ndonjë krim apo korrupsion të lartë qoftë edhe në organet shtetërore, ndiqet penalisht. Pra, të gjitha këto aktivitete, mbi të gjitha Zyra…
“Ka shumë njerëz që përpiqen të shkundin marrëdhëniet e mira mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Qeveria jonë nuk do t’i nënshtrohet provokimeve kaq të lehta, që po tentojnë të ndodhin nga të dyja palët. Ne kemi një qëllim të përbashkët – Maqedonia e Veriut të jetë një vend evropian, një fqinj i mirë. Së bashku mund të krijojmë rritje ekonomike dhe të gjitha këto thirrje dhe provokime nacionaliste duhet të injorohen vetëm për të ecur përpara”, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov. Sipas tij, garancia për të drejtat e bullgarëve në vend mund të sigurohet përmes procesit të integrimit evropian,…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, i është përgjigjur sot akuzave të shefit të grupit parlamentarët të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, i cili ditë më parë deklaroi se, ASH-ja është patericë e partive maqedonase “Levica” dhe VMRO-DPMNE, shkruan gazeta LAJM. Sela hodhi poshtë këto akuza duke thënë se, BDI-ja ka qenë patericë e çdo subjekti maqedonase në 20 vitet e kaluara. “Paterica e çdo subjekti politik në këto 20 vite nuk ka pse akuzon të tjerët për patericë. Ne po përballemi me fenomenin të ngjajmë si ata, këtë objektiv e ka BDI-ja që ne të…
Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski sot i pyetur nga gazetarët për koment nëse është e mundshme marrëveshja mes SASHK dhe qeverisë, ai tha se qeveria duhet t’i pranojë kërkesat e SASHK. “Bëj thirrje që të arrihet marrëveshja sa më shpejt dhe nga dita e martë, të gjithë nxënësit të kthehen aty ku e kanë vendin, në banga shkollore”, u shpreh Mickoski. Sipas tij, qeveria duhet t’i pranojë kërkesat e SASHK dhe jo të sindikatës së tyre të preferuar që në të kaluarën u dëshmua si besnik i politikave të Zaev dhe tani të Kovaçevskit. Kujtojmë se mësimdhënësit tashmë dy javë…
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme në ora 16:00 nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit të Punëve të Brendshme Karposh-Njësia për Çështje Kriminalistike Karposh pranë SPB Shkup është arrestuar i mituri nga Shkupi. Ai është arrestuar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në mënyrë të vrazhdë. “Në të vërtetë, të njëjtën ditë rreth orës 15:30 minuta në stacion autobusi në Karposh i mituri i denoncuar të dëmtuarës i ka marrë zinxhir ari nga qafa. Me të miturin është realizuar bsedë zyrtare nga ana e nëpunësve policorë të…
Njoftim nga drejtori i Hekurudhave, Mubekir Palloshi: Në përputhje me masat për uljen e shpenzimeve së jetesës së qytetarëve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA-Shkup ka marrë vendim që të vendoset transport falas në trafikun hekurudhor si në vijim: -Transport falas për të rinjtë deri në moshën 27 vjeç, çdo javë të parë dhe të tretë të muajit, në fundjavë nga e premtja prej ora 12:00 deri të hënën deri në orën 12:00. -Transport falas për të moshuarit, femrat deri në 62…
Politikat e mira ekonomike dhe stabiliteti ekonomik e kualifikojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut për përdorimin e instrumentit përkujdesje dhe likuiditetit të FMN-së, i cili u jepet ekskluzivisht vendeve me fundamente të shëndosha ekonomike. Kështu u tha në takimin e njeriut të parë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, drejtoreshës Kristalina Georgieva, ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezoska, që u mbajt gjatë takimeve pranverore në Uashington. Ky është takimi i parë zyrtar i ministrit të Financave të vendit me drejtoreshën e FMN-së gjatë takimeve në dekadën e fundit, çka tregon mbështetjen e këtij institucioni ndërkombëtar për vendin tonë. “Këtë javë FMN-ja njoftoi se…
Në Kalanë e Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-së së Tetovës dje kanë gjetur një çantë në të cilën, ndër të tjera, kishte një raketë-hedhës dhe një granatë dore, thuhet në buletinin ditor të MPB-së. Me shumë gjasa, sipas policisë, ata kanë mbetur që nga konflikti i vitit 2001. “Dje në ora 15:20 në SPB Tetovë në Kalanë e Tetovës, në afërsi të kishës dhe nënstacionit, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur një çantë në të cilën kishte një raketëhedhëse, një granatë dore, një predhë 30 mm dhe 31 fishekë. “7.62 mm dhe 14 mm, me shumë gjasa nga konflikti…

